• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

TIA, kundër Lleshajt: Aeroporti nuk është i kinezëve, ka policë në çdo cep

by Java News
10/04/2019 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas grabitjes së 10 milion eurove në Aeroportin “Nënë Tereza”, ka ardhur reagimi i Tirana International Airport (TIA).

Aeroporti deklaron zyrtarisht se është i keqardhur për ngjarjen, por edhe për deklaratat nga Ministria e Punëve të Brendshme. Por siç shprehet TIA, prezenca e policisë është në çdo cep dhe se veprimtaria e “Rinasit” ka qenë dhe është objekt i auditimeve.

Njoftimi i plotë:

“Tirana International Airport (TIA) shpreh keqardhjen e thellë për ngjarjen e djeshme të 9 Prillit 2019, me pasojë vjedhjen e një sasie të vlerave monetare në pistën e aeroportit. TIA kishte vendosur të respektonte hetimet nga autoritetet përkatëse dhe në respekt të këtyre hetimeve, nuk u prononcua deri më tani, duke patur parasysh ndjeshmërinë e ngjarjes dhe çështjen e sigurisë së jetës të pasagjerëve, stafit dhe të gjithë punonjësve të shtetit shqiptar që operojnë në aeroport.

Por, pasi ndoqëm me shqetësim deklaratën zyrtare të Ministrisë së Brendshme, duket se etika e TIA-s ka shërbyer për herë të dytë për një keqinformim të publikut dhe fajësimin – si skenar i përsëritur – për një akuzë të rëndë që nuk qëndron në shpatullat e një koncesionari të huaj, pa mënjanuar kërkesat e Kontratës së Koncesionit që TIA përmbush çdo ditë në lidhje me sigurinë aeroportuale.

Tirana International Airport duke vlerësuar transparencën e informacionit për publikun dëshiron të informojë se ka vënë në dispozicion të organeve kompetente, të gjitha materialet dhe regjistrimet e kamerave të sigurisë që hedhin dritë mbi ngjarjen e 9 Prillit 2019. TIA ka qenë korrekte në përmbushjen e detyrave të saj në lidhje me ngjarjen sipas të gjitha rregullave dhe procedurave. Autoriteteve të hetimit u janë dorëzuar të gjitha dokumentet që provojnë, se ky njoftim është kryer në kohë kundrejt sallës operative të policisë në Rinas. TIA në bashkëpunim me Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, gjatë këtyre tre viteve nga ngjarja e ngjashme në aeroport në 2016, ka marrë masa shtesë dhe ka ngritur në një nivel më lart sistemin e kamerave dhe gardhin rrethues.

TIA është pjesë e auditimeve periodike qoftë nga Autoriteti i Aviacionit Civil, qoftë nga palët e treta. Bëjmë thirrje dhe lutemi për vëmendje të kuptojmë të gjithë, se forcat e policisë janë të pranishme në çdo cep të aeroportit si objekt i rëndësisë së veçantë, si zonë kufitare dhe policia e ka detyrë ligjore, për të ruajtur rendin dhe jetën e qytetarëve në rast incidenti të armatosur. Bashkohemi tërësisht me meritat që kanë forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në operacionin e djeshëm, zanafilla e të cilit ishte njoftimi I TIA-s.

TIA bën thirrje për trajtimin e kujdesshëm të informacioneve që jepen për publikim kur lidhen me çështje të sigurisë, sepse do përbëhej një rrezik shtesë për çdo rrethanë. TIA vlerëson me respekt hetimet, çdo qytetar, çdo punonjës policie dhe dëshiron të theksojë, se kur cënohet siguria dhe jeta e një qytetari, jemi të gjithë në të njëjtin krah. Aeroporti nuk është i kinezëve, është i gjithë shqiptarëve. Eshtë pjesë e territorit të Shqipërisë dhe mbrohet me ligj nga Policia e Shtetit si çdo metër i këtij vendi. Ndaj deklaratën zyrtare të Ministrisë së Brendshme e vlerësojmë si të pasaktë.

Rikthesojmë se në zbatim të përgjegjësive dhe detyrimeve të Kontratës së Koncesionit, dhe në bazë të Programit Kombëtar të Sigurisë të Aviacionit Civil, TIA ka zbatuar me korrektësi të plotë procedurën e njoftimit në kohë të policisë. Tirana International Airport mbetet në dispozicion të pasagjerëve dhe opinionit publik për informacione të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin zyrtar. 

/a.rada

Next Post
Bojë të zezë Ministrisë /Rama ironizon opozitën: Produkti më i mirë për nxirjen e Shqipërisë

Rama: Kompania kineze e Aeroportit dështoi, shteti nuk pranon justifikime!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Delegacioni ukrainas refuzoi udhëtimin në Moskë, kreu i shtabit Budanov tregon prapaskenat e negociatave me Rusinë

Delegacioni ukrainas refuzoi udhëtimin në Moskë, kreu i shtabit Budanov tregon prapaskenat e negociatave me Rusinë

September 5, 2026
Çudia me Mario Mitajn vazhdon, mbrojtësi i Kombëtares me Genoan nuk luan as në ndeshjen e tretë të Serie A!

Çudia me Mario Mitajn vazhdon, mbrojtësi i Kombëtares me Genoan nuk luan as në ndeshjen e tretë të Serie A!

September 5, 2026
Betis bën me ‘djersë të ftohta’ Realin e Mourinhos, triumfon me një gol në minutat e fundit! Mbappe humb penallti deçizive

Betis bën me ‘djersë të ftohta’ Realin e Mourinhos, triumfon me një gol në minutat e fundit! Mbappe humb penallti deçizive

September 5, 2026
Holanda largon 78 tonë rezerva ari nga New York-u -

Rendi i ri Botëror? Frika nga luftërat dhe kaosi ekonomik, vendet europiane zhvendosin rezervat e arit nga Amerika e Veriut!

September 5, 2026
Dubai sjell në pranga kuksianin me dy identitete, ishte i kërkuar për dy akuza dhe me masë nga Gjykata!

Dubai sjell në pranga kuksianin me dy identitete, ishte i kërkuar për dy akuza dhe me masë nga Gjykata!

September 5, 2026
“Historia e Vlorës nuk mbrohet me lajme të sajuara”- Gonxhja: Godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, s’do të kthehet në muze hebraik (VIDEO)

“Historia e Vlorës nuk mbrohet me lajme të sajuara”- Gonxhja: Godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, s’do të kthehet në muze hebraik (VIDEO)

September 5, 2026
Brukseli e konfirmon për mediat: Shqipëria merr dritën jeshile nga Bashkimi Evropian

Kryeministri Rama në Itali për “Forumin e Cernobbios”, sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

September 5, 2026
Berisha njofton mbërritjen me ‘vizë’ përtej Atlantikut, kreu i PD poston pamjet zbarkimi në SHBA, por mbetet ende ‘non grata’

Berisha njofton mbërritjen me ‘vizë’ përtej Atlantikut, kreu i PD poston pamjet zbarkimi në SHBA, por mbetet ende ‘non grata’

September 5, 2026
Terror në ajër! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku!

Terror në ajër! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku!

September 5, 2026
Çelet sezoni turistik në Pogradec, mundësi akomodimi edhe në familje

Pogradeci ka jo vetëm liqenin…

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com