• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“T’i vëmë flakën hunjve, ose të marrim hunj dhe t’u biem…”/ Deputeti i PD: Rama luan me bukën e gojës së shqiptarëve

by Java News
12/04/2023 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është shprehur se kryeministri Edi Rama luan me bukën e gojës së qytetarëve shqiptarë. Komentet Korreshi i bëri gjatë një interviste, ku tha se Rama e ka kuptuar se ky popull nuk reagon dhe sa më keq ta trajtojë, aq më të thjeshtë do e ketë ta mbajë nën kontroll.

Ai tha se vendi është braktisur dhe sipas tij, Rama ka mbajtur në Shqipëri vetëm administratën dhe një pjesë stoike të opozitës. Korreshi tha se e gjithë makineria shtetërore është në shërbim të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 14 majit.

“Rama e ka kuptuar shumë mirë si funksionojnë shqiptarët, duke luajtur me bukën e gojës, me atë rrogën, duke përzënë pjesën më të madhe të opozitës. Njerëzit kanë zgjedhur të ikin, të ikin me gomone drejt Anglisë. Sot shikon shtëpi dhe qepena të myllura. Rama ka lënë vetëm administratën dhe një pjëse stoike të opozitës. Po ta shikoni, në të gjitha daljet e tij në Parlament, sa vjen ai mbushet Parlamenti, më një shikim të tij nuk piptin as miza në Kuvend.

Përderisa shqiptarët e durojnë hurin, pse mos ta bëjë me hu ai. Ajo që ne kërkojmë realisht është që të prekim njerëzit, që njerëzit të ndiëjnë sikletin dhe hallin. Zëri i opozitës është vetëm mbrojtës ndaj abuzimeve të kësaj qeverie, sepse opozita nuk jep dot zgjidhje. Thjesht kemi të bëjmë me një pushtet fasad, që edhe kur hedh çakull, e shet sikur ka bërë punë të madhe. 3 fshatra që zhvilluam dje takime, nuk kanë ujë të pijshëm. Nuk kanë kanale vaditës.

Kur shikon pjesën tjetër që rrinë si hunj, skemi zgjidhje tjetër, ose t’i vëmë flakën hunjve, ose të marrim hunj dhe t’u biem hunjve. Dy fshatrat që ishim dje, atje nuk kishte shkuar asnjëherë as deputeti i zonës dhe as kryetarët e bashkive. Kishte 2500 familje dhe 2500 puse, sepse nuk kishte ujë. Paguajnë nga 2-3 milionë lekë për të hapur puse. Absolutisht asnjë lloj investimi në këto fshatra. Pas tre mandative në bashki, rreth 12 vite, kjo është situata. Për nga sa kam takuar, kandidatët e Lushnjës dhe Divjakës, me të dy kam qenë në takim, shikoj një platformë të tyre shumë të thjeshtë. E para është e fokusuar mbi fermerin.

Është turp që të përmendësh ujë dhe drita, sepse njerëzit janë lodhur sepse kanë 32 vite që e dëgjojnë këtë. Këtu tregjet janë të kapura. Të shkosh me çizme në fshat. Gjërat bazike, gjëra shumë elementare për t’u arrirë. Edhe këto nuk janë bërë, janë bërë selective në shumicën e rasteve. E gjithë makineria shtetërore është në funskion të fushatës. Ajo ndërmarrja komunale për pastrimin e qytetit, shikon gjitha makinat e bashkisë që shtrojnë karriget. Njësitë administrative këtu, jo vetëm nuk kanë hapsira ligjore për të dhënë shërbime.

Të gjithë SHA-të dhe stadiumet janë të ngarkuara me kontrata 3 mujorshe në prag të fushatave. Ata që nuk kanë besim, kërkojnë t’u marrin kartat e identitetit, që të paktën të mos votojnë. Ata luajnë me 35 mijë lekëshin e fukarenjve. Po luhet me punësimet, me rojet e shkretë. Është një katrahurë shumë e madhe. Këtë në vend që të hapin vende pune, shkojnë dhe të arrestojnë për një çati. Është e gjithë makineria, makinë, shofer, karrocier, roje dhe ata që janë në shërbim të pushtetit”, u shpreh Korreshi./m.j

Next Post
VIDEO/ Kiara “kërcënon” Luizin pas ngacmimeve ndaj Jorit: T’i pres ato dhe t’i jap në dorë

VIDEO/ Kiara “kërcënon” Luizin pas ngacmimeve ndaj Jorit: T’i pres ato dhe t’i jap në dorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In