• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ti nuk je në garë me askënd: Bilanci  i Privatësisë së Zbuluar

by
30/12/2022 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina  Koromani

Gara e jetës është më komplekse dhe e ngatërruar nga sa kategorizimet e thjeshtuara si “Fitues”/“Humbës”  nënkuptojnë, teksa mendojmë se jeta e secilit prej nesh përbëhet nga një sërë garash që zhvillohen njëkohësisht në terrene shumë të ndryshme dhe me lloje të ndryshme kupash dhe medaljesh në formë e përmbajtje. Dikush garon për para, dikush për famë, dikush për  prestigj por shumë prej nesh ndodhen në gara jo më më pak të rëndësishme: ringritja nga një ngjarje e hidhur jetësore, rehabilitimi nga një sëmundje, qëndrimi i qetë përballë një zhgënjimi, mbulimi i një thashethemi apo skandali për një mik të dashur, një familjar sakrifikues që jep dashuri tek fëmijët e tijpërtej lodhjes së përditshme fizike apo dikush që i buzëqeshësh jetës  me mirënjohje edhe kur përjeton vështirësi.

Sakaq, kemi dhe garat moderne të kohëve që po përjetojmë, siç janë garat për sukses të menjëhershëm, të imazhit perfeksion dhe trendet e postimeve në mediat sociale, ku Privatësia po shitet me çmime marramëndëse, suksesi i të cilave matet sipërfaqësisht prej numrit të ndjekësve. Do kalojnë dekada e pasojat e këtyre trendeve do studjohen më mirë lidhur me implikimet klinike që kanë drejtpërdejt në jetën e individit, por për momentin le të ndalemi këtë fundviti për të bërë bilancin e “zbulimit” të privatësisë së tyre.

Thuhet se privatësia e dikujt lidhet me jetën intime dashurore të tij, me të ardhurat financiare dhe planet që bën për të ardhmen. E teksa shumë thënie filozofike mijëra vjeçare rekomandojnë privatësinë e këtyrë tre aspekteve me qëllim ruajtjen dhe mbarëvajtjen e tyre – publikimet në median e shkruar dhe atë vizive sa vijnë e zbulojnë gjithnjë e më shumë “sekrete të tilla”, sidomos për personat publikë, ndonëse këta të fundit ja kanë marrë dorën tashmë duke aktruar më së miri “ të vërtetat” private të jetës së tyre – duke treguar atë që duan të thonë:“Xhensila e puthi Besin e me këtë rast mbylli përkohësisht gojët e liga që thanë se do ndahen… “ apo “Shakira e gjeti kush ja hante reçelin…”

Fenomeni  nuk kufizohet vetëm tek personat e Njohur Publikë, të cilët kanë marrë parasysh kostot e zbulimit të privatësisë së tyre për hir të profesionit që kanë, ku të jesh person publik të kushton privatësinë personale, trendi i “të treguarit të gjitha”përmes postimeve të mediave sociale  ka përfshirë shumëkënd , të moshave të mëdha e të vogla, Facebook apo Tik Tok, Instagram apo Twitter. Më problematikë e jashtë kontrollit me postimet publike duket se janë ata/ato me çrregullime psikologjike, të cilët as nuk janë të vetdijshëm që i kanë këto probleme.

Por përtej arsyeve të publikimeve dhe problemeve që janë dhe nuk janë pas këtyre individëve, cila është kostoja e tyre?

Paragjykime, thashetheme, zhurma titujsh e lajmesh, fajësime të vërtetash e të pavërtetash, diskriminime, racizëm e ndasi në rritje, komente agresive ofenduese e në aspektin klinik individual: çrregullime ankthi, depresion i rënduar klinik, vetvrasje, konflikte, vrasje e ndarje/divorce që shoqërohen pothuajse gjithmonë me gjëndje të rënduar psikologjike të cilat shtohen e shtohen…
Ja vlen?

Vetëm se nuk është postuar në mediat sociale – nuk do të thotë se ju nuk keni një jetë sociale.

Të zgjedhësh të ruash privatësinë tënde, duke i përdorur mediat sociale në funksion të përmirësimit të punës e jetës përmes mosshfaqjes së privatësisë – thjesht ke zgjedhur të mos ja japësh askujt privilegjin për jetën tënde, duke shijuar plotësisht jetën që të përket vetëm ty. Të vijosh jetën me qetësi e të realizosh çdo objektiv të vendosur duke u ndjerë të vetmjaftueshëm, pa u mburrur, i kursen vetes paragjykime të kota konfliktuale e ofenduese nga individë që nuk dinë aspak për jetën e tënde e për vuajtjet e tua.

Ka një ndryshim të madh mes privatësisë dhe fshehtësisë/sekreteve… Të arrish të dallosh ndryshimin  mes këtyre dy termave bën dhe diferencën për cilësinë e jetës për secilin prej nesh.

Fshehja e informacionit dallon nga dëshira për të qënë i pavëzhguar që nënkupton Privatësia, dhe lidhet specifikisht me ndjesitë e turpit dhe frikës për tu paragjykuar. Një person mesatarisht mban 13 sekrete në çdo moment, pesë prej të cilave nuk ia ka zbuluar kurrë një personi tjetër, tregojnë gjetjet e hulumtimit me qasje psikologjike të studjuesit Slepian.

Ndërkaq,  privatësia, e përkufizuar  si ” një e drejtë individuale për t’u lënë vetëm”, lidhet me dikë që krijon përvojën e tij jetësore pa perspektivën e syve të dikujt tjetër  mbi të.

Por kujdes, nuk duhet ngatërruar  “privatësia” që personat VIP shesin e fitojnë të ardhura financiare me privatësinë e vërtetë të individit, të cilët duke modeluar/ “gëlltitur” pavetdijshmërisht trendet moderne, jo vetëm që janë shumë larg të të qënurit Open Mind- siç disa syresh pretendojnë se janë “IN”, por, të futur si somnabul në ujra të panjohura, rriskojnë shëndetin e tyre mendor  në terma afatgjatë .

Ashtu si nevoja për ndërveprim social përbën domosdoshmëri për të qëndruar të lumtur dhe të shëndetshëm, gjithashtu dhe nevoja për një shkallë të caktuar privatësie është shumë e rëndësishme për të mirëfunksionuar. Duke marrë parasysh se njohja e vetes mundësohet me të qëndruarin vetëm dhe larg syve të të tjerëve, kërkimi i privatësisë merr shumë rëndësi për mbajtjen e balancave të marrdhënieve tona sociale, ku ndarja e tepërt e informacioneve private mund të jetë një çështje kufijsh që shkakton gjithmonë probleme.

Zbulimi i informacioneve private me të tjerët, kërkon domosdoshmërisht krijimin e marrdhënieve të shëndetshme më të tjerët. Por, a ndodh kjo? Ndaluni për një moment në vrapin tuaj të përditshëm e në garat personale dhe mendoni: Sa të shëndetshme i keni marrdhëniet tuaja me të tjerët? A ja vlen ndarja e privatësisë tuaj teksa mendojmë rëndësinë e mirëqënies tonë?

Askush nuk mund të jetë fitues në çdo gjë. Edhe ata që na duken se i kanë marrë të gjitha trofetë, në të vërtetë kanë vuajtur e vuajnë humbjet në gara të tjera të jetës së  tyre, për të cilat zakonisht nuk flitet shumë duke i fshehur e zhdukur çdo gjurmëtë tyre.

Nëse dikush nuk mund të jetë fitues në gjithçka, rrjedhimisht   nuk mund të jetë humbës në gjithçka. Kur dështojmë në njëprovë të jetës, kemi mundësi të rikuperojmë fuqitë e tëaftësoshemi për një garë që as vet ne nuk e dimë se do ta fitojmë. Garat për famë e para mund të jenë të pamundura për dikë, por gara për një gjumë më të mirë pa ankth, për të mbajtur veten sa më shëndetshëm, për të bërë të lumtur familjarët tanë apo për të falur një miqësi pa kushte është e hapur gjithmonë për këdo e në çdo kohë.

Ti nuk je në garë me asnjë, përveçse me veten tënde… të arrish të thyesh e zgjerosh limitet e vetes tënde duke e rritur atë vazhdimisht nën një  mirëqënie të shëndetit mendor e fizik të jep trofeun për të cilën duhet të ndihesh Fitues. Ndonëse secili bën bilancet e veta për zgjedhjet që bën,  duke i marrë apo jo parasysh kostot, vendosja e prioritetit të mirëqënies psikologjike prevalon mbi çdo arritje: kur arrijmë të kemi paqe e dashuri brënda vetes, kur arrijmë të mbajmë sensin e humorit edhe pas një gjunjëzimi, kur arrijmë të jemi mirënjohës, të falim, të vlerësojmë çdo kritikë që mundëson rritjen tonë – janë të gjitha fitore  për të cilat duhet të ndihemi krenar nëse ende i kemi.

Gëzuar Vitin e Ri 2023 për më shumë Privatësi Mbuluar!   

Next Post
Ndahet nga jeta profesori i njohur shqiptar, themelues i departamentit të gjuhës angleze

Ndahet nga jeta profesori i njohur shqiptar, themelues i departamentit të gjuhës angleze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cili është vendi që nuk e ndryshoi orën këtë të dielë?

Groenlanda i përgjigjet Trump: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

July 8, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për ata që mendojnë se do të ndalojnë Samitin e NATO-s apo BE-së me protesta të dhunshme

July 8, 2026
Do zgjasë 6 javë dhe kushton 11 milionë euro, kreu i INSTAT: Në tetor nis Censi i bujqësisë dhe blegtorisë

Do zgjasë 6 javë dhe kushton 11 milionë euro, kreu i INSTAT: Në tetor nis Censi i bujqësisë dhe blegtorisë

July 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Kinse UÇK-ja te “Flamingot” dhe batërdia e simbolit në Kosovë

July 8, 2026
Balla në Strasburg: Projekti në Zvërnec do zhvillohet sipas standardeve mjedisore! Fokusi te zhvillimi i turizmit

Balla në Strasburg: Projekti në Zvërnec do zhvillohet sipas standardeve mjedisore! Fokusi te zhvillimi i turizmit

July 8, 2026
Dyshohen për përfshirje në organizimin e protestave në Tiranë, ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

Dyshohen për përfshirje në organizimin e protestave në Tiranë, ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

July 8, 2026
Përfshihet nga zjarri një zonë me bimësi në Ulëz, temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë flakët

Përfshihet nga zjarri një zonë me bimësi në Ulëz, temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë flakët

July 8, 2026
Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, vlerësim për Shqipërinë dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme

Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, vlerësim për Shqipërinë dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme

July 8, 2026
“Irani më ka në shënjestër”, deklarata e fortë e Trump pas samitit të NATO-s

“Irani më ka në shënjestër”, deklarata e fortë e Trump pas samitit të NATO-s

July 8, 2026
Beleri sulmon Shqipërinë në Parlamentin Europian: Nuk janë gati për në BE!

Beleri sulmon Shqipërinë në Parlamentin Europian: Nuk janë gati për në BE!

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In