Komisioni për Sterilizmin dhe Check Up nisi sërish me debate. Deputeti i PS-së, Ilir Metaj ka kërkuar fjalën, por kryetarja e komisionit Albana Vokshi i ka mbyllur mikrofonin dhe nuk e ka lejuar të flasë.
Pas këmbënguljes së kolegëve të Metaj, Vokshi ka thënë se do ia japë fjalën kur të ketë radhën, duke i kaluar radhën deputetit të PS, Ilir Pendavinji.
Nga ana tjetër, nënkryetari socialist, Plarent Ndreca ndërhyri duke u shprehur se Vokshi e ka marrë personale ndaj Metajt.
REPLIKAT:
Vokshi: Fjala merret për procedurë. Kur të vijë radha do ia jap për procedurë. Do ia jap pastaj fjalën. Z. Pendavinji e doni fjalën apo t’ia kaloj z. Vasili. Po ashtu jam spikere.
Metaj: Ça të duket vetja ty?
Ndreca: E ke personale.
Vokshi: Kur të vijë radha do e marrësh fjalën. Nuk e kam personale. Vetëm me atë s’mund ta kem personale. Me çdo tjetër mund ta kem, vetëm me atë jo.
/a.r