• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hajde o Skënderbe, çaji malet se…”, Metaj replikon me Korreshin: Keni nevojë për leksione si vihet në pushtet

by A R
12/11/2024 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Metaj dhe Saimir Korreshi u përplasën gjatë Komisionit Hetimor të Sterilizimit, aty ku do të thirren dëshmitarë për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen e sterilizimit dhe check-up në shëndetësi.

Deputetët e PD kërkuan që në Komision të thirrej për të dhënë dëshminë e tij dhe kryeministri Edi Rama, teksa deputeti Metaj iu kthye duke thënë se opozita ta thërriste atë vetëm për “ndonjë leksion si vihet në pushtet”.

“Unë ua thash dhe dje, nëse keni nevojë për leksione se si fitohen zgjedhjet apo si krijohet një shtet me standarde europiane, mbase kryeministri Rama mund ta marrë parasysh kërkesën tuaj. Po t’i bëni një kërkesë me shkrim, mbase do gjejë kohë në axhendën e tij të bëj një seminar workshop-i me ju. Kështu që mos të humbasim prapë kohë, të njëjtën kohë që e humbëm në të njëjtën mënyrë dhe të vazhdojmë në rendin e ditës”, tha Metaj.

Nga ana tjetër, Korreshi iu kthye duke thënë: “Faktikisht ato leksionet si vihen në pushtet… unë do të doja disa leksione si mund ta kemi krimin e organizuar nga Rama, se si mund të vidhen kaq shumë lek me buxhetin e shtetit. Mirë do të ishte që disa leksione t’i jepte, të vinte këtu e të na i tregonte këto leksione. Të na jepte disa leksione si rrihet dhe të hahet dardha mbrapa, ose të thotë: ‘Jam frikacak, s’ma mban prapanica të vij këtu në komision’. Kështu duhet të thotë me pak fjalë kryeministri.

Ne ja dërgojmë dhe me shkrim dhe me televizor, por puna është që as ju nuk ju shohim më në televizor kur flisni, jo më ne. Nga godina atje po deshi, ngaqë ka harxhuar dhe 2 milionë euro chartera, t’i fusim dhe një charter këtu përballë, t’ia shtrojmë rrugën me petale deri këtu se ndoshta vjen.

Pra ka kohë të mbledhë ambasadorët në mbledhjet e partisë, por ama kur e kërkon një komision hetimor nuk vjen. Pse nuk vjen? Kush e ndalon kryeministrin të vijë? Ja çojmë ne me shkrim patjetër, le të vijë kryeministri me shkrim dhe të thotë që nuk vjen. Ta dijnë dhe shqiptarët që nuk vjen”, tha si fillim Korreshi.

Më pas ai shtoi: “Ne kemi qejf ta shohim se na ka marrë malli. Kemi 6 muaj që s’e kemi parë. Vetëm thojini që të vijë se i ka marrë malli ata të opozitës ta shohin me sy. Vetëm hajde o Skënderbe, ta thërrasë kjo Mamica. Hajde o Skënderbe të të shohim se na ka marrë malli. Çaji malet më dysh.

Po lëreni se është turp. Ne duam kërkesë me shkrim, me gojë, si të doni. Duhet të vijë kryeministri bashkë me shoqen Vilma. Edhe po erdhën dorë për dore nuk ka problem, i pyesim të dy bashkë, nuk ka asgjë të keqe”.

/a.r

Next Post
Plagosja e 4 personave me thikë në Kosovë, vajza 10-vjeçare në gjendje të rëndë

Plagosja e 4 personave me thikë në Kosovë, vajza 10-vjeçare në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In