• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Thyente xhamat e makinave dhe më pas i grabiste, pranga 37-vjeçarit! Sendet i fshihte.. (VIDEO-EMRI)

by Os De
25/10/2025 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 37-vjeçar nga Tirana ka rënë në pranga në policia e Durrësit pasi thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale. 

Për grabitjet Vehap Kapaj lëvizte me biçikletë. Më pas, ai përdorte automjetin e tij tip ‘Benz’ për të transportuar dhe fshehur sendet e vjedhura. 

Nga hetimet e kryera 37-vjeçari rezulton si autor i 5 vjedhjeve me thyerje, teksa vijon puna për zbardhjen e grabitjeve të tjera. 

Operacioni për kapjen e tij u kodua “Refleksi”. 

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas një pune të gjatë hetimore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga administrimi i pamjeve filmike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Refleksi”. 

Në kuadër të operacionit u bë kapja në flagrancë, në tentativë për të vjedhur në një automjet, dhe u vu në pranga shtetasi V. K., 37 vjeç, banues në Tiranë. 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve, të ndodhura në lagjet nr. 6, 8 dhe 12 të qytetit të Durrësit. 

Ky shtetas ka vjedhur në 5 automjete, në pronësi të shtetasve Xh. B., J. B., S. Q., L. K. dhe Xh. M., shuma parash, laptopë dhe sende të tjera personale të drejtuesve të këtyre automjeteve. 

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. 

 

Next Post
Lirimi i hapësirave publike/ Bashkia Tiranë bllokon një tjetër ndërtim pa leje në Farkë

Lirimi i hapësirave publike/ Bashkia Tiranë bllokon një tjetër ndërtim pa leje në Farkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në rritje, NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës

Tensionet në rritje, NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës

November 3, 2026
Rritja e kostove është një shqetësim kryesor në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

Rritja e kostove është një shqetësim kryesor në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

November 3, 2026
Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse

Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse

November 3, 2026
Trump nxjerr median me “karton të kuq”

Kreu i FIFA-s sërish në telashe, Infantino dyshohet se ndërhyri te administrata Trump për të mbajtur në SHBA punonjësen pa leje qëndrimi!

November 3, 2026
Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Vatikani: Papa Leo është i shëndetshëm dhe nuk ka nevojë për masa shtesë për udhëtimin në Amerikën e Jugut

November 3, 2026
Koreja e Jugut dhe Turqia nënshkruajnë një marrëveshje financimi, ndërsa Seuli kërkon rol në centralin bërthamor të planifikuar

Koreja e Jugut dhe Turqia nënshkruajnë një marrëveshje financimi, ndërsa Seuli kërkon rol në centralin bërthamor të planifikuar

November 3, 2026
Investimet rrugore për 2027, Karakaçi zbulon buxhetin dhe projektet: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit!

Investimet rrugore për 2027, Karakaçi zbulon buxhetin dhe projektet: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit!

November 3, 2026
Përparim Rama konfirmon kandidaturën për kreun e LDK-së dhe kërkon dorëheqjen e Abdixhikut!

“Vetëvendosja” e denoncoi në Prokurorinë Speciale, reagon kryetari i Prishtinës, Përparim Rama: Show politik!

November 3, 2026
Harta e re Territoriale, si do të ndahen paratë mes bashkive pas shtatorit 2027?

Harta e re Territoriale, si do të ndahen paratë mes bashkive pas shtatorit 2027?

November 3, 2026
Donald Trump: Do të ndaloj financimin me 4 mld dollarë të Izraelit

Donald Trump: Do të ndaloj financimin me 4 mld dollarë të Izraelit

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In