• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thyen stolat në ‘Elbasan Arena’, pas derbit me Tiranë/ Arrestohen dy tifozët e Partizanit

by Java News
08/05/2022 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Polcia ka arrestuar dy persona të cilat thyen mbrëmjen e djeshme stolat e stadiumit ‘Elbasan Arena’. Në pranga ka rënë Erald Vata dhe Eraldo Dushku.

Njoftimi i plote:

Shkatërruan një pjesë të stolave të stadiumit “Elbasan Arena”, pas ndeshjes Partizani-Tirana, dhe kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ndërhyrjes për parandalimin e shkatërrimit të stolave të stadiumit, kapen e vihen në pranga 2 shtetas.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që u përfshinë në shkatërrrimin e stolave të stadiumit dhe të  kundërshtimit ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar pas ndeshjes Partizani-Tirana, të zhvilluar më datë 07.05.2022, në stadiumin “Elbasan Arena”, bënë identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë  të shtetasve:

-E. V., 29 vjeç banues në Laprakë dhe E. D., 21 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë që ishin futur në stadiumin “Elbasan Arena”, sipas rregullave, për të parë ndeshjen e futbollit, në përfundim të ndeshjes, kanë shkatërruar një pjesë të stolave të stadiumit dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në shkatërrimin e  stolave të stadiumit dhe që nuk iu bindën urdhrave të punonjësve të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë tifozët dhe drejtuesit e skuadrave të futbollit, që të marrin masa  për parandalimin e akteve të dhunës ndaj pronës dhe të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është e vendosur për të çuar para ligjit të gjithë ata që kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin.

Next Post
Listat e hapura/ Bylykbashi: Duan që shqiptarëve t’iu heqin mundësinë për të votuar ofertën e partive dhe të bëjnë pazare

Bylykbashi reagon pas deklaratave të Ramës për SPAK: Mjafton të shkonin me një sasi prangash te Asambleja e PS, do fitonin ndeshjen me…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In