• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Thumbon’ Këlliçin për autobusët/ PDIU hap fushatën nga varrezat e Kllogjerit, Idrizi: Askush në Parlament nuk e përmend Çamërinë

by Java News
15/04/2023 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka hapur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit nga varrezat e Kllogjerit në Sarandë.

Kryetari i kësaj force politike, Shpëtim Idrizi, është shprehur se politika shqiptare është e nënshtruar ndaj një fqinji që nuk e kupton se jemi në shekullin që të drejtat e njeriut nuk mund të nëpërkëmben.

Gjatë fjalës së tij, Idrizi tha se në Parlamentin e Shqipërisë askush nuk e përmend Çamërinë dhe çështjen çame, për shkak të frikës nga Greqia.

“Nisim sot një rrugëtim nga varrezat monumentale të Kllogjerit. Nuk ishte e lehtë për ne që ta nisnim në këtë vend këtë fushatë politike. Por ne kështu tejkalojmë çdo keqdashje apo bestytni. Në fakt ky memorial dhe piedestal duhet të ishte ngritur nga çdo parti politike, nga çdo qeveri e për çdo trevë të Shqipërisë. Sot kam vetëm një vjalë për të gjithë ata keqdashës që pyesin se çfarë kemi bërë ne për çështjen çame.

Ju them ja ku e keni, atë që duhet ta kishte bërë çdo qeveri, u themi se këtë e kemi bërë ne. Për mua nuk ka krenari më të madhe sesa t’i shohim të rinjtë tanë që bërtasin fortë për origjinën e tyre fisnike. Po ju ça keni bërë për Çamërinë?

PDIU-së që doli e vetme, i kërkojnë llogari të majtë e të djathtë, se ku jeni. I drejtohem të gjithë atyre që PDIU i bëri drejtora, zv.ministra, sheaf, etj. Ku ishit deri dje, a ju njihte njeri? Ja keni borxh çamërisë. Të kujtohen njëherë që t’ja zënë në gojë emrin e Çamërisë.

Çamëria është si Miti i Sizifit që kam vendosur ta çoj në majën e malit. Sot ky gur i rëndë ka me mijëra duar që e mbartin.

Keni gojë të na zini ne me gojë, ne e kemi zanafillën për ta kthyer Çamërinë në një çështje kombëtare.

Ajo që kam parë me neveri nga politika e ditës, është frika dhe nënshtrimi ndaj një fqinji që nuk pranon që ky është shekulli ku të drejtat e njeriut janë të shenjta e nuk mund të nëpërkëmben.

Nuk e kam kuptuar kurrë sesi në atë sallë të Parlamentit, kolegët e mi propozojnë lloj lloj rezolutash, për krimet në Bosje, deri në Kamborxhia, por nuk thonë asnjë fjalë për çështjen çame dhe të kujtojnë ata që u sakrifikuan që të mbetej kjo shqipëri që është sot.

Sot vijmë si një forcë politike serioze. Sot trëndafilat e Çamërisë janë këtu me ne. Sot kërkojmë bekimin e të parëve, martirëve të atdheut që të vijojmë të punojmë për kombin”, u shpreh Idrizi.

Më tej ai ka thumbuar edhe Belind Këlliçin, premtimi i të cilit sipas tij ka hapur debate shterpë dhe me aspak rëndësi pasi vëmendja duhet të zhvendoset tek problematikat e vërteta të Shqipërisë.

“Çfarë keni bërë për Çamërinë? Edhe ata që nuk na mbështetën kurrë, prap na godasin prapa ëall-eve të rrjeteve sociale. Prap PDIU-së që doli e vetme i kërkojnë llogari të majtët e të djathtët se ku jemi por prap kam edhe një thirrje dhe dua t’iu drejtohem të gjithë atyre që PDIU i bëri drejtora, zv.ministra, shefa e deputetë që janë në listat e partive politike, ku ishit deri dje? Besoj se ia keni borxh Çamërisë që iu bëri të njohur.

Ne nuk kemi as tokë, as det për të falur. Na mjafton dhimbja e Çamërisë dhe e drejta për t’iu kthyer asaj. Çfarë është shqiptare do të mbetet e tillë. Kjo është e vetmja kredo e PDIU-së.

Sot debati bëhet do hipim në autobus me lekë apo pa lekë. Në vend që të bëjmë debat për Shqipërinë që prodhon, punon dhe importon 1.5 miliardë vetëm ushqime, fruta e zarzavate, lini debatin shterpë për autobusin me apo pa lekë, por të bëjmë debat për Shqipërinë që prodhon. Sot kërkojmë bekimin që të vijojmë të punojmë për atdhe e komb”, tha ai./m.j

Next Post
Gjiknuri ironizon çeljen e fushatës së opozitës: Gropa e boshllëkut ka përpirë ‘foltoren’. Koha e Berishës dhe Metës ka perënduar

Gjiknuri ironizon çeljen e fushatës së opozitës: Gropa e boshllëkut ka përpirë 'foltoren'. Koha e Berishës dhe Metës ka perënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In