Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishin në Thumanë ku panë nga afër procesin e rindërtimit të banesave.
Ahmetaj u shpreh se insfrastruktura në këtë zonë është me standarde evropiane dhe se Thumana do të jetë një qytet i ri.
“Infrastruktura është me standard evropiane, e themi pa asnjë droje. Kjo pjesa e Thumanës është krijimi nga e para e një qyteti të ri. Atje do jenë 155 banesa, do jenë më shumë se 700 banorë. Shkolla për të gjithë zonën. Janë 278 apartamente Janë mbi 3 mijë banorë që do të futen në shtëpitë e reja. Një qytet i ri”, tha Ahmetaj.
Ndërsa kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook: “Mbreslënëse puna në kantierin e Rilindjes së Thumanës për banesat individuale, infrastrukturën rrugore, pallatet, shkollën, kopshtin, ambulancën, njësitë e shërbimeve publike si edhe qendrën e re komunitare së bashku me terrenet sportive e parqet”.
g.kosovari