• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Thoni të vërtetën për Covid-19! Gabimi më i madh, keqinformimi i publikut”/ Për çfarë flet Barack Obama

by Java News
10/04/2020 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa numri i rasteve me Covid-19 vazhdonte të rritej në mbarë botën, të enjten, ish-presidenti amerikan Barack Obama ofroi disa këshilla të thjeshta për kryetarët e bashkive dhe liderët vendas që luftojnë me përhapjen e koronavirusit në shtetet dhe qytetet në të gjithë globin: Thoni të vërtetën!.

“Gabimi më i madh që mund të bëjë çdo njeri prej nesh në këto situata është të dezinformojmë”, tha Obama gjatë një takimi virtual të organizuar nga Bloomberg Philanthropies, “veçanërisht kur ne u kërkojmë njerëzve të bëjnë sakrifica dhe të ndërmarrin veprime që nuk mund të jenë të natyrshme”.

Komentet e Obamës, drejtuar zyrtarëve lokalë dhe anëtarëve të ekipeve të reagimit të më shumë se 300 qyteteve, vijnë pasi miliona njerëz në të gjithë botën mbeten ende të mbyllur brenda mureve të banesave të tyre, lëvizjet e tyre të kufizuara të urdhëruara nga qeveritë që përpiqen të frenojnë përhapjen e një virusi që nuk ka vaksinë ose një trajtim shkencor të provuar dhe pranuar universalisht. Shumë syresh ndjehen të frikësuar dhe të shqetësuar, teksa dezinformimi mbi koronavirusin vazhdon të shfrenohet në mediet sociale, Obama theksoi fuqinë e së vërtetës.

“Flisni qartë. Flisni me dhembshuri”, tha ai. “Flisni me empati për atë që po kalojnë njerëzit”.

Obama nuk e përmendi në mënyrë të qartë Presidentin Trump dhe ua drejtoi fjalët e tij kryebashkiakëve pjesëmarrës. Por fjalët e ish-presidentit të enjten përkuan me ato të ekspertëve kundërshtarë të Trump, të cilët thonë se nevoja për testime në masë është kritike përpara se vendi të fillojë rihapjen.

Obamës iu bashkua të enjten ish-kryetari i bashkisë së New York-ut Mike Bloomberg dhe disa ekspertë të shëndetit publik, si pjesë e një serie takimesh virtuale që synojnë të ndihmojnë kryetarët e bashkive të merren me sfidat që lidhen me koronavirusin, thuhet në njoftim. Në takimet e mëparshme kanë marrë pjesë ish presidentë të tjerë, përfshirë George W. Bush dhe Bill Klinton.

Përpos që inkurajoi mesazhet e bazuara në fakte, Obama u bëri thirrje kryetarëve të bashkive “të kërkojnë dhe të kujdesen për më vulnerablit” brenda bashkësive të tyre, duke përmendur fakte për mënyrën e pabarazisë se si njerëzit po preken nga virusi. Obama gjithashtu sugjeroi që udhëheqësit lokalë të krijojnë ekipe të besueshëm ekspertësh për të ndihmuar në forcimin e përgjigjeve ndaj situatës.

“Sa më shumë njerëz të zgjuar të keni rreth jush dhe sa më pak të turpëruar të ndjeheni kur keni nevoj ëtë bëni pyetje, aq më e mirë do të jetë përgjigja juaj ndaj zgjidhjes së situatës,” tha ai.

Por nga të gjitha komentet që Obama bëri gjatë takimit të së enjtes, thirrja e tij për udhëheqësit për të shmangur dezinformimin e publikut u duk se këputi një tel.

Që nga ditët e para të pandemisë, dezinformatat rreth covid-19 janë përhapur pothuajse aq shpejt sa vetë virusi, raportoi Kim Bellware i Washington Post në shkurt.

Një listë ekzekutive gënjeshtrash apo ekzagjerimesh të lidhura me koronavirusin e krijua nga BuzzFeed News.

“Jo, Papa nuk ka koronavirus.”

“Jo, Bill Gates nuk financoi një laborator që krijoi COVID-19.”

“Jo, pastruesit e ajrit nuk janë një mënyrë efektive për të mbrojtur veten.”

Sipas një studimi të Universitetit të Oxfordit të publikuar të martën, ndërsa ata që merren me këtë punë janë përpjekur fort dhe me tërbim për të hedhur poshtë pretendime të tilla, shumë prej tyre ende ekzistojnë e punojnë të pakontrolluar në platformat e njohura të medieve sociale.

Pasi analizuan 225 raportime me dezinformime të vlerësuara të rreme ose keqinformuese, studiuesit zbuluan se gati 60 përqind e përmbajtjes mbetën në Twitter pa një etiketë paralajmëruese, njoftoi The Craig Timberg. Sipas studimit, politikanët, të famshëmit dhe figura të tjera publike janë ndër “shpërndarësit më të fuqishëm të informacioneve të rreme”, shkroi Timberg. Studimi përmendi Trump se kishte bërë “një numër deklarimesh të rreme” mbi pandeminë në publik, përfshirë edhe lajmet e transmetuara kabllorë dhe Twitter.

Teksa, Obama, i cili ka nëTwitter më shumë se 115 milion njerëz që e ndjekin, është duke luftuar në mënyrë aktive në lidhje me dezinformimin mbi koronavirusin në internet.

Në muajt e fundit, ish-presidenti ka filluar të postojë në mediet sociale më rregullisht, si pjesë e një përpjekje për të përhapur informacione mbi koronavirusin të bazuara në fakte, së bashku me histori mbi punonjësit e linjës së parë dhe akte të mirësisë e solidaritetit njerëzor gjatë pandemisë, tha David Nakamura i Washington Post. Të Mërkurën, për shembull, Obama përshëndeti debatin mbi mbajtjen e distancës sociale dhe rihapjes së vendit, duke shkruar në Tweeter, “… me qëllim që të largohen politikat e tanishme shtrënguese, rol kyç do të luajë një sistem i fortë i testimit në masë dhe monitorimit – diçka që nuk e kemi ende në të gjithë vendin ”.

“Ai do të vazhdojë të ofrojë zërin e tij përgjatë gjithë pandemisë dhe t’u kujtojë amerikanëve se ne do të kapërcejmë këtë situatë ashtu si kemi bërë përgjatë historisë sonë: së bashku, duke kërkuar njëri-tjetrin,” tha Katie Hill, një zëdhënëse e Obamës. /WashingtonPost/

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania dhe Austria kërkojnë pronësi të BE-së te “TikTok”, shqetësime dhe për sigurinë e të dhënave!

Gjermania dhe Austria kërkojnë pronësi të BE-së te “TikTok”, shqetësime dhe për sigurinë e të dhënave!

November 27, 2026
Tregtarët e tregut të Orizit në Vlorë protestë para prefekturës: Po nuk u hap tregu, duam pagën e luftës

Nisma ligjore/ Qeveria vendos monitorim dhe gjoba deri në 2 milionë lekë! Ja sa do të ulen çmimet në supermarkete nga 1 janari?

November 27, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për idhtarët e “lëvizjes studentore serbe” në Tiranë

November 27, 2026
“Ishte një thikë pas shpine”- Partia e re ‘Të Bashkuar për Shqipërinë’ përçan flamingot e protestës, aktivisti: Ky është një kopjim i keq i Serbisë!

“Ishte një thikë pas shpine”- Partia e re ‘Të Bashkuar për Shqipërinë’ përçan flamingot e protestës, aktivisti: Ky është një kopjim i keq i Serbisë!

November 27, 2026
Nesër 114-Vjetori i Pavarësisë! Në Tiranë protestë kombëtare, Rama dhe krerët e shtetit në Vlorë për ceremoninë e Flamurit

Nesër 114-Vjetori i Pavarësisë! Në Tiranë protestë kombëtare, Rama dhe krerët e shtetit në Vlorë për ceremoninë e Flamurit

November 27, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Kuvendi shtyu rivlerësimet deri më 2027, ekspertët: Nismë pozitive, pasi interesi është shumë i lartë! Tirana kryeson

November 27, 2026
Nga drejtor në SHISH, te protesta kundër Ramës: Kush është Sandër Kovaçi, që drejtoi protestën e pedagogëve sot në krah të dhëndrit dhe vajzës së Berishës?

Partia e re e studentëve, pedagogu i Berishës distancohet: Nuk ka lidhje me ne, nuk e ka prodhuar sheshi!

November 27, 2026
“Është më i lirë”/ Pas miellit, edhe qumështi serb “përmbyt” tregun shqiptar

Hije skandali/ Jo vetëm me aflatoksinë, por edhe me mbetje ilaçesh! AKU zbulon prani të medikamenteve veterinare në mostrat e qumështit

November 27, 2026
Beteja e përjetshme e Qazim Mulletit me Robert Ndrenikën

Beteja e përjetshme e Qazim Mulletit me Robert Ndrenikën

November 27, 2026
“Më shfrytëzonin që kur isha 11 vjeçe”- 15-vjeçarja në Greqi denoncon prindërit, nëna dyshohet edhe si organizatorja kryesore

“Më shfrytëzonin që kur isha 11 vjeçe”- 15-vjeçarja në Greqi denoncon prindërit, nëna dyshohet edhe si organizatorja kryesore

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In