• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 12, 2022
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thoma Gëllçi: kronikë e një dënimi të paralajmëruar!

Lutfi Dervishi by Lutfi Dervishi
02/06/2022 16:16
Thoma Gëllçi: kronikë e një dënimi të paralajmëruar!
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Te “Kronikë e një vdekje të paralajmëruar”  të gjithë e dinin fatin që e priste Santiago Nasar, me përjashtim të atij vetë. “Dënimi ishte me vdekje”. Te seanca e vendimit të sotëm në gjykatë, të gjithë prisnin një vendim tjetër, me përjashtim të Thoma Gëllçit që ishte i qeshur dhe e dinte dënimin që e priste.

Avokatët prisnin pafajësi në çështjen shumë të përfolur “RTSH Agro”

“Jam optimist se gjykata nuk  u nxitua të jepte vendimin menjeherë pas fjalës së mbrojtjes, por kërkoi kohë”.

Një avokate tjetër vlerësonte veçanërisht dy prej tre anëtarëve të trupit gjykues: ”janë të përgatitur dhe shumë profesionalë”.

“Nëse kanë prapanicë”- nuk kanë çfarë vendimi tjetër të japin – ngulmonte avokatja tjetër e njërit prej të akuzuarve.

Gazetarët që mbulojnë kronikën e zezë prisnin pafajësi. “Fryma është pak represive, por të paktën dy prej gjyqtarët janë cilësore”- nënvizonte njëri.

Në sallë qeshnin vetëm dy persona: prokurori dhe “krimineli” i rrezikshëm Thoma Gëllçi. Duket të dy shumë të qartë për vendimin.

Solemniteti në sallën e gjyqit arriti kulmin me vonesën 50 minutëshe të trupit gjykues për shkak të kohës “në dhomën e këshillimit” për të marroë vendimin.

Toni i ulët i drejtuesit të seancës dhe korrigjimi fjalës “prezent” me i “pranishëm” ishte në kontrast me pamjen e lodhur dhe disi të vuajtur të treshesh gjykuese.

Në përfundim të leximit të “dispozitivit” mëdyshja është e plotë: të të vij keq për gjyqtarët që dhanë vendimin apo për të akuzuarit që do ta vuajnë atë.

Gjykatësi shqiptoi vendimin: dy vjet burg për “shpërdorim detyre”

Thoma Gëllçi ishte i qetë dhe i qeshur mesa duket i bindur se çështja nuk do të mbyllej ndryshe nga sa u nis. Një arrestim me bujë. Kërkim intensiv provash në institucione, në dëshmitar, në dokumenta, në celular dhe në laptop dhe rezultati i barabartë me ZERO… Zero prova/fakte në momentin e ndalimit zero prova/fakte në pretencë të prokurorisë.

“Kam 40 vjet në këtë profesion” dhe nuk kam parë një rast të dytë që të mbahet një njeri në burg kot- thotë Maks Haxhia njëri prej avokatëve të ish drejtorit të RTSH.

Në peripecitë 8 mujore për të kërkuar një masë më të lehtë sigurie se ajo e burgut, Haxhia ngre edhe një pyetje retorike: “Si është e mundur që kanë frikë të zbatojnë ligjin dhe nuk kanë frikë ta shkelin atë?!

çfarëdo vendimi të japë nesër gjykata e Apelit apo eventualisht Gjykata e Lartë, dëmi ndaj personave të arrestuar dhe të mbajtur në burg si persona me rrezikshmëri të lartë do të kërkojë kohë të shpaguhet.

Në opinion falë edhe raportimit të nxituar mediatik në tetor të vitit të shkuar e në vijim u hodh idjea e një afere korruptive ku kemi abuzues dhe dëm të fondeve publike. Falë kujdesit të prokurorisë kësaj kjo çështje mori trajtën e një afere  buke bërë bashkë komisionin tenderimit dhe drejtuesin e institucionit. (ndonjë mund të mendojë se si ka vepruar kjo prokurori dhe kjo gjykatë për rastet tejet spektakolare si tenderi uniformave të policisë)

Akuza ndaj tre anëtarëve të komisionit të tenderimit  është: “shkelje e barazisë në tendera”. Avokatët e shqyejnë sytë, dhe thonë se këta janë mbajtur për të rënduar pozitën e ish drejtuesit të RTSH-së dhe u është kërkuar të bëhen “bashkëpunëtorë të drejtësisë”.

Akuza për ish Drejtuesin e RTSH-së nuk është akuza për korrupsion, nuk është as akuza  për shkelje të barazisë në tendera, akuza është: shpërdorimi detyrës. Një “akuzë thes” ku mund të futësh çfarë të duash. Por në çdo çështje ka së paku tri pyetje logjike:

Cili ligj është shkelur?

çfarë dëmi është bërë?

çfarë përfitimi kanë individët e përfshirë?

Një hetim 3 vjeçar i nisur nga prokuroria e Tiranës dhe i bitisur nga SPAK, nuk thotë se cili është dëmi. Ka një togëfjalësh që prokurori mund të buzëqesh në artikulim: “dëmi është i pallogaritshëm”.

E vetmja fije kashte ku u mbajt akuza është: “shtyrja me 16 ditë e lëvrimit të pajisjeve nga firma fituese”.

-çfarë pasojash ka sjellë kjo gjë? Asgjë!

Pse ka ardhur kjo shtyrje? Firma fituesi i kishte pajisjet dhe nuk kishte nevojë për kohë, ndërsa institucioni nuk kishte fondet. Firma fituese mori paratë një vit me vonesë, pa kamatvonesë dhe institucioni fitoi në çdo pikëpamje.

Nëse nuk ka asnjë provë, nëse nuk ka asnjë fakt, nëse nuk ka asnjë dëm, nëse nuk ka asnjë përfitim, nëse interesi publik është mbrojtur çfarë po sjell ky hetim dhe çfarë rrezikshmërie ka përbërë ish drejtori i RTSH-së dhe tre anëtarët e komisionit të tenderimit?

Si i tingëllon gjykatës vendimi i dhënë sot, krahasuar me çështje të tjera të ngjashme të trajtuara në këtë gjykatë?!

Sqarimi në detaje i kësaj çështje objekt i Prokurorisë prej 3 vitesh, meriton një libër të tërë për të kuptuar më mire se për çfarë drejtësie dhe interesi publik po flasim. Po flasim për një ish drejtues që i ktheu publikut një institucion të grabitur dhunshëm nga politika dhe mesa duket asgjë punë e mirë nuk shkon pa u ndëshkuar.

Mund të jem krejt i gabuar, por nga ajo që pashë sot në sallën e gjyqit, asnjë prej gjyqtarëve nuk mu duk i bindur për vendimin e lexuar.

Në sallë ishin të qeshur vetëm dy persona: prokurori dhe i akuzuari kryesor.

Të dy me një pamje pak profetike që dinë jo vetëm se çfarë do të ndodhte, por edhe PSE ka ndodhur?

Treshja e gjyqtarëve u largua duke kthyer kokën pas. Duke perifrazuar Kadarenë

Salla mbeti e shkretë

Heshtja sallën mbush

Veç ndërgjegjes tuaj

Prapa s’ju ndjek kush!

Next Post
Rama deklaratë para kryesimit të mbledhjes së KS: Të forcohet llogaridhënia! Nuk duhet lejuar askush t’ja hedhë paq

Rama deklaratë para kryesimit të mbledhjes së KS: Të forcohet llogaridhënia! Nuk duhet lejuar askush t’ja hedhë paq

Comments 1

  1. Ρrushi ! says:
    2 months ago

    Të vetmin shkrim që më bën të vlerësoj zoti Lutfi, se nëse do ta shkikosh ngjarjen si një pjatë e ftohtë është ajo që thua. Drejtori i RTSH-se u denua sepse dikuj , jo nga shteti, por nga mediat private ju kish zënë rrugën e shikonin si halë në sy. Konflikt i hapur interesi. Një rival të pashmangshëm të tallavave të tyre të përditshme . Emisjone që sot për sot i mungojne RTSH-se dhe që kishin shikushmëri të lartë, Si JAVA, PËRBALLË, E SHUMË TË TJERA. Drejtori i ri sapo i vuri një turp RTSH-së me pjesëmarrjen ne Eurosong. Por drejtësia nuk varroset përgjithmonë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

Banka i ngriu llogarinë, klienti merr peng punonjësit: Më ktheni paratë e mia, kam babain sëmurë

Banka i ngriu llogarinë, klienti merr peng punonjësit: Më ktheni paratë e mia, kam babain sëmurë

August 11, 2022
U arrestua sot, ku qëndroi i fshehur për 5 vite ish-drejtori i policisë kufitare në Dhërmi?

U arrestua sot, ku qëndroi i fshehur për 5 vite ish-drejtori i policisë kufitare në Dhërmi?

August 11, 2022
Jeni gati për sporte në ujë? Më 12-14 Gusht në Pogradec vjen për herë të parë “Canoe Racing”

Jeni gati për sporte në ujë? Më 12-14 Gusht në Pogradec vjen për herë të parë “Canoe Racing”

August 11, 2022
6-7 infarkte në ditë, mjekët: Shmangni ekspozimin në diell, si të dalloni shenjat e arrestit kardiak

6-7 infarkte në ditë, mjekët: Shmangni ekspozimin në diell, si të dalloni shenjat e arrestit kardiak

August 11, 2022
Vrau macen në Tiranë, Gjykata jep dënimin për Vlash Markun

Vrau macen në Tiranë, Gjykata jep dënimin për Vlash Markun

August 11, 2022
Regjisorja ‘shokon’ me deklaratën: Askush nuk donte që Al Pacino të ishte pjesë e “The Godfather”

Regjisorja ‘shokon’ me deklaratën: Askush nuk donte që Al Pacino të ishte pjesë e “The Godfather”

August 11, 2022
Milan, Inter apo Juve? Algoritmi zbulon klasifikimin përfundimtar pa nisur Seria A

Milan, Inter apo Juve? Algoritmi zbulon klasifikimin përfundimtar pa nisur Seria A

August 11, 2022
I përfshirë me grupin e Habilajve/ Kush është ish-shefi i Policisë Sokol Bode që u arrestua sot

I përfshirë me grupin e Habilajve/ Kush është ish-shefi i Policisë Sokol Bode që u arrestua sot

August 11, 2022
Rritje pozitive e popullsisë! INSTAT: Gjatë tremujorit të dytë kemi 468 lindje më shumë se vdekje

Rritje pozitive e popullsisë! INSTAT: Gjatë tremujorit të dytë kemi 468 lindje më shumë se vdekje

August 11, 2022
I dënuar me 12 vite burgim për trafik me Habilajt, arrestohet ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

I dënuar me 12 vite burgim për trafik me Habilajt, arrestohet ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

August 11, 2022
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2, Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In