• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thoma Gëllçi, i paraburgosuri i gabuar dhe statistikat e SPAK

by Mero Baze
25/02/2025 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Brenda dy ditëve kemi dy statistika, një nga SPAK dhe një nga Strasburgu.

SPAK, duke iu përgjigjur ankesave të kryeministrit Edi Rama lidhur me paraburgimet masive, shpjegoi se vetëm 40% të rasteve ka çuar në paraburgim, dhe këtë e konsideron në një farë mënyre mbrojtje nga akuzat që i bëhen. Në një farë mënyre, është duke thënë se mund të rekomandonte edhe 100% paraburgime për çdo rast. Është pak banale që i referohemi SPAK për paraburgimet dhe jo GJKKO, por meqë ata janë kthyer në noterë, praktikisht pretencat këtu janë kthyer në vendime gjykatash. Madje, në seancën gjyqësore shihet gjyqtari që pyet prokurorin se si t’ia lënë dënimin.

Rasti i dytë ishte sot. Vendimi i Gjykatës së Strasburgut, që shpall të paligjshëm arrestimin paraprak të Thoma Gëllçit, ish-drejtor i RTVSH, është një certifikim zyrtar dhe në mos gaboj, i pari i gjykatës më të lartë evropiane të të drejtave të njeriut që përballet me veprimtarinë e SPAK, duke e rrëzuar atë.

Pretencën e SPAK, se nuk ka guxuar asnjë shkallë që GJKKO dhe Gjykata e Lartë ta rrëzojnë për shkak të “opinionit publik”, siç shpjegoheshin në tavolina, e ka rrëzuar gjykata më e lartë evropiane.

Prokurori i çështjes ka qenë Dolereza Musabelliu. Gjyqtarë të çështjes kanë qenë Erjon Çela, Irena Gjoka dhe i mirënjohuri Erjon Bani.

Thoma Gëllçi u mbajt në paraburgim te 313, bashkë me kriminelë ordinerë në dhoma me katër vetë për më shumë se një vit, dhe nuk di nëse ka shpëtuar nga depresioni, për një krim që nuk ekziston, edhe pse çështja po vazhdon të gjykohet në Gjykatën e Lartë. Ai sot ka fituar vetëm të drejtën, si i dënuar padrejtësisht me paraburgim.

Tani, në këtë debat për paraburgimet, ku sot janë të përfshirë edhe 5 pedagogë të paraburgosur në Kamëz, duhet të vendosim një standard. Në këtë debat nuk mund të përgjigjesh me shifra dhe përqindje, por me raste të drejtësisë dhe raste padrejtësie. Parimi i drejtësisë është më mirë një i fajshëm i lirë se sa një i pafajshëm në burg.

SPAK thotë me krenari se vetëm 40% e rasteve kemi paraburgosur, por rasti i parë që ju gjykua nga të paraburgosurit i doli i gabuar.

Tani, kush mban përgjegjësi për dramën e Thoma Gëllçit dhe kush do të mbaj përgjegjësi për dhjetëra raste të tjera që do të dalin arrestime të gabuara në të ardhmen, kur çështjet të zbarkohen të gjitha në Strasburg?

Kush mendon se në Strasburg quhet normale që të arrestohesh një herë dhe pastaj të gjesh prova, mund të jetë përndjekës, por jo prokuror.

Kush mendon se në Strasburg quhet normale që në seancën paraprake, kur fut njerëz në burg, mund t’i thuash personit nën hetim, “e di ti ç’bëj unë”, “ndyrësirë”, “gënjeshtar patologjik”, “i pistë” etj., duhet të jetë gangster lagjeje, por jo prokuror.

Kush mendon se mund të intimidojë dëshmitarë, duke gërmuar në jetën e tyre private për t’i detyruar të bëjnë deklarime të rreme, nuk janë njerëz të drejtësisë, por perversë.

Dhe të gjitha çfarë këta kanë bërë në procesin e hetimit do të shkojnë një ditë në Strasburg dhe nuk do të dalin para syve të shqiptarëve, këta që kapardisin se po bëjnë fushata ndëshkimore kundër korrupsionit, duke ua hedhur “faktet” si ushqim për qentë e turmave, me detaje nga jeta e tyre private apo pasuritë e tyre, të cilat automatikisht konsiderohen krim.

Nëshkimi i korrupsionit duhet të çojë shoqërinë tonë tek kultura antikorrupsion dhe krijimi i një distance të administratës larg nga korrupsioni, jo krijimi i gjyqeve popullore, se ato i kemi pasur më të mirat në botë në kohë të komunizmit.

Rrasti i Thoma Gëllçit është i pari ballafaqim me drejtësinë e re sipas standardeve perëndimore, dhe drejtësia jonë ka mbetur në klasë. Përtej kësaj, Thoma Gëllçi mbeti për shkak të arrogancës së saj në burg, dhe dhjetëra të tjerë zyrtarë të mesëm dhe të lartë, pedagogë apo ekspertë, i kanë kaluar nëpër SPAK dhe Gjykatë me masa sigurie, si të burgosur apo detyrim paraqitjeje për çështje që në fund mund të rezultojnë fiasko.

Dhe ky është një bilanc lufte i panevojshëm i drejtësisë së re. Pandëshkueshmëria ndaj korrupsionit në Shqipëri është një plagë e rëndë, por kjo nuk shërohet me dënime propagandistike dhe spektakle burgosjeje, por me vendosjen e standardeve të larta të hetimit, të njëjta për të gjithë, dhe me prioritetet që duhet të ketë politika penale, në një vend që ka filluar të formalizohet pas vitit 2008. Gjithë të tjerat, pastaj, kthehen në gjueti shtrigash dhe në shkatërrim të jetëve njerëzore, të cilat nuk kanë çmim për t’u paguar.

Next Post
Zgjedhjet e 11 maji/ KQZ: Rregullatori miraton përdorimin e Pajisjeve Elektronike të Identifikimit

Zgjedhjet e 11 maji/ KQZ: Rregullatori miraton përdorimin e Pajisjeve Elektronike të Identifikimit

Comments 2

  1. Zeno Kadriu says:
    12 months ago

    Rasti i Erion Velisë, pa asnjë provë, demaskon aftesinë profesionale të SPAK-ut.
    Rasti Gëllçi, është poshterim i SPAK- ut, që u mirëprit me pathos e entuziasëm nga ky popull.
    U la në harresë 21 janari dhe Gërdeci.
    Të gjitha kanë një emërues = quhet Altin Dumani.
    Po vepron Me metoda të Sigurimit të Shtetit, në kohën e Koçi Xoxes, ku njerëzia arrestoheshin vetëm me opinione, pa prova, duke falsifikuar proçeset gjyqesore.
    E njejta metodë edhe sot.
    Më mirë pa SPAK dhe pa plepistet injorantë në drejtësi.
    Po merren në qafë njerëzit. Familjet. Traumatizohen femijët.
    Turp për PS që na solli në këtë ditë me pisat e SPAK dhe këtë mut drejtësie.

    Reply
  2. L.Xh says:
    12 months ago

    I drejtohem, drejtëpërdrejtë Kryeministrit Rama, duke i thënë që, bëre mirë që VENDOSE drejtësinë e re. Në se nuk ke FUQI të ndalosh ARRESTIMET e paligjshme nga Spurdhjakistet e SPAK, atehere e gjithë kjo punë e medemek drejtësisë së pavarur, do t’ju këthehet në bumerang, duke e detyruar popullin, të këthehet kunder jush personalisht, që ju kanë besuar deri në verbëri, vetëm e vetëm që ky vënd të bëhet.
    Duhet tepër, tepër urgjenncë, në ndalimin e hordhisë Dumaniste.
    Shiko ç’po bën me Bujqesorin.
    Turp.
    Me shumë respekt.

    Reply

Leave a Reply to Zeno Kadriu Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

February 16, 2026

Berisha vijon akuzat: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të më hetonin mua dhe mbesat para lindjes

February 16, 2026
Akuzohet se vodhi shuma të mëdha parash, lihet në burg menaxheri i kompanisë private

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar, rekord historik

February 16, 2026
Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

February 16, 2026
30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

February 16, 2026
Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

February 16, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

February 16, 2026
Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Balluku ma dorëzoi tre herë dorëheqjen, por ia refuzova”, Rama: Vendimet tona janë sovrane, s’ka prokuror e gjykatës që t’i vërë në diskutim

February 16, 2026
24 masat e sigurisë te UBT, Rama: Universiteti në kthesë historike, s’ka asnjë arsye për këtë lloj goditje

“Në Kushtetuese kanë bllokim në tru…”, Për Ballukun morën vendim politk për të mbajtur ekuilibrat…

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In