• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thirrjet politike të Nishanit në urimin e Vitit të Ri: Zgjedhjet të jenë të lira, vendit t’i hiqet njolla e kanabisit

by Java News
31/12/2016 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu si çdo vit, Presidenti Bujar Nishani ka uruar të gjithë shqiptarët për natën e ndërrimit të viteve, por ndryshe nga herët e tjera, dozat e mesazheve politike kanë qenë më të larta. Fillimisht me thirrjen për një marrëveshje politike mes palëve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe pa shit-blerje votash.

“Është koha për një marrëveshje politike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, është koha ta mbyllim një herë e përgjithmonë kapitullin e shitblerjes së votës, e kërcënimit të votuesit me bukën e përditshme; Është koha të garojnë alternativat politike-ekonomike për t’i siguruar vendit një qeverisje më të mirë, për të rikthyer besimin tek politika, për të rikthyer shpresën tek qytetarët që vazhdojnë të largohen në masë”, shprehet ai.

Presidenti nuk harron t’i drejtohet gjithashtu edhe policisë, prokurorisë dhe shërbimit të inteligjencës, që sipas tij, me punë të përbashkët duhet t’i heqin Shqipërisë, barrën e damkës si vendi i kanabisit.

“Ky fenomen dhe mosluftimi i tij përbëjnë kërcënimin më të madh për të ardhmen e shoqërisë sonë. Ndaj, si qytetar shqiptar, si prind, që dua ta shoh, sikurse të gjithë ju, të ardhmen e fëmijëve të mi në këtë vend, gjej rastin t’i jap sërish zë këtij shqetësimi dhe të sensibilizoj opinionin publik mbi kërcënimin real të këtij fenomeni, aq më tepër në këtë vit zgjedhor. Vështirësitë ekonomike, problemet dhe dramat e qytetarëve le të jenë një apel i ri për vendimarrësit, për drejtuesit e institucioneve dhe për politikanët në veçanti për të bërë atë që presin shqiptarët prej tyre. Urimi im është që Viti 2017 të shënojë një kthesë të fortë e pozitive në gjithë politikëbërjen në vend për të kapur kohën e humbur, për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, për mirëqenien, dinjitetin dhe sigurinë e gjithë qytetarëve”, shprehet Nishani./java/a.k

Të dashur bashkëqytetarë,
Të dashur bashkëkombas kudo ndodheni,
Motra dhe vëllezër,
Mirëmbrëma të gjithëve!

Erdhëm në fundin e një viti tjetër, që na mbledh me njëri-tjetrin në vatrat familjare, siç është traditë tashmë, në një mbrëmje të veçantë reflektimi, gëzimi, ëndërrimi për nesër.

Kjo është festa e përbotshme e ndërrimit të viteve, e kapërcimit nga një fund në një fillim, e nisjes së re të gjithsecilit në rrugën e mrekullueshme të jetës, pavarësisht pengesave dhe vështirësive.

Në këtë festë të madhe, në këtë botë të madhe, ne jemi Shqipëria, ne jemi shqiptarët, një popull jo shumë i madh në numër, por nga më të vjetrit, që ka lindur dhe dëshiron të jetë përgjithmonë pjesë e familjes euro-atlantike.

Sonte është nata e miliona urimeve për një vit më të mirë, më të mbarë, më të begatë, për të gjithë shqiptarët në të katër anët e globit.

Motra dhe vëllezër,

Ndihem vërtet shumë i nderuar dhe i emocionuar pa dyshim dhe do të doja t’ju uroja një për një, në cilësinë e Presidentit të Republikës, në emër të shtetit shqiptar!

Në pamundësi, me lejoni të veçoj, apo më saktë, t’ju ftoj të bashkojmë urimin tonë të përbashkët, nga thellësia e shpirtit, për disa grupe apo individë që na ftojnë për kujdesje dhe solidaritet më shumë se të tjerët.

Urimin e parë e kam për fëmijët, bukuria e shtëpive tona, shpresa e së ardhmes sonë: Gëzuar të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, t’i kemi me jetë, të bukur, të shëndetshëm, të qeshur, të lumtur, plot dritë si e ardhmja që ëndërrojmë të ndërtojmë!

Urimi ynë për një vit më të mirë dhe më të gëzueshëm shkon për ato familje që sot u mungojnë të afërmit e tyre, për jetimët, për fëmijët dhe familjet e të gjithë të rënëve në krye të detyrës.

Një urim të veçantë për të gjithë ata bashkatdhetarë, të cilët, për një arsye apo një tjetër, nuk janë pranë familjeve të tyre sonte, nuk festojnë në vatrat e ngrohta familjare. Kam parasysh të sëmurët në spitale. Kam parasysh të gjithë ata që kjo natë i gjen në krye të detyrës – mjekët, infermierët, forcat e rendit, punonjës të sektorëve të tjerë – duke qenë se vendi ka nevojë çdo çast për rend dhe shërbime.

Si gjithnjë le t’i japim rrugë urimit të veçantë, në emër të mbarë shqiptarëve, për forcat tona ushtarake në Afganistan dhe kudo tjetër ata shërbejnë e që mbajnë lart flamurin tonë kombëtar kuq e zi në përpjekjen e madhe botërore për paqe, rend, siguri e përparim.

Të gjithëve dua t’u them: të afërmit tuaj janë me ju sonte! Shqipëria është me ju, unë jam me ju. Gëzuar!

Motra dhe vëllezër,

Viti 2016 që po lëmë pas, veç vështirësive, ka shënuar edhe disa ngjarje historike për Shqipërinë dhe shqiptarët, që sonte i kujtojmë.

Dua ta filloj me një nga ngjarjet më gjithëpërfshirëse, siç ishte pjesëmarrja për herë të parë e ekipit tonë kombëtar të futbollit në Kampionatin Evropian, që u zhvillua në Francë. Ishte vërtet mbresëlënëse ajo që pamë në fushën e lojës dhe jashtë saj. Lojtarët e kombëtares dhe tifozeria jonë e jashtëzakonshme e transformuan muajin qershor në një muaj feste për të gjithë kombin duke i transmetuar mbarë globit fytyrën tonë të vërtetë, bukurinë e popullit shqiptar.

Më 22 korrik, Parlamenti i Republikës së Shqipërisë, miratoi konsensualisht Reformën Kushtetuese në Drejtësi, duke i hapur rrugë një ndryshimi thelbësor në sistemin tonë të drejtësisë, por dhe në tërësi marrëdhënieve mes tre pushteteve, atij Legjislativ, Ekzekutiv dhe Gjyqësor.

Viti 2017 duhet të jetë viti që kjo reformë të fillojë të flasë me vepra.

Më 4 shtator, u zhvillua në Vatikan ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës, kësaj gruaje të rrallë të njerëzimit, e cila i përkiste Shqipërisë nga gjaku dhe origjina.

Dy muaj më pas, më 5 nëntor, po në Vatikan, Papa Françesku, me urtësinë dhe lartësinë e misionit të tij të shenjtë, lumturoi 38 martirët e ekzekutuar gjatë regjimit komunist.

Këto janë ngjarje të mëdha për memorien tonë kolektive. Midis këtyre ngjarjeve kulmore ka plot ngjarje të tjera kuptimplotë që kanë shënuar vitin që po lëmë pas.

Të dashur bashkëqytetarë,

Hapja e Negociatave për anëtarësim do kish qenë një moment kulmor gëzimi në epilogun e këtij viti, e megjithatë ky vendim i Këshillit Evropian na ndërgjegjëson edhe më shumë se kemi ende shumë punë për të bërë dhe shumë sfida për t’u përballur.

Rezultatet konkrete me Reformën në Sistemin e Drejtësisë, në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, në përmirësimin dhe qëndrueshmërinë e administratës shtetërore, në respektimin e të drejtave të njeriut, por mbi të gjitha, në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme përbëjnë sprovën tonë të madhe.

Zgjedhjet e 18 qershorit të ardhshëm përbëjnë një moment vendimtar për demokracinë tonë. Standardi i këtyre zgjedhjeve është kriteri kryesor për një mundësi që të shkojmë më përpara në përmirësimin e jetës sonë të përditshme. Shqiptarët meritojnë dhe presin t’u garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndaj kam dhe një apel të sinqertë, mbi të gjitha për liderët politikë.

Është koha për një marrëveshje politike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, është koha ta mbyllim një herë e përgjithmonë kapitullin e shitblerjes së votës, e kërcënimit të votuesit me bukën e përditshme;

Është koha të garojnë alternativat politike-ekonomike për t’i sigururar vendit një qeverisje më të mirë, për të rikthyer besimin tek politika, për të rikthyer shpresën tek qytetarët që vazhdojnë të largohen në masë.

Dua gjithashtu t’u përcjell një apel në cilësinë e Presidentit të Republikës të gjithë drejtuesve dhe përfaqësuesve të agjensive ligjzbatuese, Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Shërbimeve Inteligjente, partnerëve tanë ndërkombëtarë, shoqërisë civile, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë.

Viti 2016 është një njollë e zezë për sa i përket kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Shqipëri. Ky fenomen dhe mosluftimi i tij përbëjnë kërcënimin më të madh për të ardhmen e shoqërisë sonë.

Ndaj, si qytetar shqiptar, si prind, që dua ta shoh, sikurse të gjithë ju, të ardhmen e fëmijëve të mi në këtë vend, gjej rastin t’i jap sërish zë këtij shqetësimi dhe të sensibilizoj opinionin publik mbi kërcënimin real të këtij fenomeni, aq më tepër në këtë vit zgjedhor.

Vështirësitë ekonomike, problemet dhe dramat e qytetarëve le të jenë një apel i ri për vendimarrësit, për drejtuesit e institucioneve dhe për politikanët në veçanti për të bërë atë që presin shqiptarët prej tyre.

Urimi im është që Viti 2017 të shënojë një kthesë të fortë e pozitive në gjithë politikëbërjen në vend për të kapur kohën e humbur, për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, për mirëqenien, dinjitetin dhe sigurinë e gjithë qytetarëve.

Të dashur bashkëqytetarë,

Tani numërimi mbrapsht i minutave ka filluar. Të gjithë ju po bëheni gati të takoni gotat dhe të shkëmbeni përqafimet e momentit të ndërrimit të viteve.

Më lejoni t’ju uroj nga zemra të gjithëve: Gëzuar Vitin e Ri 2017!

Qoftë një vit i mbarë e i begatë për ju, familjen tuaj, të afërmit e miqtë tuaj, një vit i mbushur me më shumë dashuri, përkushtim dhe solidaritet në familjet tona, në shoqërinë tonë, në Shqipërinë tonë!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

Gëzuar!

Next Post
Strehimi i kryeministrit kuisling të 44’… Historia e rrallë mes Enver Hoxhës, Myslym Pezës dhe Ibrahim Bej Biçakut

Strehimi i kryeministrit kuisling të 44'... Historia e rrallë mes Enver Hoxhës, Myslym Pezës dhe Ibrahim Bej Biçakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

“Ndoshta nuk do të ecin kurrë”, këngëtarja rrëfen diagnozën e rrallë të vajzave binjake

January 4, 2026
Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, zyrtarët e lartë venezuelas: Qeveria qëndron e bashkuar!

January 4, 2026
“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

January 4, 2026
Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

Kina kërkon lirimin e Maduros, Këshilli i Sigurimit i OKB do të mbajë mbledhje urgjente

January 4, 2026
Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

Asllani ndjek fitoren e Torinos nga stoli, Ismajli vendimtar me asist

January 4, 2026
Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

Librashitësi i fundit i Gazës: I dogjëm librat për t’u ngrohur, por kultura mbetet

January 4, 2026
Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë

January 4, 2026
Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

Kush është gjyqtari ‘i hekurt’ që do të vendosë fatin e Nicolas Maduros në New Jork

January 4, 2026
Përjashtimet në PD/ Hila: Alibeaj tregoi se si do të qeveriset fraksioni i Bashës!

Pse gëzon Tirana më shumë se Karakasi?

January 4, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Paqartësi për të ardhmen e Venezuelës, Rubio: SHBA do të vendosë karantinë ushtarake

January 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In