Gjatë një interviste në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga, Klosi u shpreh se Basha nuk ndërmerr veprime apo nuk bënë deklarata të tilla pa marrë miratim e Sali Berishës.
“Nuk është se po hesht, mbrapa Bashës unë konsiderojë Berishën, nuk i thotë këto gjëra pa marrë miratimin e tij. Ai e quajti revolucion dhe ky është me dhunë. I shtoi një demokratik që nuk ka kuptim. Nuk del vetë se e di që janë pak me zarar”, u shpreh Klosi.
Protestën e Partisë Demoratike vetëm 4 muaj para zgjedhjeve, Klosi e komenton si një formë e zgjedhur nga Basha për të justifikuar faktin që ai nuk ka bërë asgjë në këto katër vjet si dhe për të ndezur elektoratin e PD. Ai shprehet se kjo forcë politike e ka mbaruar ciklin e saj.
“Dy qëllime ka protesta: Për t’i dhënë pak zjarr elektoratit të vet, më shumë militantët. Kam parë zyrat që janë lyer dhe s’i pashë një herë të hapura, janë në letargji. Për mua e bëri ciklin e saj. Nuk ka mbështetje, nuk ka motivim. Me Berishën mori përsipër të ndërronte qeverinë, të përmbyste komunizmin. Ndodhi në lindje rrëzimi i komunizmit, dhe duke marrë parasysh efektin domino ndodhi edhe këtu. Erdhi në pushtet për shkak të gabimeve të socialistëve. Dështuan rëndë në zgjedhjet e mëparshme” tha Klosi.
Gjatë interviatës në Report TV, Klosi ka komentuar edhe koalicionin PS dhe LSI duke u shprehur se ai do të vazhdojë pasi është në interes të të dyja partive.
“PS kërkon një siguri për të vazhduar këto Reforma. Këto Reforma ka qenë me kosto dhe PS e ka të domosdoshme. Edhe protesta ta pengojë Reformën se janë trembur. Më të rëndësishme reforma se ka 5 apo 7 ministri. Nuk ka shumë rëndësi të madhe kjo për popullin. LSI nuk i ka hesap. Ajo përfiton gjithashtu. Ndarjet brenda koalicionit bëhen për partitë e vogla. Për interesa të përbashkëta”, tha ish- kreu i SHISH Fatos Klosi.
Intervista e plotë
Do ta cilësoni thirrjen e Bashës për dhunë, element të çështjes penale?
Formalisht ka. Një kreu i grupit i bën thirrje popullit. Të bëj thirrje të tilla mua më duket e rëndë. Si nuk e marrin ne seriozisht, se marrin ata.
Jo Prokuroria e ka marrë..
Jo se po ta kishte marrë do e kishte thirrur në Polici.
A mund ta bënte Policia këtë veprim që duke marrë shkas nga historia është shumë i të vështirë?
Nuk është aq e vështirë. E kanë bërë borxh disa prej tyre. Nuk jam për ta thirrur kot një kryetar të opozitës në polici. Mesa duket nuk e kanë marrë seriozisht deklaratën e Bashës.
Duhet policia ta kishte marrë në pyetje?
Të bësh ato deklarata, unë e quaj thirrje zyrtare. Si është e mundur. Në cilin shtet bëhet kjo gjë. Ai po trash zërin se nuk di ç’të bëj gjë tjetër. I kaluan 4 vjet dhe s’bëri asgjë. Të paktën kështu ai komentohet, siç po bëjmë ne. Nëse nuk kishte bërë protestën s’do komentohej.
A janë të kërcënuara rendi publik dhe siguria e vendit?
Sigurisht. Në atë mitingun ka plot njerëz që mund t’i marrin seriozisht. Nuk është shumë e vështirë të bësh gjëra të tilla, një vepër që mund të përfundojë edhe në krim, të vritet dikush, të plagoset dikush. Në këtë situatë mua më duket absurde. Nëse nuk di gjë tjetër, të mbyll gojën. Nuk duhet të motivojë njerëzit në këtë formë. Nuk e di çfarë mund të bëjnë ata njerëz, kujt mund t’i drejtoheshin. Basha njerëzit e familjes nuk e ka këtu, e ka më të lehtë. E quan veten më të sigurt se të tjerët.
Si e shpjegoni që nuk ka një reagim nga Rama?
As ai nuk e ka marrë shumë seriozisht. Këto janë thirrje dëshpërimi të tij. 3-4 muaj para zgjedhjeve ngaqë s’ka bërë asgjë.
Berisha duket sikur është në rolin e vëzhguesit dhe nuk ka bërë koment mbi këto deklarata. Pse po hesht Berisha?
Nuk është se po hesht, mbrapa Bashës unë konsiderojë Berishën, nuk i thotë këto gjëra pa marrë miratimin e tij. Ai e quajti revolucion dhe ky është me dhunë. I shtoi një demokratik që nuk ka kuptim. Nuk del vetë se e di që janë pak me zarar.
Berishën e merrni seriozisht?
Sigurisht, ka më shumë eksperiencë, por ai është më i kujdesshëm në deklarata të tilla.
Palët duket se janë shumë larg njëra tjetrës. Njëra kërkon qeveri teknike, tjetra nuk pranon absolutisht A mund të ketë një përplasje mes tyre?
Nuk po ndodh asgjë ndryshe.
Nuk mund të vazhdojë përjetësisht kjo protestë…
Kur të fillojnë zgjedhjet do zënë mend. Nuk bëhen thirrje të tilla para zgjedhjeve. Ça po shikon konkretisht para se të ndodhin zgjedhjet. Nuk është aq kollaj që nuk blihen kështu votat e shqiptarëve. Edhe listat e deputetëve do të hartohen më me kujdes. PD nuk ka gjë në trastë. Është më shumë propagandë se ça do të ndodh në procesin zgjedhor sesa këtu po bëhet hataja.
Cili është qëllimi i PD për protestën sipas jush?
Dy qëllime: Për t’i dhënë pak zjarr elektoratit të vet, më shumë militantët. Kam parë zyrat që janë lyer dhe s’i pashë një herë të hapura, janë në letargji. Për mua e bëri ciklin e saj. Nuk ka mbështetje, nuk ka motivim. Me Berishën mori përsipër të ndërronte qeverinë, të përmbyste komunizmin. Ndodhi në lindje rrëzimi i komunizmit, dhe duke marrë parasysh efektin domino ndodhi edhe këtu. Erdhi në pushtet për shkak të gabimeve të socialistëve. Dështuan rëndë në zgjedhjet e mëparshme. Unë nuk e di ça ka mbetur, ça mund të bëj. 8 vite ishte ai në pushtet? Nuk ka bërë ndonjë Reformë, tani po bëhen nga Rama. Ça kanë bërë? E sotmja rrjedhim i së kaluar. 18 shkurti jo aq e madhe sa pritej. Dhe qëllimi tjetër sipas mendimit tim është të justifikohet, se do t’i kërkojnë llogari brenda partisë.
Si e gjen mazhorancën kjo protestë? PS-LSI i ka bashkuar protesta?
Jo. Asnjë nga partitë nuk e ka marrë shumë seriozisht. Meta ka mbajtur të njëjtin qëndrim që pritej ndërsa PS nuk e ka në mendje fare protestën.
Thirrja e Berishës për LSI që të bashkohen sërish…
Nuk ka asnjë shans. Bashkëpunimi PS-LSI ka funksionuar me problemet e veta. Ata janë pjesë e taktikave të tyre. Këto 4 vjet tregua që bashkëpunimi funksionon. Para zgjedhjeve nga këto taktika normale.
Do të vijojë koalicioni sipas mendimit tuaj?
Do hyjnë bashkë në zgjedhje.
Pse?
Është më e arsyeshme. PS kërkon një siguri për të vazhduar këto Reforma. Këto Reforma ka qenë me kosto dhe PS e ka të domosdoshme. Edhe protesta ta pengojë Reformën se janë trembur. Më të rëndësishme reforma se ka 5 apo 7 ministri. Nuk ka shumë rëndësi të madhe kjo për popullin. LSI nuk i ka hesap. Ajo përfiton gjithashtu. Ndarjet brenda koalicionit bëhen për partitë e vogla. Për interesa të përbashkëta.
Ministrat e LSI duket sikur ka përplasje, mes atyre të PS…Deklarata e Manjanit për dashnoret që e ka marrë nga Shërbimet Ndërkombëtare?
Mundet. Shërbimet partnere mund të bëjnë çdo gjë. I njohin edhe jetën më të errët. Ajo që thuhet, po përdoren shumë shërbimet partneret. Nuk flasin nga kushdo.
E quani blof nga Manjani?
Jo, por më duket e paarsyeshme që të jetë kështu. Unë nuk e besojë që këto materiale t’u besohen këtyre njerëzve. Ta thoshte kur ishte në detyre, jo kur të largohej.
Është dhe Koka… Pse bëhen këto?
Janë taktikë para zgjedhore.
Mua si qytetarë nuk më vjen mirë me këto akuza…
Duhet të mësohemi. LSI kur filluan të prishen me PD dolën plot llafe. Nuk janë normale.
Kemi Ramën që flet për Vettingun, nga ana tjetër kemi Vasilin që shkruan kundër Vettingut…
Nuk është një luftë e vërtetë. Unë kështu mendojë.
Rreziku rus në Ballkani dhe mungesë të vëmendjen nga SHBA. A ka rrezik Ballkani?
Duhet të përkufizojmë çfarë është rreziku. Nuk çuditemi që rusët kanë interesa në Ballkan. Ne jemi në NATO që praktikisht përballet me rusët. Rusët janë më mirë, po investojnë në ushtri, ajo sot është një vend i fuqishëm që po kërkon të quhet si më parë superfuqi. Putin e ka këtë ambicie. Ne me NATON, e quajmë jo armik por kundërshtar. Na takon të jemi të vëmendshëm. Ai e ka bërë këtë deklaratë për të tërhequr vëmendjen. Sllavët janë më afër rusëve sesa Ballkanit. Thirrja e kryeministrit më duket e drejtë. Rama ka qenë gjithmonë i guximshëm në këto deklarata. I ka kërkuar ndihmë edhe për drogën, krimin se nuk e bëjmë dot vetë.
SHISH kur flasim për rusët. Sa janë të përfshirë ata? Sa rrezik ka për Shqipërinë?
Ne jemi pjesë e NATOS, dhe ata janë të fuqishëm për sa i përket ushtrisë. Ekspasioni ekonomit, me interesa ruse unë nuk e quaj që është rrezik.
A ka pasur përplasjet shërbimesh njëra- tjetrën?
Ne i ndiqnim agjentët e rusëve. I ndjekim të tërë. Është bërë normale. Kur deklaroje, më pas vendi i tërhiqte. Ne rusët i quanim pak larg, por ka qenë një listë.
Maqedonia duket se arriti marrëveshjen për të mirën e shqiptarëve…
Marrëveshje një marrëveshje për të kaluar kanalit partia social demokratëve, i mori firmat e shqiptarëve. Ata thonë i përkrahim por mos na quani bashkëpunëtorë. Një zgjidhje nga e keqja. Nuk i besoj shumë këtyre zgjidhjeve të domosdoshme. Sapo bie kjo nevojë ato shkrihen, nuk janë marrëveshje serioze, siç menduam ne se do të ishte marrëveshje e Ohrit, por nuk funksionoi. Tani kjo marrëveshje e fundit është për shkak të nevojës për të pasur një qeveri. U bën dhe nuk u futën në qeveri, sa për të mos lënë vendin pa qeveri, por nuk jemi pjesëmarrës. Maqedonasit nuk e kanë pasur kurrë që ta mbajnë fjalët për shqiptarët.
Maqedonia më e vogël në popullsi, pse qeveristë nuk ushtruan presionin e duhur?
Ne kemi parë më shumë problemet tona. Është e gabuar.
Kush mund të fitojë më shumë nga këto zgjedhje?
PD është jashtë loje, e shikojë garën mes PS dhe LSI.
Kush mund të rritet më shumë nga të dyja?
Uroj që të dyja që të mos ketë gara kë duan më shumë dhe kë jo.