• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rusia dhe Kina vendosin veton në OKB kundër rezolutës që ndëshkon Assadin për armët kimike

by Java News
28/02/2017 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia dhe Kina kanë bllokuar një tjetër rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjatë kësaj të marte, të mbështetur nga administrata e presidentit Trump, që synonte të ndëshkonte qeverinë siriane për përdorimin e armëve kimike.

Vetoja ruse ndaj rezolutës, në votimin e panelit prej 15 anëtarësh, ishte edhe përplasja e parë publike në Këshillin e Sigurimit mes Kremlinit dhe administratës “Trump”, që iu bashkua aleatëve europianë në mbështetje të rezolutës. Vota tregoi edhe njëherë përçarjen e thellë mes Uashingtonit dhe Moskës, pavarësisht premtimeve të Trumpit për të përmirësuar marrëdhëniet.

Rezultati i votimit ishte 9 pro dhe 3 kundër, përfshi këtu Rusinë dhe Kinën, që të dyja anëtare të përhershme të këshillit me të drejtë vetoje, si dhe Bolivia, një vend jo i përhershëm. Ndërkohë, tri vende të tjera jo të përhershme, si Egjipti, Etiopia dhe Kazakistani, abstenuan.

Rusia kishte sinjalizuar më herët se do të vendoste veton ndaj rezolutës që parashikonte ndëshkime ndaj qeverisë së presidentit Bashar al-Assad të Sirisë. Kjo ishte vetoja e 7 e përdorur nga Kremlini në Këshillin e Sigurimit në mbrojtje të Assadit në luftën civile siriane, tashmë thuajse gjashtëvjeçare.

Ambasadorja amerikane, Nikki R. Haley akuzoi Rusinë se po vendoste “miqtë e saj në regjimin e Assadit” mbi interesat globale të sigurisë.

“Kjo është një ditë e zymtë për Këshillin e Sigurimit, sidomos kur shtete anëtare të tij nxjerrin justifikime për vende të tjera që vrasin popullin e tyre”, tha ajo në një nga dhomat e këshillit pas votimit.

Rezoluta e propozuar nga Britania dhe Franca prej disa muajsh dhe e miratuar nga Shtetet e Bashkuara javën e kaluar, do të vendoste sanksione ndaj një grushti zyrtarësh ushtarakë sirianë, si dhe ndaj entiteteve të tjera që kanë hedhur fuçi bombash të mbushura me klorin mbi zonat e kontrolluara nga rebelët në të paktën 3 raste në vitet 2014 dhe 2015, sipas një paneli të Kombeve të Bashkuara.tch/a.k

Next Post
“S’kam qenë ndonjëherë në Angli”, Shqiptari që vrau çiftin britanik, shpik një tjetër justifikim

"S'kam qenë ndonjëherë në Angli", Shqiptari që vrau çiftin britanik, shpik një tjetër justifikim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur protesta kërkon imunitet nga humori

Kur protesta kërkon imunitet nga humori

October 6, 2026
Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

October 6, 2026
Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

October 6, 2026
E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

October 6, 2026
Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

Siguria ushqimore/ Ministri Salla në Kuvend: 68 mijë kontrolle dhe 95 mostra jokonforme

October 6, 2026
Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

October 6, 2026
“Jo në emrin tim”, sërish protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

“Jo në emrin tim”, sërish protestë para Kuvendit të Kosovës, kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

October 6, 2026
Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Kush i ushtron kompetencat e Presidentit nëse nuk zgjidhet pasuesi?

Haxhiu i drejtohet Kushtetueses: Kush i ushtron kompetencat e Presidentit nëse nuk zgjidhet pasuesi?

October 6, 2026
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq Elvis Shkambin, xhaxhain e tij dhe rojën e Apelit

October 6, 2026
Mesazhi i Veliajt me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

Mesazhi i Veliajt me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com