• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Thirrje për ata që s’duan të kthehen nga Siria”/ Ghorayeb: Ne do t’ju ndihmojmë! Eva Dumani ka bllokuar përpjekjet tona

by Java News
31/07/2021 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marc Ghorayeb këshilltari jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme në një intervistë për të dërguarin e Top Channel në Liban Muhamed Veliu thotë se ka edhe gra shqiptare që nuk duan të ikin nga ferri i kampeve në Siri.

Ai flet edhe për historinë e Eva Dumanit vëllai i së cilës  Endri u shpëtua dhe u kthye në Tetor të vitit 2020.

 “Askush nuk mund të duartrokasë i vetëm për këtë. Unë kam koordinuar duke pasur mbështetjen e kryeministrit Rama çdo ditë sikurse atë të ministrit Bledi Çuçi i cili ka shpenzuar shumë kohë për këtë dhe kishte besim tek unë. Qeveria Shqiptare, kryeministri Edi Rama dhe ministri Çuçi kanë një ndihmë të jashtëzakonshme për tu koordinuar që kjo të ndodhë në marrjen e këtyre fëmijëve dhe grave. Ky është operacioni ynë i tretë. I pari dhe i dyti ishin të vështirë por ky i treti akoma më i vështirë.

Vështirësia më e madhe ka të bëjë me anën logjistike e më konkretisht transportin kjo si pasojë e konfliktit të brendshëm në territorin sirian. Në një situatë të tillë ju duhet të gjeni balancën dhe për këtë është kujdesur gjenerali Abas Ibrahimi cili ishte balancuesi dhe arsyetuesi i këtij rasti. Është operacioni më i vështirë dhe nga ana tjetër më i forti ndërmarrë deri më tani. Është e vështirë”, tha Ghorayeb.

“Unë dua tu them familjeve të atyre që nuk janë nxjerrë ende nga kampet e Sirisë se unë jam këtu për ti ndihmuar. E  vlerësoj gadishmërinë e tyre për të pranuar të afërmit që zgjodhën të luftojnë e jetojnë në shtetin e ISIS. Shumica e atyre që kemi takuar në kamp ishin të kënaqur me situatën ku janë dhe nuk duan të kthehen në Shqipëri. E them ndershmërisht. Nuk duan të kthehen. Një nga ata është edhe Eva Dumani. Dua ti them dajës së saj, se më vjen keq pasi ju premtova ta sjell siç bëra me Endrin që ishte e vështirë.  Por shumë shpejt do të tregoj komunikimet që ne kemi pasur me Evën e cila ka bllokuar gjithmonë përpjekjet tona duke ma thënë se është mirë atje ku është dhe nuk do të kthehet. Më vjen keq ta them por ne po shpëtojmë shumë gra dhe fëmijë që duan të kthehen.  Ne do të kemi një operacion të katërt dhe do të përpiqemi përsëri ta marrim edhe Evën. Unë shpresoj shumë”, deklaroi Marc Ghorayeb për Top Channel.

/m.j

Next Post
Shtohet frika ndaj rrezikut të varianteve të reja të corona virusit

Shtohet frika ndaj rrezikut të varianteve të reja të corona virusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët shkrumbojnë makinën në mes të Fierit, nuk ka të lënduar! Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Flakët shkrumbojnë makinën në mes të Fierit, nuk ka të lënduar! Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

August 7, 2026
VIDEO/ “Armagedon” ferri në Evropë, mbi 500 mijë hektarë të bërë hi nga zjarret këtë verë! Spanja, Franca e Italia më të prekurat, ja harta

VIDEO/ “Armagedon” ferri në Evropë, mbi 500 mijë hektarë të bërë hi nga zjarret këtë verë! Spanja, Franca e Italia më të prekurat, ja harta

August 7, 2026
Dita e 69-të e protestës para Kryeministrisë, përsëri pjesëmarrje e ulët! I kërkojnë Ramës që të mos prekë Zvërnecin e Rrjollin! Ja pamjet me dron (VIDEO)

Dita e 69-të e protestës para Kryeministrisë, përsëri pjesëmarrje e ulët! I kërkojnë Ramës që të mos prekë Zvërnecin e Rrjollin! Ja pamjet me dron (VIDEO)

August 7, 2026
Katastrofë dhe përmbytje apokaliptike në Indi, rreth 100 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm (VIDEO)

Katastrofë dhe përmbytje apokaliptike në Indi, rreth 100 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm (VIDEO)

August 7, 2026
Çmenduri nga Koreja e Veriut, televizioni shtetëror u rekomandon qytetarëve: Hani supë me mish qeni për të luftuar vapën!

Çmenduri nga Koreja e Veriut, televizioni shtetëror u rekomandon qytetarëve: Hani supë me mish qeni për të luftuar vapën!

August 7, 2026
Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

August 7, 2026
Zjarri në Plan të Matit shkrumbon 3 shtëpi, rrezikohen dhe dy të tjera, zbulohet shkaku i dyshuar!

Zjarri në Plan të Matit shkrumbon 3 shtëpi, rrezikohen dhe dy të tjera, zbulohet shkaku i dyshuar!

August 7, 2026
Video ‘fake’ e dorëheqjes së kancelarit Merz, autorë grupi i hakerave rusë të lidhur me Kremlinin dhe shërbimin sekret GRU

Video ‘fake’ e dorëheqjes së kancelarit Merz, autorë grupi i hakerave rusë të lidhur me Kremlinin dhe shërbimin sekret GRU

August 7, 2026
Ora luksoze ‘Rolex’ dhe 36 pako me puro, Dogana i sekuestron në hyrje të Portit të Durrësi!

Ora luksoze ‘Rolex’ dhe 36 pako me puro, Dogana i sekuestron në hyrje të Portit të Durrësi!

August 7, 2026
Polemikat për ndeshjen Juventus- Real, reagon FIFA me një propozim

UEFA e do të shkarkuar, por Infantino merr edhe mbështetjen e Konfederatës Afrikane të Futbollit: Ka bërë shumë për sportin tonë!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com