• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtohet frika ndaj rrezikut të varianteve të reja të corona virusit

by Java News
31/07/2021 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Megjithëse nuk pranohet me zë të lartë shkencëtarët e laboratorëve farmakologjikë më në zë të botës po studiojnë në ethe dhe me shqetësim të madh përhapjen e variantit më të fundit të coronavirusit i njohur si « Delta ». Dhe kanë arsye për këtë.

Prekja e njerëzve nga varianti « Delta » është rritur dukshëm në të gjitha vendet e botës. Vetëm brenda 30 ditësh, nga data 26 qershor deri më 26 korrik, infektimi me coronavirusin « Delta » është psh 5 fishuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kaluar nga 11 887 më 26 qershor në 56 635 në 26 korrik ! Kjo ka ngjarë kryesisht te personat që nuk janë vaksinuar akoma.

Por kjo nuk është më e keqja. Virologët në Shtetet e Bashkuara po i ndruhen gjithmonë e më shumë një skenari « katastrofë », që mund të ngjasë jo shumë vonë.

« Vaksinat e deritanishme funksionojnë si duhet dhe na mbrojnë kundër sëmundjeve të rënda që shkaktojnë vdekjen, por ekziston frika se një dalja e një varianti të ri, pas disa mutacioneve biologjike të mundshme, mund t’i bëjë të paefektshme këto vaksina » !

Kështu u shpreh 2 ditë më parë drejtoresha e qëndrës për kontrollimin dhe parandalimin e sëmundjeve, (CDC), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Roshela Valensky.

Ajo pohoi po ashtu se mbartësit e variantit « Delta », qofshin të vaksinuar apo jo, kanë një ngarkesë virale shumë më të lartë, ( dmth mbajnë brenda vetes një sasi shumë më të lartë virusi) se të prekurit nga variantet e tjera. Për më shumë edhe pacientët e vaksinuar mund ta përhapin virusin tek të tjerët, pohuan autoritetet shëndetësore amerikane.

Pikërisht kjo shtrirje dhe përhapje e pazakontë e virusit « Delta » i ka trembur shkencëtarët. Se sa më shumë që përhapet dhe shtohet ky virus, aq më të mëdha janë edhe mundësitë që ai të transformohet në variante të tjera.

Sepse të gjithë viruset ndryshojnë me kalimin e kohës kur ata shumëfishohen brenda një organizmi. Kjo është arsyeja që sot në botë qarkullojnë një numër i pafund variantesh të koronavirusit, çdonjëri prej të cilëve dallohet nga tjetri nga disa ndryshime të vogla në kodin e tij gjenetik.

« Numri i madh i njerëzve të infektuar nga varianti « Delta” përbën një problem të dukshëm, sepse sa më shumë njerëz që infektohen, aq më shumë mundësi ka që ky variant të pasohet nga variante të reja, edhe më të rrezikshme, «  pohon në revistën « Insider », Endrju Read, studiues i evolucionit të sëmundjeve infektive pranë universitetit të shtetit të Pensilvanisë.

Aq më shumë që asnjë tjetër variant i coronavirusit 19 nuk i ka shqeësuar më shumë shkencëtarët se sa « Delta », i cili u diagnostikua për herë të parë në dimrin e këtij viti në Indi. Dhe sot ai është i përhapur në mbarë botën !

Për më tepër studimet e fundit të kryera nga Public Health England kanë dëshmuar se doza e parë e vaksinimit kundër « Delta »-s  është 30 përqind më pak efikase se sa ka qënë kundër varianteve të tjera të coronavirusit 19.

Sipas Endrju Read ekziston rreziku real që varianti « Alfa » i coronavirusit 19 –të, i diagnostikuar së pari në Angli, të kryqëzohet me variantin « Delta » duke krijuar kështu një variant edhe më të rrezikshëm.

Dhe këto nuk janë thjesht hipoteza kobndjellëse. Sipas virologëve një variant i ardhshëm i coronavirusit mund tu shpëtojë efektit të vaksinave, pasi këto të fundit sulmojnë proteinën « spike » të coronavirusit, që gjëndet në sipërfaqen e tij. Por në rast se nga mutacionet e shumta proteina « spike » ndryshon karakteristikat e saj, antikorpet që vaksinat fusin në qelizat e njeriut mund të mos e « njohin » më këtë proteinë dhe kështu nuk e luftojnë dot.

Shkencëtarët i kanë pagëzuar këto variante të mundshme të virusit si « escape mutants » dmth si « ndryshues që i shpëtojnë » mbrojtjes imunitare të organizmit.

Në rast se ky virus vazhdon të përhapet dhe të ndryshojë si deri më tani,  këto «escape mutants » mund t’i kemi fare pranë, pohon nga ana e tij Ravindra Gupta, profesor i mikrobiologjisë pranë universitetit të Kembrixhit.  « Ne nuk gjendemi shumë larg nga virusi që mund t’i shpëtojë çdo vaksine » – pohon i trishtuar ai.

Një skenar i zymtë ky në një kohë që një pjesë e popullsisë ende nuk është e bindur në dobitë dhe domosdoshmërinë e vaksinimit. Po në rast se virusi do të ndryshojë aq shumë saqë vaksinat nuk do të kenë asnjë efekt, si i bëhet atëhere?!

Të vazhdojmë të mbajmë maskat, të pakësojmë kontaktaktet fizike të panevojshme, të lajmë sa më shpesh duart, të ndalohen grumbullimet e njerëzve nëpër stadiume, restorante, kinema etj –  me një fjalë të pakësojmë sa më shumë shtrirjen dhe përhapjen e corona virusit. Nuk ka ardhur ende koha për relax » – këshillojnë specialistët e mbrojtjes së shëndetit të njeriut.

Me sa shihet lufta kundër coronavirusit do të jetë ende shumë e gjatë dhe e vështirë./Tema

 

Next Post
Frika e Metës nga drejtësia e shpallja “non grata” solli sulmin ndaj Sorecës dhe alibinë për “Teatrin”

Budina: Yuri Kim i kërkon Bashës largimin e Berishës nga politika, ta ndalojmë. Palë me mafian qeveritare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In