• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thirrja për armë/ Berisha përjashtohet me 10 ditë, Balla: Prokuroria të veprojë

by Java News
22/04/2016 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Byroja e parlamentit ka vendosur pro kërkesës së deputetëve të PS-së për të përjashtuar deputetin Sali Berisha nga kuvendi me 10 ditë. Në dalje të mbledhjes, nënkryetari i PD-së Edmond Spaho tha se ngjarja u manipulua dhe se vendimi ishte njëhakmarrje ndaj ish kryeministrit Berisha. Ndërkohë që deputeti i PS Taulant Balla tha se me shumicë dërrmuese, 6 me 1, u vendos pëjashtimi i Berishës. Balla tha se në këto 25 vite, tashmë është bërë e dukshme që Berisha nuk ja ka dashur askujt të mirën. Deputeti socialist vuri në dukje se ende opozita nuk ka një qëndrim zyrtar për këtë çështje.

“Duke shfrytëzuar mekanizmin e votës maxhoranca vendosi. Kërkesa është një manipulim i turpshëm. Ju kujtoj qytetarëve shqiptarë se janë të pambrojtur si individë për shkak se kjo maxhorancë është e lidhur ngushtë me krimin e organizuar. Kjo ishte një tentativë e mjerushme për tu hakmarrë ndaj Berishës, i cili ishte i pari që denoncoi kërcënimet ndaj pedagogëve nga ana e Shullazit.”- tha Spaho.

“Me shumicë drastike, 6 me 1, Byroja vendosi për respektimin e ligjit dhe kushtetutës. Në pamundësi për tu shprehur me kodin penal sepse nuk është cështje e Byrosë së Parlamenti, u vendos dënimi maksimal, përjashtimi me 10 ditë nga parlamenti. Dje Berisha i provoi të gjithë shqiptarëve se në këto 25 vite nuk ja ka dashur të mirën këtij vendi. Një deklaratë që hyn në juridiksionin e kodit penal… megjithatë i takon drejtësisë dhe ne ripërsërisim apelin tonë që prokuroria të veprojë.”- tha Balla.

Më parë Ambasadori Donald Lu pati një takim privat me Sali Berishën në lidhje me këtë cështje, ndërsa më pas i është drejtuar selisë blu për të takuar kryetarin e PD-së Basha. Pritet që lideri i opoziës të bëjë një dalje publike për të dhënë qëndrimin zyrtar të opozitës në lidhje me deklaratën e Berishës.

Next Post

Parlamenti tempull?! Çfarë shakaje që të bën t'ja plasësh gazit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

March 21, 2026
Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

March 21, 2026
Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

March 21, 2026
Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

March 21, 2026
Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

March 21, 2026
Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

March 21, 2026
“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

March 21, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Fluks në Morinë, mbi 13 mijë qytetarë dhe 9 mijë mjete në 24 orët e fundit

March 21, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

March 21, 2026
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Serbia ul akcizën e naftës me 40%, Vuçiç: Masa për frenimin e çmimeve, ndikim nga kriza globale

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In