• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thirrja në SPAK e Metës, Spahiu: Dosja më e vështirë penale për të! E kanë fundosur…

by
28/02/2023 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi Kreshnik Spahiu ka zbuluar detaje të reja lidhur me dosjen e njohur si afera ‘CEZ-DIA’ për të cilën u thirr për të dëshmuar në SPAK edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Në një intervistë për gazetën ‘SOT’, ai tha se kjo ishte dosja më e vështirë penale për Metën pasi të gjitha provat janë marrë nga ato çfarë kanë dëshmuar bashkëpunëtorë të tij, si ish ministri Dritan Prifti.

“Nuk ishte surprizë thirrja e Metës në SPAK, sepse dosjet penale që lidhen me Ilir Metën janë të zhvendosura në kohë, duke mos përfituar dot nga afati i parashkrimit ligjor, që do të thotë se nëse për zyrtarët e tjerë, të cilët kanë kryer korrupsion afati 10-vjeçar e pengon procedimin penale, për Ilir Metën në rastet konkrete bëhet përjashtim sepse në dosjen në fjalë kemi të bëjmë me një procedim të nisur dhe se ka pasur imunitet si President i Republikës. Prokuroria për herë të parë ka bërë një bilanc dhe ai është ai që ka më shumë dosje dhe janë rreth 5 dosje, nga lobimi në SHBA, CEZ verifikimi i pasurisë, kallëzimi për një koncesion që është bërë nga një gazetar. Ai është thirrur për ato që është i akuzuar dhe në historinë e vendit nuk ka ndonjë politikan që të ketë dhjetëra dosje që të akuzohet për vepra të ndryshme. Kjo është çështja më e vështirë penale sepse të gjitha provat janë marr ose e kanë akuzuar ata që kanë qenë bashkëpunëtor të tij. Një ndër ta ka qenë edhe Dritan Prifti, ministri i LSI, i cili ka deklaruar se Meta ka udhëtuar në Çeki dhe ka lobuar që kontrata e DIA-s të nënshkruhej me Kastriot Ismailaj”-tha juristi. 

Mes të tjerash, Spahiu tha se në vitin 2015, Meta kishte kërcënuar ish kryeministrin Sali Berisha pasi ky i fundit dëshmoi për këtë çështje dhe votoi pro për ngritjen e komisionit hetimor të posaçëm. Asokohe Meta iu përgjigj Berishës në Kuvend duke i thënë se njëherë kishte thënë dorëheqje për djalin e tij dhe se nuk do e bënte sërish. Spahiu shkoi më tej duke thënë se me deklaratën e tij pasi doli nga SPAK, Meta e kërcënoi sërish Berishën duke thënë se ai personalisht nuk e kishte hedhur firmën.

“Po ashtu, një tjetër person është edhe vetë Berisha që ka kërkuar ngritjen e komisionit dhe Meta e kërcënoi Berishën. Ilir Meta deklaroi se nuk e ka hedhur ai firmën dhe unë e lexoj se nga përgjegjësi individuale ai e shpërndau përgjegjësinë edhe me persona të tjerë”- u shpreh Spahiu. 

Në 22 shkurt, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit në SPAK ku për më shumë se 3 orë u mor në pyetje për aferën ‘CEZ-DIA’ që njihet si një histori privatizimi që i kushtoi shtetit një dëm prej 414 milionë eurosh. Meta është akuzuar vazhdimisht se ka përfituar miliona nga kjo aferë, sidomos me lidhjet me Kastriot Ismailajn, administrator i DIA dhe i dënuar më parë nga gjykata.

/e.d

Next Post
Ekonomia e Kinës vazhdoi rritjen në vitin 2022

Ekonomia e Kinës vazhdoi rritjen në vitin 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In