• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekonomia e Kinës vazhdoi rritjen në vitin 2022

by
28/02/2023 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekonomia e Kinës vazhdoi të zhvillohej në vitin 2022, pavarësisht presioneve, me PBB-në që arriti një nivel të ri në 121.02 trilionë juanë (17 trilion dollarë), 3 % më shumë se në vitin 2021, deklaroi të martën Zyra Kombëtare e Statistikave.

Pekin(Foto:VCG)

Pozicioni themelor i bujqësisë në vend u konsolidua më tej. Në vitin 2022, prodhimi vjetor i drithërave ishte 686.5 milionë tonë, me një rritje prej 0.5 për qind krahasuar me vitin pararendës, duke ruajtur një normë të qëndrueshme për të tetin vit radhazi.

Vjet, vlera e shtuar e të gjitha industrive në Kinë i tejkaloi 40 trilionë juanët për herë të parë, teksa ajo e industrisë së prodhimit arriti në 33.5 trilionë juanë. Kina vazhdoi të ruajë statusin e saj si prodhuesja më e madhe në botë.

Njëkohësisht, edhe ndërtimi i infrastrukturës u forcua. Deri në fund të vitit 2022, gjatësia e hekurudhave në funksionim në Kinë arriti në 155 000 kilometra, ndër të cilat 42 000 kilometra hekurudha të shpejtësisë së lartë, duke zënë vendin e parë në botë.

Vitin e kaluar, çmimet e konsumit u rritën me 2 për qind krahasuar me 2021-shin. Ndërkohë, çmimet e prodhimit për produktet industriale u shtuan me 4.1 për qind.

Në vitin 2022, të ardhurat e disponueshme mbarëkombëtare për frymë të banorëve në Kinë ishin 36 883 juanë, me një rritje nominale prej 5 për qind krahasuar me një vit më parë dhe një rritje reale prej 2.9 për qind pas zbritjes së faktorit të çmimit, duke ruajtur në përgjithësi të njëjtin ritëm me rritjen ekonomike. PBB-ja vjetore për frymë ishte 85 698 juanë, 3 për qind më shumë krahasuar me vitin 2021.

Foto:VCG

Deri në fund të vitit 2022, popullsia e Kinës ishte 1 miliard e 411.75 milionë banorë, duke përfshirë popullsinë e 31 provincave, rajoneve autonome e qyteteve të varura drejtpërdrejtë nga qeveria qendrore, pa llogaritur banorët e rajoneve të Hong-Kongut e Makaos dhe të provincës Tajvan, si edhe të huajt që jetojnë në Kinë. Shifra ishte 850 mijë më pak në krahasim me vitin 2021.

/e.d

Next Post
Vrasje, tortura dhe trafik kokaine, SHBA kërkon të ekstradojë djalin e El Chapo-s

Vrasje, tortura dhe trafik kokaine, SHBA kërkon të ekstradojë djalin e El Chapo-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com