• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thirrja ekstreme e Berishës bën xhiron e botës/ Associated Press kujton 97′

by Java News
21/04/2016 22:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklarata e papritur e ish-kryeministrit të Shqipërisë, tashmë deputet i Parlamentit nga radhët e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në lidhje me armatosjen e qytetarëve shqiptarë për shkak se qeveria ka dështuar të luftojë krimin, ka bërë xhiron e medieve botërore.

E para që i ka bërë jehonë kësaj deklarate ka qenë “Associated Press”, shkrimi i së cilës është publikuar më pas edhe nga britanikja “Daily Mail” dhe amerikanja “Abc News”.Capture

Berisha ka qenë duke folur nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë në seancën plenare të kësaj të enjteje, teksa, pasi ka akuzuar qeverinë për lidhje me bandat e kriminelëve, deklaroi se vendi nuk gëzon më rend publik dhe siguri.

Për këtë arsye, ish-kryeministri bëri thirrje për miratimin e një ligji që do të lejonte armatosjen e të gjithë shqiptarëve. “U bëj thirrje atyre që të rrëmbejnë armët”, tha Berisha, ndërkohë që duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, ish-kreu i PD-së shtoi se “nëse ju, si një organizatë kriminale, mendoni se do të terrorizoni opozitën dhe qytetarët, iua garantoj se opozita dhe qytetarët janë gati të kundërpërgjigjen ndaj jush me të gjitha mënyrat, saqë ju nuk do të gjeni vrimë ku të futeni”.

Në Shqipëri, – vijon më tej shkrimi i “AP”, – zotërimi i një arme është i paligjshëm dhe ata që e shkelin këtë ligj mund të përballen me dënimin deri në 10 vite heqje lirie. Arrestimi i kreut të një bande kriminale gjatë ditëve të fundit ka bërë që, palët politike të të dyja krahëve të akuzojnë njëra-tjetrën për marrje ndihme nga kriminelët, veçanërisht përgjatë fushatave zgjedhore.Capture

Berisha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së në qershor të vitit 2013, pasi Partia Demokratike e udhëhequr prej tij u mposht në zgjedhjet parlamentare kundrejt koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

Menjëherë pak kësaj deklarate, dhjetëra ligjvënës socialistë i kanë kërkuar kreut të Parlamentit ta pezullojë Berishën nga punimet e Kuvendit për 10 ditë.

Në vitin 1997, – kujton më tej “Associated Press”, – atëherë President i Shqipërisë, Berisha u rrëzua pas një revolte popullore dhe muajsh të tërë anarkie, pasi populli humbi të gjitha kursimet nëpër skema piramidale investimesh. Në atë kohë, thuajse të gjitha depot e armatimeve u hapën dhe shumë prej atyre armëve janë ende në qarkullim nëpër Shqipëri, pavarësisht se vendi është anëtar i NATO-s që prej vitit 2009. TCh

Next Post

A duhet feja në shkollë?! Debat mes klerikëve, historianëve dhe pedagogëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

November 9, 2026
Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

November 9, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

Rëndohen pozitat penale të ish-kreut të SHISH! Hyseni nën hetim edhe për korrupsion e pastrim parash

November 9, 2026
Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In