• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A duhet feja në shkollë?! Debat mes klerikëve, historianëve dhe pedagogëve

by Java News
21/04/2016 23:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak javë më parë, kryeministri Edi Rama foli për një plan të Qeverisë së tij për të futur në shkolla fenë. Kjo deklaratë e tij ka ngjallur debat në opinionin publik dhe atë mediatik, që është ndarë në dysh, pro dhe kundër propozimit.

Pikërisht kësaj çështjeje iu kushtua Top Story me Sokol Ballën këtë të enjte me një panel përfaqësuesish të feve kryesore në vend, analistë, historinë e pedagogë të ndarë nëse duhet të mësohet apo jo feja në shkolla.

I pari që foli për këtë ishte Bujar Rama, ish-oficer i shërbimeve sekrete. Duke u rreshtuar në anën e personave që mbështet futjen e fesë nëpër shkolla, ai lidh ngjarjet dramatike që ka kaluar vendi ynë në 5 dekadat e fundit me vitin 1967.

“Jemi në një cikël manipulimi, që ka nisur që në 1967. Ka nisur kur u vendos dorë mbi fenë. Nga ‘70 deri në ‘80 gjithë kasta komuniste u vra me njëra-tjetrën. Të gjitha goditjet janë pas ’67. Heqja e fesë e bëri popullin të nënshtruar dhe të boshatisur shpirtërisht”, thotë ai.

Historiani Pëllumb Xhufi, i rreshtuar kundër propozimit të kryeministri Rama ka një tjetër mendim.

“Feja dhe besimi fetar nuk është kërkesë e domosdoshme, të jesh fetar që të jesh njeri i mirë, i realizuar. Ka patur dhe ka njerëz të mirë të ndershëm dhe që nuk kanë besuar. Por sigurisht, zhdukja e besimit në atë mënyrë ka qenë një ngjarje që ka lënë shenjat e veta edhe në ngjarjet që pasuan”, tha Xhufi.

“Më shumë sesa prishja e kishave dhe xhamive, ishte goditja e lirisë, kjo ishte ajo që e shkatërroi shoqërinë”, shtoi Dom Gjergj Meta.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Ali Zaimi kujtoi se nisma është e Qeverisë, që fetë e mbështesin parimisht.

“Informimi mbi fenë është një e drejtë e qytetarëve përtej kërkesave të komuniteteve fetare. Edhe kërkesa e ministrisë dhe e qeverisë, po të ishte e komuniteteve do të kishte zhurmë më të madhe. Është nismë e qeverisë ndaj të cilës jemi pro në parim”, u shpreh ai.

Pedagogu Artan Trebicka e cilësoi tejet të gabuar nismën e Qeverisë.

“U trondita kur e dëgjova sepse po të njëjtët njerëz para disa vitesh kur ishin në opozitë e kishin kundërshtuar këtë gjë dhe u trondita dhe se në kendvështrimin tim e quaj të gabuar që në shkollë të futet mësim feje dhe që ne jemi shtet laik, që feja është e ndarë dhe shkollat shtetërore në bazë të Kushtetutës janë të ndara nga feja. Nuk i takon një qeverie që të bëjë ndryshime të tilla që ka pasoja shumë afatgjata. Argumenti që nxorri kryeministri nuk qëndron. Nuk më duket që terrorizmi në Shqipëri është problem dhe së dyti edhe nëse do të ishte, nuk ishte për arsyen se nuk bëhet feja në shkolla”, tha Trebicka.

Ali Zaimi thotë se nga nisma s’ka pse të trembet njeri.

“Pasoja negative nuk ka pse të ketë. Feja i ka sjellë vetëm të mira, norma, parime të përkrahjes, respektit të ndërsjelltë, edhe bashkëjetesa fetare është prodhim i drejtuesve fetarë dhe më pas e shoqërisë”, tha ai.

Pedagogu Trebicka kujtoi Rilindasit shqiptarë për të argumentuar mendimin e tij kundër.

“Disa prej tyre ishin edhe fetarë dhe prapë thanë që shteti duhet të jetë laik. Shteti duhet të jetë i ndarë për të mos mbjellë përçarje. Unë kam frikë që ky projekt mbjell përçarje”, tha ai.

Por Dom Gjergj Meta kërkoi që të mos nxitohej në përfundime të parakohshme. Ai tha se më parë duhet që opinoni publik dhe komunitetet fetare duhet të njihen njëherë më projektin, objektin e përmbajtjen e tij, pastaj të flasin për këtë ide të Qeverisë.

Xhufi e interpreton këtë nismë të qeverisë të lidhur më fort me politikën e jashtme sesa me realitetin në vend dhe për këtë jep edhe argumentat e tij,

“Feja nuk ka punë në shkolla dhe institucionet shtetërore. Kjo përbën një nga bazat e shtetit dhe stabilitetit të shtetit. Kam frikë të madhe që sherri do të nisë në radhë të parë mes feve nëse kjo kalon. Projekti po ndërtohet nga një komision në Ministrinë e Jashtme, pra është parë si politikë e jashtme për rritjen e rrezikut të terrorizmit”, tha ai duke shtuar se edhe sot elementët fetarë, nocionet kryesore të fesë mësohen në lëndët e historisë dhe në disa lëndë të tjera.

/ Top Channel

Next Post

Ja katër mënyra të thjeshta për hequr njollat e verës, nuk ka nevojë për detergjentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Përfaqëson më të mirën tek të gjithë ne”- Ambasada e SHBA kujton shenjtërimin e Nënë Terezës me një thënie të Trump: Ia kushtoi jetën më të varfërve e të sëmurëve

“Përfaqëson më të mirën tek të gjithë ne”- Ambasada e SHBA kujton shenjtërimin e Nënë Terezës me një thënie të Trump: Ia kushtoi jetën më të varfërve e të sëmurëve

September 5, 2026
VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

Luftë me flakët në shtatë fronte, nga Shkodra në Himarë! Ministria e Mbrojtjes: 39 vatra zjarri në 24 orët e fundit, rreth 900 forca në aksion (ZONAT)

September 5, 2026
Historia e trishtë e futbollistit brazilian, nga stadiumet e mëdha në një çadër në rrugë: Nëse mendojnë se kam vdekur, aq më mirë!

Historia e trishtë e futbollistit brazilian, nga stadiumet e mëdha në një çadër në rrugë: Nëse mendojnë se kam vdekur, aq më mirë!

September 5, 2026
Delegacioni ukrainas refuzoi udhëtimin në Moskë, kreu i shtabit Budanov tregon prapaskenat e negociatave me Rusinë

Delegacioni ukrainas refuzoi udhëtimin në Moskë, kreu i shtabit Budanov tregon prapaskenat e negociatave me Rusinë

September 5, 2026
Çudia me Mario Mitajn vazhdon, mbrojtësi i Kombëtares me Genoan nuk luan as në ndeshjen e tretë të Serie A!

Çudia me Mario Mitajn vazhdon, mbrojtësi i Kombëtares me Genoan nuk luan as në ndeshjen e tretë të Serie A!

September 5, 2026
Betis bën me ‘djersë të ftohta’ Realin e Mourinhos, triumfon me një gol në minutat e fundit! Mbappe humb penallti deçizive

Betis bën me ‘djersë të ftohta’ Realin e Mourinhos, triumfon me një gol në minutat e fundit! Mbappe humb penallti deçizive

September 5, 2026
Holanda largon 78 tonë rezerva ari nga New York-u -

Rendi i ri Botëror? Frika nga luftërat dhe kaosi ekonomik, vendet europiane zhvendosin rezervat e arit nga Amerika e Veriut!

September 5, 2026
EMRI/ Dubai sjell në pranga kuksianin me dy identitete, ishte i kërkuar për dy akuza dhe me masë nga Gjykata! (FOTO)

EMRI/ Dubai sjell në pranga kuksianin me dy identitete, ishte i kërkuar për dy akuza dhe me masë nga Gjykata! (FOTO)

September 5, 2026
“Historia e Vlorës nuk mbrohet me lajme të sajuara”- Gonxhja: Godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, s’do të kthehet në muze hebraik (VIDEO)

“Historia e Vlorës nuk mbrohet me lajme të sajuara”- Gonxhja: Godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, s’do të kthehet në muze hebraik (VIDEO)

September 5, 2026
Brukseli e konfirmon për mediat: Shqipëria merr dritën jeshile nga Bashkimi Evropian

Kryeministri Rama në Itali për “Forumin e Cernobbios”, sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com