• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thirrja e Veliajt në SPAK dhe bojkoti i mazhorancës në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, reagon Bardhi

by Java News
30/04/2024 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar me anë të reagimi në Facebook, pas thirrjes së kryebashkiaku Erion Veliaj në SPAK dhe bojkotit të mazhorancës në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë.

Sipas Bardhit, gjurmët e korrupsionit në shëndetësi, njëlloj si tek inceneratorët, nuk i mbulon dot as bojkoti, as bllokimet, as vonesat dhe as avokatia partiake.

Reagimi i plotë i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi:

Bojkoti nuk e mbulon dot korrupsionin!

Bojkoti nuk mund të jetë mjet në veprimtarinë e institucioneve. Kur ky mjet përdoret nga mazhoranca, me qëllim për të penguar punën e vetë institucionit dhe për të mos lejuar hetimin parlamentar, kjo merr tiparet e një puçi kushtetues. Sjellja e përsëritur e deputetëve të mazhorancës në Komisionin Hetimor të kontratave koncesionare në shëndetësi është tregues i panikut që ka kapur mazhorancën nga kontrolli i kontratave korruptive të sterilizimit dhe check-up. Pse ikin? Pse fshihen? Kë po mbrojnë?

Sjellja bllokuese/bojkotuese fatmirësisht është një film i parë nga çdo qytetarë, sepse po ndjekin të njëjtin model që u përpoqën të ndiqnin në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Në atë rast dështuan me turp. Jo vetëm nuk e penguan opozitën që ti shkonte deri në fund asaj afere korruptive, por sot kishin rastin të shihnin Erion Veliajn, “dëshmitarin” kryesor të atij Komisioni Hetimor, tek priste 1 orë pas derës së SPAK për t’u marrë në pyetje.

Deputetët e mazhorancës duhet të kujtojnë fytyrën arrogante të Erion Veliajt në Komision Hetimor dhe ta krahasojnë me fytyrën e tij sot tek hynte në SPAK për të dhënë llogari për 130 milionë euro të vjedhura nga buxheti i qytetarëve në Inceneratorin e Tiranës. Në Komision Hetimor deputetët e mazhorancës i bënë avokatinë, por sot nuk e kishin këtë mundësi.   

Prandaj, hiqni dorë nga bojkoti dhe rikthejuni misionit për të kontrolluar aferat korruptive. Detyra e çdo deputeti është të mbrojë interesin publik, jo të bëjë avokatinë e të korruptuarve. Gjurmët e korrupsionit në shëndetësi, njëlloj si tek inceneratorët, nuk i mbulon dot as bojkoti, as bllokimet, as vonesat dhe as avokatia partiake./m.j

Next Post
‘SKAP”/ Balla i përgjigjet Foltores: ‘Tritol’ ndaj drejtësisë, s’është rastësi që babai juaj politik luftën e ka gjithnjë me prokurorët e SHBA

'SKAP"/ Balla i përgjigjet Foltores: 'Tritol' ndaj drejtësisë, s’është rastësi që babai juaj politik luftën e ka gjithnjë me prokurorët e SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pronat, “Flamingot” dhe ekzotizmi i batërdisë

July 15, 2026
Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

July 15, 2026
Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

July 15, 2026
Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

July 15, 2026
I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

July 15, 2026
Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

July 15, 2026
Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

July 15, 2026
Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

July 15, 2026
Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

July 15, 2026
Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In