Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili ka tentuar të vjedhë në një biznes gjatë mesnatës.
Ai u arrestua në flagrancë pasi kishte thyer xhamin e derës së një biznesi që shet mjete elektronike, për të vjedhur.
33-vjeçari rezulton i dënuar më parë për vjedhje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/a.r