• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Theresa May: Rusia po përpiqet të shtojë influencën në Ballkan

by Java News
10/03/2017 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministrja britanike, Theresa May ka akuzuar Rusinë për qëllime influencimi në Ballkan. Ajo përmendi posaçërisht gjendjen në Malin e Zi, ku prokuroria e përgjithshme akuzon Rusinë të fshihet pas një përpjekjeje të dështuar për puç në tetor 2016. Theresa May i bëri thirrje BE-së të “bëjë më shumë për të vepruar kundër fushatave dezinformuese ruse dhe të bëjë më të dukshme angazhimin perëndimor në këtë rajon.”

Edhe kreu i Këshillit të BE-së, Donald Tusk bëri fjalë për “tensione dhe përçarje” në rajon, të cilat “përmes një influence të pashëndetshme kanë dalë jashtë kontrolli”. Sipas tij disa vende janë “destabilizuar” përmes kësaj. E ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, Federica Mogherini, e cila së fundmi vizitoi Ballkanin në një tur disa-ditor, kishte paralajmëruar më parë se rajoni rrezikon të kthehet në “një fushë shahu të lojërave të fuqive të mëdha”.

Krerët e vendeve e qeverive të BE-së janë konsultuar të enjten në mbrëmje për gjendjen në rajon, ku katër vende janë vende kandidate për anëtarësim: Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi. Por procesi i integrimit duket i vështirë dhe në disa vende është përhapur zhgënjiimi për mungesën e rezultateve konkrete në jetën e përditshme të njerëzve. Fokusi tek Ballkani këtë herë është më shumë përsëritje e premtimit për paqe në Ballkan përmes perspektivës europiane dhe një sinjal se BE nuk e harron rajonin. Një përfaqësues i qeverisë gjermane tha për DW se vendet e Ballkanit nuk duhet të krijojnë përshtypjen se BE merret vetëm me veten, me Trump apo Brexit, por se BE i merr seriozisht zhvillimet në fqinjësinë e drejtpërdrejtë të saj. Vetëm para pak ditësh ishin ministrat e Jashtëm të BE-së që diskutuan për Ballkanin, duket vënë në dukje, se Ballkani ende mbetet fuçi baruti

Prandaj kreu i Këshillit të BE, Donald Tusk theksoi dje në Bruksel se BE i “qëndron angazhimit për stabilitet dhe mirëqenie në rajon”. Kryeministrja britanike bëri të ditur se Britania e Madhe në vitin 2018 parashikon të mbajë samitin e Ballkanit Perëndimor. Iniciativa që doli nga Gjermania në vitin 2014 me mbajtjen e samitit të Berlinit, vazhdoi në Vjenë, e Paris. Këtë vit samiti mbahet në Romë.

ma.me

Next Post
Humbja e gjyshes i shkaktoi infarkt, historia e trishtë e 28-vjeçarit nga Librazhdi, flasin të afërmit

Humbja e gjyshes i shkaktoi infarkt, historia e trishtë e 28-vjeçarit nga Librazhdi, flasin të afërmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com