• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Theodhoros Pangalos: Arvanitas dhe shqiptarë

by Java News
07/11/2016 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Theodhoros Pangalos

Jam rritur në një shtëpi ku origjina arvanitase na jepte një krenari kolosale, veçanërisht ne fëmijëve. “Jemi Arvanitas”. Kjo prejardhje e lavdishme nxori në dritë  rrënjë të tjera po aq të rëndësishme për historinë e familjes si një stërgjyshe nga Kios, e stolisur gjithmonë me dantella, bizhuteri dhe stil francez  të flokëve, apo një stërgjysh që  u largua nga Azia e Vogël  për t’iu bashkuar me lëvizjet revolucionare të grekëve në gjithë Ballkanin.

E çfarë se ky Pangalos kishte një emër me prejardhje bizantine! E çfarë se  ai ishte mjek para shekullit të 19! Ne, djemtë adhuronin paraardhësit tanë me fustanella nga malësitë e Parthithas që u ngjiteshin majave me këmbët e tyre muskuloze, të veshur me lëkurë  kafshësh dhe të ngjeshur me barut, të armatosur me dyfekë dhe hanxharë që ua kishin marrë armikut, pasi e kishin therur si sheleg mbi një gur të asaj toke,e  cila në asnjë moment nuk pushoi së luftuari tiranët.

Kur u  rrita dhe mësov anglisht, dikush më dha romanin “Të fundit e Moikanëve”. Ndjeva një emocion të thellë. Nga përshkrimet e detajuara të Cooper arrita në një  përfundim të pamohueshëm: Të fundit e Moikanëve, me kokë të rruar dhe flokët bisht  ishte vetë etërit e mi shqiptarë.

Arvanitët janë një komponent i rëndësishëm i grekëve të sotëm. Qindra mijëra njerëz parakaluan ndër ne, duke trashëguar nga familjet emra krenarë e të nderuar me origjinë arvanitase. Asnjëherë nuk kemi patur dyshim për rëndësinë e tyre të vërtetë. Më kujtohet një herë një i nëpunës i njohur i Departamentit të Shtypit, që përgatitej të shkonte në Shqipëri, për të shoqëruar presidentin e Republikës,  Kostis Stefanopulos. Atij nuk ia priste kurrë mendje se  mbiemri me prejardhje arvanitase do do t’i krijonte probleme të ndërlikuara në qoftë se ua thoshte shqiptarëve.

Arvanitët e Atikës dhe pjesës tjetër të Greqisë Qendrore, Peloponezit, Epirit, Thesalisë, edhe në prefekturën e Evros ku  ekzistojnë dy fshatra, në Kaso dhe në Arvanitohorin e mrekullueshme si dhe shumë arvanitas në ishullin Kea, ku sot  askush nuk flet gjuhën arvanitase arvanitasen ka qenë gjithmonë pjesë e formulimit të helenizmit modern.

Luftëtarë të paepur, bujq të ashpër, blektorë energjikë, që pavarësisht nga dygjuhësia dhe raporti me popullsinë  e përgjithshme, dhanë kontributin e tyre  në udhëheqjen shkencore, politike dhe ushtarake të vendit.

Gjuha arvanitase ashtu si dialekte të tjera u fol derisa televizori të zëvendësonte gjyshen. Nëna e nënës sime i fliste  vajzës gjithmonë në arvanitishte. E bija, mësuese në Arsakeo i përgjigj në greqisht, dhe kjo zgjati një jetë pa krijuar ndonjëherë ndonjë problem mes tyre.

Emigrantët e sotëm nuk e kuptojnë gjuhën arvanitase të  Atikës, ndërsa këta të  fundit i kuptojnë në vija të përgjitshëm emigrantët, diçka e ngjashme me brazilianët që përpiqen për të kuptuar portugezët, ndërsa banorët e Mitropolisë kuptojnë lehtësisht gjuhën thjeshtuar Creole. Suliotët ishin arvanitas, shumë prej tyre nuk e dinin greqishtën, por e mësuan në kisha. As feja nuk mund të shpjegojë marrëdhëniet midis dy popujve. Në luftërat kundër Ali Pashës për një kohë të gjatë para se të dezertonin, aleatët kryesorë të arvanitëve të krishterë të Sulit t ishin çamët  musliman të Thesprotisë.

Kur  filloi Revolucioni grek, e gjithë Atika, si dhe një pjesë e madhe e  Korinthit, Argolidës, Viotisë, Fthiotidas dhe Evias banoheshin nga arvanitasit. Të vetmit që nuk flisnin gjuhën arvanitase në Atikë ishin ata me prejardhje nga Megara .  Arvanitasit Ishin bërthama kryesore e  e forcave të armatosura të Karaiskakit, i cili po ashtu fliste gjuhën arvanitase.  Edhe Kolokotronis ishte i njohur në pjesën më të madhe të Peloponezit me emrin arvanitas të familjes së tij, Bithëguri.

Problemi i zotit Rama është se u bashkua me armiqtë e grekëve për të mbajtur partinë  dhe votat që i siguronin anëtarët grekofonë të ish-regjimit komunist.

Arvanitët u zhvendosën në Greqi në mesin e  shekullit të 12-të dhe 14-të siç thuhet edhe  në librin e mrekullueshme të Kostas Biris “Arvanitët, Dorët e helenizmit të ri “.  Në atë kohë nuk ka patur shqiptarë, siç nuk ka patur gjermanë, italianë, anglezë, francezë apo turq. Ndërgjegjia kombëtare shqiptare ishte e fundit që u shfaq në Ballkan në vitin 1878 me Lidhjen e Prizrenit  dhe me qartësi edhe më të madhe në tekstet e  shqiptarëve ortodoksë dhe vllehëve të krishterë Korçës. Përderisa atëherë nuk ka pasur shqiptarë, si mund të ishte shqiptar  Despoti i  Athinës, në qoftë se në të vërtetë quhet Dousmanis? A nuk e di zoti  Rama se Morosini shkatërroi Akropolin me topat e tij?

Popujve tanë u intereson rinovimi i bashkëjetesës.  Marramendëse janë mesazhet që vijnë nga ana ekonomia. Është për të ardhur keq që në vend të shohë këto shifra dhe të fokusohet në rrugët e progresit bashkëpunimit dhe vllazërimi për të ardhmen, nxit kontraste jorealiste nga një e kaluar që ekziston vetëm në imagjinatën e tij.

Perkthimi: Respublica.al

Next Post
Si e grabitën banakierin adoleshentet, 17-vjeçarja grusht xhamit të automjetit

Si e grabitën banakierin adoleshentet, 17-vjeçarja grusht xhamit të automjetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krisen edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve! SHBA ndalon një sërë produktesh kanadeze, zbulohet lista

Lufta tregtare me SHBA-të, kryeministri kanadez Carney me sytë te investitorët për të shpëtuar ekonominë, kërkon 1 trilion dollarë investime

September 14, 2026
Lufta/ Shteti intensifikon shtypjen, qindra adoleshentë rusë përballen me aktakuza për terrorizëm!

Lufta/ Shteti intensifikon shtypjen, qindra adoleshentë rusë përballen me aktakuza për terrorizëm!

September 14, 2026
Rrogat e magjistratëve do rriten 8500 lekë, Komisioni i Ekonomisë miraton në parim draftin e PS! Ja si u votua, gjyqtarë e prokurorë kërkojnë 9-fish më shumë

Rrogat e magjistratëve do rriten 8500 lekë, Komisioni i Ekonomisë miraton në parim draftin e PS! Ja si u votua, gjyqtarë e prokurorë kërkojnë 9-fish më shumë

September 14, 2026
Pushteti Vendor hallka më e dobët, 20 incidente kibernetike në 6 muaj, 4 kritike me prekje të dhënash në sistem

Pushteti Vendor hallka më e dobët, 20 incidente kibernetike në 6 muaj, 4 kritike me prekje të dhënash në sistem

September 14, 2026
Alkool dhe pajisje për wireless, SPAK urdhëron kontroll të befasishëm në Paraburgimin e Bradasheshit! Ja ku u gjetën, aty mbahet i izoluar edhe Agasi

Alkool dhe pajisje për wireless, SPAK urdhëron kontroll të befasishëm në Paraburgimin e Bradasheshit! Ja ku u gjetën, aty mbahet i izoluar edhe Agasi

September 14, 2026
Vendimi për ish-krerët e UÇK, Rutte: KFOR-i është aty, pavarësisht se ç’mund të ndodhë këtë javë në Kosovë!

Vendimi për ish-krerët e UÇK, Rutte: KFOR-i është aty, pavarësisht se ç’mund të ndodhë këtë javë në Kosovë!

September 14, 2026
Vuante nga Alzheimeri, kryeministri britanik Andy Burnham humbet njeriun e dashur të familjes, i anulon të gjitha angazhimet zyrtare!

Vuante nga Alzheimeri, kryeministri britanik Andy Burnham humbet njeriun e dashur të familjes, i anulon të gjitha angazhimet zyrtare!

September 14, 2026
Shkollimi kushton deri në 30 mijë lekë në muaj, ekspertja e ekonomisë: Çiftet e reja po e mendojnë dy herë të kenë fëmijë!

Shkollimi kushton deri në 30 mijë lekë në muaj, ekspertja e ekonomisë: Çiftet e reja po e mendojnë dy herë të kenë fëmijë!

September 14, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

Apeli i GJKKO shtyn për nesër shqyrtimin e kërkesës për zëvendësimin e masës ndaj ish-presidentit Meta! Zbulohet shkaku

September 14, 2026
Ngërçi i pagave/ Braçe kritika të forta KLGJ dhe KLP: Në Thesar nuk e fut dot dorën kushdo, s’i vë dot kush shkelmin parave të shqiptarëve dhe shtetit!

Ngërçi i pagave/ Braçe kritika të forta KLGJ dhe KLP: Në Thesar nuk e fut dot dorën kushdo, s’i vë dot kush shkelmin parave të shqiptarëve dhe shtetit!

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com