• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Themelimi i PS, Rama fton të gjithë aleatët në festë

by Java News
09/06/2017 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Partia Socialiste feston të hënën, në 12 qershor, ditëlindjen e saj të 26, dhe pavarësisht se kjo ditëlindje e gjen në kulmin e fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit, Edi Rama ka menduar të organizojë një festë pritjeje.

Aktiviteti do të zhvillohet pranë selisë qendrore të Partisë Socialiste në orën 19:30 dhe është konceptuar si një takim i të gjithëve pas një kohe të gjatë shpërndarjeje në terren.

Burime të Shqiptarja.com pranë organizatorëve të PS, bëjnë me dije se ftesë ju është dërguar të gjithë aleatëve të PS-së, me të cilët Rama nënshkroi marrëveshjen e koalicionit në vitin 2013.

Këtu përfshihet dhe Ilir Meta, Shpëtim Idrizi dhe Paskal Milo, pavarësisht se së fundmi, tonet mes tyre janë ashpërsuar dhe marrëdhënia nuk duhet aspak e mirë që ndonjëri prej tyre t’i përgjigjet pozitivisht ftesën. Janë ftuar po ashtu figurat historike të PS-së ndër vite, deputetë e ish-deputetë, sikundërse edhe kandidatët e kësaj sfide elektorale.

Të pranishëm do të jenë dhe njerëzit kryesor të shtabeve elektorale në çdo bashki, dhe kësaj feste do t’i bashkohen dhe njerëz të medias apo të shoqërisë civile. Festa është konceptuar deri më tani si një format jo zyrtar bashkëbisedimi dhe komunikimi, teksa Edi Rama do të ketë një fjalë përshëndetëse.

2016
Nuk dihet nëse do të surprizojë këtë vit, por vitin e shkuar, ditëlindja e 25-të e Partisë Socialiste dogji shansin e fundit të Fatos Nanos për të rivendosur marrëdhënie të afërta me partinë e tij. Thirrjes së Edi Ramës përsëritur vazhdimisht dy vitet e fundit, Nano zgjodhi t’i përgjigjej me refuzim, përpos vlerësimeve të kryetarit aktual të PS-së për kontributin historik të tij. Por kjo festë e kremtuar në një ceremoni të posaçme në oborrin e pasmë të selisë rozë, me rreth 1500 të ftuar shërbeu për takim brezash, themelues të PS, anëtarë, deputetë, ministra, partnerë të koalicionit si dhe përfaqësues të medias.

Një ndër të rikthyerit që ra më shumë në sy vitin e shkuar ishte Arben Malaj. Profesori socialit u pa mes të tijve pas shumë vitesh shkëputjeje, që prej fraksionit të Lëvizjes së Mendimit Ndryshe udhëhequr nga Blushi. Po ashtu, edhe rikthimi i Ndre Legisit ishte një ngjarje interesante e festës.

Ai u pa të kishte takime miqësore me kolegët e tij. Në këtë festë ishin të pranishëm aleatët Shpëtim Idrizi dhe Nard Ndoka, teksa Ilir Meta mungoi për shkak të vizitës së tij në Malin e Zi. Nga LSI ishte i pranishëm Spartak Braho. Edhe pse i ftuar Lulzim Basha preferoi të vinte në 25 vjetorin e partisë kundërshtare, duke vijuar traditën e Sali Berishës. Si çdo vit, PD u përfaqësua në festën e socialistëve nga Tritan Shehu.

Edi Rama organizoi pas festës së hapur për 25 vjetorin e Partisë Socialiste, një darkë të gushtë me aleatë, bashkëpunëtorë, deputetë, ministra dhe drejtues të lartë të PS-së ndër vite.  Darka u zhvillua në një prej restoranteve të njohura në qendër të Tiranës, ku atmosfera festive u gërshetua me elementë interesantë të atyre që munguan e atyre që u respektuan me vende nderi.

Në tavolinën qendrore, përkrah Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit kanë qenë dy aleatët Nard Ndoka dhe Shpëtim Idrizi, si dhe deputeti tjetër i PDIU-së, Aqif Rakipi. Në këtë takim të ngushtë kanë munguar deputetët e LSI-së, teksa Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi kanë lënë bosh karriget me emrat e tyre në këtë festë. Me sa duket, këta emra historikë të moshës së mesme të PS-së, do të mungojnë edhe këtë vit.

Ftesa
Tek të ftuarit përfshihet dhe Ilir Meta, Shpëtim Idrizi dhe Paskal Milo, pavarësisht se së fundmi, tonet mes tyre janë ashpërsuar dhe marrëdhënia nuk duhet aspak e mirë që ndonjëri prej tyre t’i përgjigjet pozitivisht ftesën.

Nano
Nuk dihet nëse do të surprizojë këtë vit, por vitin e shkuar, ditëlindja e 25-të e Partisë Socialiste dogji shansin e fundit të Fatos Nanos për të rivendosur marrëdhënie të afërta me partinë e tij.

Next Post
Zgjedhjet në Britani/ Konservatorët e May humbin shumicën, kryeministres i kërkohet dorëheqja

Zgjedhjet në Britani/ Konservatorët e May humbin shumicën, kryeministres i kërkohet dorëheqja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In