• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thellohu Lulzim, thellohu!

by Mero Baze
06/09/2018 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka dorëzuar në Kuvend një propozim për ndryshimin e Kushtetutës në raport me ligjin e dekriminalizimit. Ajo që kërkon Basha me pak fjalë, është një amendim i Kushtetutës për të pranuar një formular të ri të politikanëve për lidhjet e tyre me krimin.

Sipas tij, vetëm politikanëve që kanë lidhje me krimin duhet t’u kontrollohet pasuria. Të tjerëve jo. Ai kërkon përjashtimin e Prokurorisë nga procesi i verifikimit të formularëve, që sipas tij, të bëhet nga një trupë e re speciale, pasi të miratohet ligji.

Përveç anës propagandistike që e banalizon gjithë këtë nisëm, këtu ngrihen shumë pikëpyetje për frikën e Lulzim Bashës nga procesi i vetigut të politikanëve dhe reflekton pasigurinë që ai ka aktualisht, edhe nga ligji i dekriminalizimit, i cili megjithatë i ka bërë disa hapa për pastrimin e politikës.

Ti marrim me radhë.

Nëse e lexon gjithë propozimin, përfshi dhe relacionin që ka dorëzuar në Kuvend, Lulzim Basha, të duket e pakuptimtë nisma për ndryshim kushtetues, pasi me aq pak sa kërkon Basha, mjafton t’i shtojmë një fjali ligjit të dekriminalizimit dhe të themi që politikanët duhet të deklarohen dhe për lidhjet me krimin. Me kaq mbaron punë.

Këmbëngulja e Bashës për të bërë ndryshim kushtetues, është ashtu siç thotë kolegu Bushati, një përpjekje për të mos e bërë as këtë kërkesë minimale që ka kërkuar për propagandë.

Nga ana tjetër, konsiderimi i kësaj kërkese minimaliste të Bashës si “veting” për politikanët, është kontradiktore.

Kur thua që dua “Veting” për politikanët, në radhë të parë duhet të marrësh strukturën e vetingut që parasheh së pari mënyrën si është pasuruar një politikan, mënyrën si ka pasuruar rrethin familjar, përballjen e tij me afera korruptive zyrtarisht dhe jo zyrtarisht, dhe natyrisht, dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Pra, vetingu është një gjë e thelluar, që kërkon doemos që një politikan të kalojë në sitën e kontrollit ligjor.

Lulzim Basha i është shmangur tërësisht kësaj skeme vetingu dhe kërkon që politikanëve të mos u verifikohet pasuria, të mos u verifikohen aferat korruptive, të mos i hetohet rrethi familjar, por të hetohen nga një trupë politike, thashethemet për lidhjet me krimin. Ai pra më shumë duket se do të rrëzojë SPAK dhe strukturat ligjore që do merren me korrupsionin e zyrtarëve në të ardhmen, si dhe ligjin aktual të dekriminalizimit, se sa të shtojë ndonjë nen të ri në të.

Por megjithatë ai ka bërë mirë që ka propozuar qoftë dhe një nen. Shumica duhet ta thellojë propozimin e tij, me hetimin e pasurive, me hetimin e rrethit familjar, me hetimin e aferave korruptive, dhe natyrisht lidhjet me krimin e organizuar.

Përpjekja për të ngritur një SPAK paralel reflekton nevojën që ka Basha dhe Berisha për të bllokuar reformën, që është bërë dhe për ta anuluar institucionet e saj.

Lulzim Basha thjesht duhet të thellohet nëse është penduar që ka qenë i përfolur për lidhje me kriminelë, që sipas Ambasadës amerikane në kabllogramin e 2009, ka nxjerrë nga burgu kriminelë për zgjedhje, apo që është akuzuar nga Prokuroria për 220 milionë euro abuzime.

Ai tani ka shans të thellohet në autokritikën e tij. Le të hedhë firmën dhe të ngrejë dorën në Kuvend për një ligj të thelluar për Vetingun e politikanëve, sidomos për pasurimin e tyre, për korrupsionin dhe rrethin familjar.

Dhe unë kam besim se ai do të dalë i pastër. Pasi siç dihet, askush nga ne nuk e njeh si të përfolur babain e Lulzim Bashës, pasi njohim vetëm vjehrrin e tij, askush nuk ja njeh si të përfolur nënën, pasi i njohin vetëm vjehrrën, dhe askush nuk ja njeh si të përfolur në afera korruptive vëllain, se gjithë Shqipëria i njeh vetëm Kunatin. Kështu që nuk është i rrezikuar nga rrethi familjar. Kot ka frikë nga Vetingu i thelluar.

Next Post
Panuçi nuk ‘ia përton’ Nishanit: Njerëzit duhet të tregojnë edukatë…

Panuçi nuk 'ia përton' Nishanit: Njerëzit duhet të tregojnë edukatë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania liberalizon shtetësinë, Hoxha: Revolucion ligjor për emigrantët shqiptarë, gjuha dhe integrimi mbeten kushtet kryesore

Gjermania liberalizon shtetësinë, Hoxha: Revolucion ligjor për emigrantët shqiptarë, gjuha dhe integrimi mbeten kushtet kryesore

May 27, 2026
Qeveria ndryshon rregulloren e Gardës së Republikës, lejohet organizimi në sindikata, ndalohet angazhimi politik

Vetëvritet me armën e shërbimit punonjësi i Gardës në Tiranë

May 27, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 34-vjeçari përfundon në spital

May 27, 2026
Europa “digjet” nga vapa ekstreme, ekspertët: Ky është vetëm fillimi!

Europa “digjet” nga vapa ekstreme, ekspertët: Ky është vetëm fillimi!

May 27, 2026
Ministri Hoxha pas takimit në Bruksel: Çdo ditë e më afër BE-së, ndryshimi po vjen

Ministri Hoxha pas takimit në Bruksel: Çdo ditë e më afër BE-së, ndryshimi po vjen

May 27, 2026
55 vite burg për grupin e Shullazit, Gjykata e Lartë vulos dënimin

55 vite burg për grupin e Shullazit, Gjykata e Lartë vulos dënimin

May 27, 2026
82%-94% përkrahin politika social-ekonomike të majta, por vetëm 41% e konsiderojnë veten të majtë

82%-94% përkrahin politika social-ekonomike të majta, por vetëm 41% e konsiderojnë veten të majtë

May 27, 2026
TTW: Shqipëria drejt rekordit turistik dhe transformimit digjital

TTW: Shqipëria drejt rekordit turistik dhe transformimit digjital

May 27, 2026
“Shqipëria çdo ditë e më shumë europiane”, Rama ndan video-kartolinën nga Brukseli

“Shqipëria çdo ditë e më shumë europiane”, Rama ndan video-kartolinën nga Brukseli

May 27, 2026
Irani i frikësuar nga përsëritja e skenarit të vitit 2023, kërkon garanci për fondet e ngrira

Irani i frikësuar nga përsëritja e skenarit të vitit 2023, kërkon garanci për fondet e ngrira

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In