• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, avokati: Zaçaj mund të ndiqet penalisht nëse…

by S T
11/12/2024 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Romeo Kara thotë se Holta Zaçaj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, ka konflikt interesi me veten, teksa ajo i është drejtuar për opinion Komisionit të Venecias.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Kara u shpreh se nuk ka arsye pse Zaçaj t’i drejtohet Komisionit të Venecias.

Sipas Karajt, nëse ajo ka zëvendësuar një person, i cili e ka afatin deri në mars 2025, ajo do qëndrojë si kryetare e Kushtetueses deri në këtë datë. Avokati shtoi se Zaçaj mund të ndiqet penalisht, nëse kërkon ta mbajë pozicionin zyrtar në mënyrë të paligjshme.

“Nëse ka zëvendësuar një person, i cili është larguar përpara afatit dhe ai person e ka pasur afatin deri në mars të 2025, do qëndrojë deri në 2025. Nëse është kualifikuar si gjyqtare e tillë nga Gjykata e Lartë, duke filluar punë rishtas, do e ketë mandatin 3 vjet. Procedura nis me njoftimin e vakancës nga Gjykata Kushtetuese, por këtu ka konflikt interesi, zonja me veten. Zonja në fjalë, ka ardhur rishtas, apo ka zëvendësuar Vitore Tushën. Zonja do të rrijë aq sa do qëndronte Vitore Tusha. Këto janë orekse të çdo qënie njerëzore kur kanë të bëjnë me posta të tilla. Nuk ka bërë keq Gjykata e Lartë që ka shpallur vakancën. Mendoj që nuk ka vend që një Gjykatë Kushtetuese, t’i drejtohet Komisionit të Veencias, është komision këshillimor. Ajo e di që Gjykata Kushtetuese bën interpretimin përfundimtar të kushtetutës. Edhe sikur Venecia shprehet se ajo mund të rrijë, ajo nuk duhet të rrijë atje. Do japë mesazh mjaft të keq. Ky person mund të shkojë për disa vepra të ndryshme, shpërdorim detyre, mbajtja e padrejtë e postës. Gjykata e Lartë do vazhdojë punën e saj, do emërojë personin tjetër, do ketë forma të tjera ligjore që do e ndalojnë. Nuk do dalë asgjëkundi, do cënojë pozicionin e vet në publik. Edhe mund të ndiqet penalisht, nëse do të kërkojë të mbajë pozicion zyrtar në mënyrë të paligjshme”, theksoi ai./

Next Post
Pogradec/ Goditi transformatorin dhe la pa drita 200 familje, autori largohet nga vendngjarja

Pogradec/ Goditi transformatorin dhe la pa drita 200 familje, autori largohet nga vendngjarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In