• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“The Telegraph”: Shqipëria, parajsa e re imobiliare

by A R
03/11/2015 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta britanike “The Telegraph” ka botuar një artikull për tregun imobiliar në Shqipëri, për të dytën herë brenda një vit, raporton Top Channel.

Duke e cilësuar Shqipërinë një vend të vogël, por të bukur që ka dalë nga një regjim brutal komunist, në shkrimin e saj theksohet se Shqipëria ka shumë çfarë të ofrojë në tregun e shit-blerjes së pronave.

Duke përmendur faktin se Shqipëria ka 180 ditë me diell në vit, një kosto të ulët jetese, plazhe ranore të bukura dhe një reliev të mbushur me antikitete greko-romake, “The Telegraph” shkruan se qeveria shqiptare po ndjek një axhendë social-ekonomike dhe reformash politike që synojnë anëtarësimin e vendit në BE.

Gazeta nënvizon se çmimet e pronave në Shqipëri janë rritur me 20 për qind në vit gjatë 5 viteve të fundit dhe pritet të rriten më shumë nëse Shqipëria do lejohet të hyjë në BE.

Aktualisht çmimet e pronave dhe banesave janë thujase sa gjysma e atyre në Kroaci dhe shumë të ulëta krahasur me tregjet e konsoliduara evropiane.

Duke krahasuar çmimet e pronave me rivierën franceze, gazeta londineze shkruan se, ndërsa atje një metër katror kushton mbi 14 mijë euro, në bregdetin shqiptar një pronë shkon afro 1 mijë euro për metër katror.

Gazeta flet edhe për reformën rregullatore ku përfshihet edhe regjistrimi online i hipotekave apo kodet e reja të ndërtimeve, pa harruar edhe programin mbarëkombëtar për prishjen e ndërtimeve pa leje në disa zona bregdetare.

“The Telegraph” nuk harron t’u përmendë lexuesve britanikë edhe disa sugjerime se si të shmangin problemet kur dëshirojnë të blejnë prona në Shqipëri, si pronësinë e tokës apo pasja e avokatëve të pavarur dhe verifikimi i pronësisë së tokës edhe nga firmat ndërtuese.

/ Top Channel

Next Post

Obama thumbon republikanët: Nëse fitoni ju, Kina e Rusia nuk do "shqetësohen" më për SHBA-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In