• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

The Economist: E megjithatë Merkel qëndron mbi të gjithë

by
11/11/2015 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse hedh një sy në Europë, asnjë lider nuk qendron mbi kancelaren Angela Merkel. Francois Hollande prej kohësh ka hequr dorë nga ideja se kombi i tij mund të udhëhiqte Europën. Cameron, i rizgjedhur triumfalisht, po e kthen Britaninë e Madhe në një Angli të Vogël. Ndërkohë që Renzi është i shqetësuar për ekonominë e Italisë së tij.

Gjatë qendrimit të saj prej dhjetë vjetësh, zonja Merkel është rritur vazhdimisht në arenën ndërkombëtar. Gjatë krizës ekonomike ajo ia arriti ta mbante gjtihë Eurozonën të bashkuar. Për sa i përket çështjes së Ukrainës Merkel dhe BE vendosën sanksione të rënda ndaj Rusisë i cili pranoi bisedimet me Merkel, duke konsideruar se është e vetmja lidere europiane që ia vlen të diskutosh.

Por një ndër politikat që i ka rritur më shumë madhështinë në arenën ndërkombëtare është politika e ndjekur me refugjatët. Një politikane e zonja dhe një njeri shpirtgjerë. Por nëse në Europë pritja e refugjatëve u vlerësua, nuk ndodhi e njëjta gjë në Gjermani ku ajo po sulmohet vazhdimisht. Por pavarësisht të gjithave, Merkel është më e vlefshme se sa vlerësohet së fundmi. Duke parë sfidat e mëdha të Bashkimit Europian, Merkel në këtë moment është më e domosdoshme se kurrë për Europën.

Superioriteti i Merkel reflekton rëndësinë e Gjermanisë në arenën ndërkombëtare. Fuqia ëm e madhe ekonomikë në eurozonë dhe eksportuesi më i madh. Me një punësim të lartë në gjithë historinë e saj dhe financa publika të shëndosha. Merkel është gjithashtu lideri që ka shërbyer më gjatë në Bashkimin Europian.

Por edhe cilësitë e saj personale vlejnë shumë. Ajo ka mborjtur interesat e Gjermanisë pa humbur nga pamja interesat europiane. Ajo ka rrezikuar paratë e gjermanëve për të shpëtuar euron. Dhe ajo ka fituar respektin e gjithë liderëve europianë që e ndjekin. Në mënyrë impresionuese ajo ka bërë këtë duke respektuar të gjithë, pa përdorur politika antieuropiane apo antirefugjatë.

Merkel megjithatë është larg nga perfeksioni. Ajo nuk mbahet për vizion të madh apo oratori. Ajo mund të bëhet edhe një kameleon politika që përshtat politika të krahut të majtë, si dhe di se si të përdorë metoda efikase për të eleminuar rivalët e saj. Qetësia e saj natyrale i ka dhënë një pamje tjetër Gjermanisë dhe për t’u vlerësuar është aftësia e saj për të marrë vendime të mëdha.

Ironikisht është guximi i saj, dhe jo qetësia që e karakterizon që kanë rritur figurën e Merkel në arenën botërore.

Megjithëse ka shumë dyshime mund të thuhet që kritikët e saj nuk arrijnë dot të ulin figurën e Merkel. Ajo ngelet figura dominante e partisë së saj. Sipas një sondazhi brenda partisë së saj, 82 përqind aprovonin lidershipin e Merkel dhe 81 përqind ishin dakord që ajo të kërkojë  një mandat të katërt në 2017. Mesa duket e vetmja gjë që e ndalon të rizgjidhet mund të jetë dëshira e saj për t’u tërhequr.  Dhe megjithëse thuhet se ajo humbi rëndësinë në çështjen e menaxhimit të krizës së refugjatëve mund të thuhet krejt e kundërta. Ajo nëse ka humbur disa pikë politikisht ka fituar shumë moralisht. Merkel nu mund ta zgjidhë e vetme çështjen e refugjatëve dhe duhet bashkëpunim i thellë mes shteteve europiane. Pikëpyetja e vetme është nëse do të bëhet në mënyrë të rregullt apo kaotike.

Nën kontrollin e Merkel një politikë katërplanëshe po merr jetë, absorbimi i refugjatëve, rregullimi i kufijve, rreptësimi i kontrolleve kufitare, dhenegociimi me vendet tranzite. Kjo përqasje çon drejt një rruge të gjatë, e cila është e vetmja rrugë që mund të funksionojë. Sigurisht që ka rreziqe që duhen marrë parasysh. Mund të dalin probleme me disa vende, Turqia in primis. Ajo çka Europa mund të ofrojë nuk mund të kënaqë të sapozgjedhurin Erdogan.

Kjo padyshim është kriza më e madhe e gjeneratës. Nëse integrimi i refugjatëve para disa muajsh dukej i pamundur, sot duket si një gjë që mund të bëhet me jo shumë vështirësi. Dhe ishte Merkel ajo që çoi përpara një operacion që dukej i humbur në nisje. Merkel është shpres më e madhe e kontinentit për të përballuar krizën. Është në interesin e Europës të ndihmojë kancelaren, dhe jo ta lërë atë ta përballojë këtë krizë e vetme. Pas një dekade në krye të vendit  zakonisht liderët tërhiqen, humbasin ndikimin ose rrëzohen në zgjedhje. Por, pa kancelaren Merkel, është e vështirë që Europa të përballet me forcën shkatërruese të krizës.

Përshtati nga anglishtja Amarildo Lumani /Tema/

 

Next Post

Ngjela: Pas Rumanisë radhën e ndëshkimit të krimit shtetëror e ka Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com