• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ngjela: Pas Rumanisë radhën e ndëshkimit të krimit shtetëror e ka Shqipëria

by A R
11/11/2015 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela ka bërë një paralelizëm midis dorëheqjes së Kryemisnitrit rumun Ponta, dhe realitetit në Shqipëri.

Duke iu referuar ngjarjeve të vitit ’90, kur në Shqipëri u përmbys diktatura fill pas largimit të Çausheskut në Rumani, avokat Ngjela deklaron se ashtu si u ndëshkua korrupsioni në Rumani radhën për ndëshkimin e krimit shtetëror e ka vendi ynë.

Ja postimi i Ngjelës në “Facebook”

Pas Rumanisë, gjithmonë radha i vjen ndëshkimit të krimit shtetëror shqiptar.

Ngjarjet antikorrupsion në Shqipëri janë të pashmangshme. Në Rumani, deri tani janë arrestuar 1000 ish pushtetarë të korruptuar, dhe, midis tyre, disa ish kryeministra, ish ministra, drejtorë e deputetë. Por, siç duket, kjo s’paska qenë e mjaftueshme për urrejtjen popullore. Revoltat vijojnë në Rumani. Si rregull, në funksion të abuzimit me pushtetin, krimi shtetëror shqiptar e ka radhën pas Rumanisë. Ramiz Alisë do t’i vinte radha pas Çausheskut. Prandaj shpejtoi dhe gjeti Saliun. Kurse tani që po i vjen radha Saliut, ky ka gjetur Metën. Për të qeshur është kjo shpresa e tij te rondokopi Meta. Do Meta nuk do Meta; do Rama nuk do Rama, pas Rumanisë radhën e pastrimit nga korrupsioni e kemi ne. Të gjithë shqiptaret duhet të mobilizohen për ta fshirë krimin shtetëror në Shqipëri, sepse varfëria ekstreme që po përjetojmë është rezultat i korrupsionit dhe krimit shtetëror.

ngjela fb

Next Post

"Plas" edhe në Bruksel, Aldo Bumçi dhe Monica Macovei sherr për procedurën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com