• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Plas” edhe në Bruksel, Aldo Bumçi dhe Monica Macovei sherr për procedurën

by A R
11/11/2015 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para 6 muajsh, ish ministri i jashtëm Aldo Bumçi dhe kryetarja e Komitetit mes Parlamentit Europian dhe Shqipërisë patën një sërë replikash mes tyre, dhe mesa duket, “inatet” ende nuk janë shuar. Dita e parë e punimeve të Komitetit të 9 të stabilizim Asociimit ndërmjet PE dhe Shqipërisë nisi me debatet mes Bumçi e Macoveit në lidhje me procedurën, pavarësisht se, në fund,  rezoluta për negociatat u miratua.

Monica Macovei, kryetare e Komitetit PE-Shqipëri: Le të dëgjojmë njëherë njëri-tjetrin.

Aldo Bumçi, nënkryetar i delegacionit shqiptar: Shumë mirë, më lejo.

Macovei: Jo, të lutem më lejo të flas.

Bumçi: Ky Komitet nuk duhet…

Macovei: Të lutem, mos më ndërhy…

Bumçi: Ky komitet duhet të ketë të njëjtat rregulla.

Njësoj si vitin e kaluar, opozita u ankua se nuk njoftohet për veprimet e sekretariateve ndërmjet dy institucioneve legjislative.

“Ky është problem i parlamentit tuaj, ndaj nuk mendoj se është e ndershme të na thoni që nuk i keni marrë, sepse kemi email-e dhe dëshmi për këtë”, deklaroi Macovei.

Më pas, nënkryetari i delegacionit shqiptar Aldo Bumçi, kërkoi përfshirjen e zgjedhjeve lokale në axhendën e diskutimit, gjë për të cilën drejtuesja e Komitetit nuk u pajtua, pasi kjo temë ishte prekur më parë dhe sipas saj duhej folur për fusha të tjera të rëndësishme të parashikuara, si reforma në drejtësi, dekriminalizimi, lufta ndaj korrupsionit e krimit të organizuar.

Diskutimi degjeneroi në leksionet mbi demokracinë e sjelljen qytetare, çfarë acaroi deputetin demokrat, për të cilin zgjedhjet janë në themel të demokracisë dhe ky ishte takimi i parë ndërparlamentar pas mbajtjes së tyre.

Macovei: Demokracia është të japësh argumente. Nuk është ulërima dhe ndërprerja e njëri-tjetrit.

Bumçi: Më falni, por nga ana tjetër ne takohemi në këtë format prej disa vitesh. Ne mund të mos pajtohemi për rekomandimet përfundimtare dhe kjo është pjesë e demokracisë gjithashtu. Ky takim supozohet të ndërtojë konsensus. Nëse nuk e arrijmë, ju nuk mund ta bëni duke ndryshuar rregullat.

Macovei: Ju dëgjoni tjetrin dhe më pas ju jepet fjala të përgjigjeni. Për rekomandimet, nëse pajtohemi, do t’i miratojmë. Nëse jo, nuk i miratojmë. Herën e fundit që u takuam, ju më thatë se e dinit dhe se ju vendosët që ato të mos miratoheshin që një javë përpara mbajtjes së takimit. Le të themi se unë po e harroj këtë dhe po them, meqënëse ju filluat përsëri me të njëjtën histori… Ne duhet të bëjmë progres dhe progresi nuk arrihet me mosmiratimin e asnjë rezolute dhe vetëm duke u zënë. Ky nuk është progres dhe unë tani do të kaloj me axhendën pasi kemi të ftuar që presin të marrin fjalën.

Kjo mbledhje ndërparlamentare shënonte dhe përvojën e parë të përballjes me deputetët shqiptarë për përfaqësuesen e Jean-Eric Paquet, drejtorit të deritanishëm për Ballkanin në KE.

Catherine Ëendt përmendi porositë kryesore të raportit të progresit gjatë fjalës së saj dhe u përfshi sërish gjatë debatit për reformën në drejtësi, ku opozita e konsideroi të pakuptimtë fshehjen e mazhorancës pas ekspertëve të huaj, sikur të mos ishin në dijeni të përmbajtjes së draftit të dërguar në Komisionin e Venecias.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha paraqiti të dhëna mbi punën e kryer nga qeveria mbi temat e axhendës. Më pas foli dhe përfaqësuesi i shërbimit diplomatik të BE-së, ndërsa socialistët synuan miratimin e konkluzioneve të përbashkëta përfundimtare, me mesazhin kryesor: nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në.

Bumçi: Dhe lajmi i keq është që nuk ka asnjë sinjal për hapje negociatash. Arsyeja pse ndodh kjo është realiteti në Shqipëri.

Taulant Balla, kryetar i delegacionit shqiptar dhe bashkëdrejtues i Komitetit PE-Shqipëri: Drafti i rekomandimeve që erdhi nga sekretariati i Parlamentit Europian është mbështetur nga ana jonë tërësisht dhe madje, në shenjë gatishmërie për të dhënë konsensus edhe për opozitën, ne nuk paraqitëm asnjë amendament.

Bumçi: Te rezoluta ne kemi propozuar ato që janë çështje të vërteta. Zgjedhjet lokale, të mbajtura këtë vit, raporti i OSBE-ODIHR është më kritiku prej vitit 2003. Një çështje tjetër e rëndësishme lidhet me procesin e dekriminalizimit, i cili është zvarritur për rreth një vit. E treta reforma në drejtësi, e gjithë paketa ligjore është dërguar pa i dhënë mundësi opozitës të shprehet.

Balla: Amendamentet e opozitës ishin shumë herë më tepër edhe se vetë dokumenti i ardhur nga sekretariati i PE dhe ishte e pamundur të arrihej një konsensus për një dokument të përbashkët.

Si përfundim, konkluzionet e takimit të 9-të ndërparlamentar u miratuan me shumicë të thjeshtë, me votat e socialistëve, të 4 eurodeputetëve të pranishëm, si dhe të republikanit Fatmir Mediu, pasi në to përfshihej edhe rekomandimi për zgjidhjen e çështjes së pronave. Demokratët votuan kundër, ndërsa munguan eurodeputetët e PPE-së. Ndërkohë, debati Macovei-Bumçi vijoi.

Macovei-Bumçit: Ti gënjen për të mos pasur rezolutë!

Bumçi-Macoveit: Çfarë u bë këtu është e turpshme. Të tjerët në këtë delegacion, përveç mazhorancës, nuk votuan për rezolutën dhe s’ka rezolutë.

17 pikat e rezolutës përfundimtare theksojnë rëndësinë e çeljes së negociatave të anëtarësimit me BE-në, të zbatimit të 5 prioriteteve kyçe, përfshirë reformën e drejtësisë dhe trajtimin e personave me të dhëna kriminale në postet publike, të rolit të shoqërisë civile, të masave kundër korrupsionit, trafikut të qenieve njerëzore, përfshirë shqetësimin mbi azilkërkuesit, ekonominë informale, si dhe marrëdhëniet rajonale.

Komiteti miratoi gjithashtu ndryshimin e rregullave të proçedurës, siç propozoi në pranverë kryetarja Macovei me t’u kthyer nga Tirana. / Top Channel

Next Post

Modelja suedeze del nudo në prapaskenat e sfilatës së “Victoria's Secret” (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com