“L’Equipe”, gazeta sportive franceze, e ka hapur numrin e së mërkurës me titullin e madh “Thank you”, faleminderit në gjuhën angleze, në shenjë mirënjohjeje ndaj anglezëve që në stadiumin “Wembley” përkrahën Francën pas akteve terroriste dhe kënduan në kor Marsejezën.
Edhe gazeta spanjolle “AS” hapej me të njëjtën temë, “Wembley nderon futbollin”.
Katalanasja El Mundo Deportivo titullonte me dy fjalë, “Horror” e “Honor”, të cilat kishin poshtë tyre respektivisht fotot e stadiumit të Hanoverit dhe Wembleyn. Në të parin u anulua miqësorja Gjermani-Holandë, pas rrezikut të lartë për atentate.