• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Thaçi-Veseli akuzohen për vrasje të serbëve pas luftës”/ Prokurori Special akuza si politikan: Përdorën UÇK të siguronin fuqi politike e…

by Java News
25/06/2020 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krimet e aluduara të Thaçi-Veselit, nuk kanë të bëjnë me periudhën e luftës por me atë pas saj.

Kështu thotë nga Clint Williamson, prokurori i çështjes në Gjykatën Speciale.

 “Ajo që ndodhi pas konfliktit nuk kishte të bënte me mbrojtjen e Kosovës, ose luftën për liri. Përkundrazi, ky ishte një sulm brutal ndaj një pjese të konsiderueshme të popullatës civile. 

Ajo u drejtua pothuajse të gjithë serbëve që dëshironin të qëndronin në Kosovë, shumë prej të cilëve ishin të moshuar ose të sëmurë; tek romët dhe pakicat e tjera etnike; dhe u drejtua atyre shqiptarëve të Kosovës që kundërshtuan një grup të vogël brenda UÇK-së që kishin një monopol të pushtetit.

Në fund të fundit, kjo ishte vetëm për disa individë në udhëheqjen e UÇK-së që përdorin elementë të kësaj organizate për të kryer dhunë në mënyrë që të siguronin fuqi politike dhe pasuri personale për veten e tyre, jo për ndonjë kauzë më të madhe. Dhe, si individë ata duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre”, thotë ai në një deklaratë.

Sipas tij, në Kosovë duhet të ketë vetëpërmbajtje.

“Për ata që janë të tunduar të reagojnë me zemërim kundër kësaj aktakuze dhe veçanërisht për ata në Kosovë që do të përpiqen të nxisin edhe publikun për të kundërshtuar atë, unë do t’iu thosha të vetëpërmbahen.

Këto janë akuza serioze dhe implikimet për ata që po akuzohen janë po aq të rënda, por është e rëndësishme që këto akuza të adresohen përmes një procesi gjyqësor dhe në kohën e duhur. 

Në këtë pikë, unë sinqerisht shpresoj se do të ketë një rezolutë të qartë që jep drejtësi për viktimat e këtyre krimeve – një hap kritik që do të lejojë Kosovën dhe Serbinë të ecin përpara dhe ta lënë pas këtë periudhë tragjike”, thotë Clint Williamson.

Kjo frazë e fundit  – “një hap kritik që do të lejojë Kosovën dhe Serbinë të ecin përpara dhe ta lënë pas këtë periudhë tragjike” – duket se është dhe pjesa politike e çështjes.

Vendimi i Speciales për publikimin e aktakuzave tre ditë para takimit të Uashingtonit, është paragjykuar pikërisht  për momentin kur ndodhi, duke u nuhatur në të një implikim politik.

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In