• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Thaçi: Rama ndihmon, por marrëdhëniet me Serbinë normalizohen nga Prishtina, jo nga Tirana

by Java News
14/10/2016 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se rruga e normalizimit të marrëdhënieve shqiptaro-serbe nuk kalon nga Beogradi në Tiranë, por përmes Prishtinës në territoret tjera.

“Shqipëria dhe Kosova janë dy vende sovrane, por sa më shumë që ka konsultime aq më mirë është. Të dy vendet janë të orientuar kah e ardhmja euro-atlantike. Ne kemi të njëjta ambicie, opinione dhe bindje për zhvillimet. Mendoj që qëndrimet e kryeministrit Edi Rama në Beograd kanë qenë parimore dhe të drejta. Kosova është duke ndërtuar marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Serbinë. Problemet mes Kosovës dhe Serbisë zgjidhen drejtpërdrejt me mbështetje ndërkombëtare. Por edhe mesazhet e kryeministrit Rama mund të kenë rol ndihmues në këtë proces. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve shqiptaro-serbe nuk kalon nga Beogradi përmes Tiranës, por nga Prishtina”, ka thënë Thaçi në Zona e Debatit në Klan Kosova.

Duke folur për zgjedhjet që do të mbahen në Mal të Zi, ai ka deklaruar se shpreson që qytetarët e shtetit fqinj të orientohen kah e ardhmja euro-atalantike e rajonit, duke theksuar marrëdhëniet e mira kosovaro-malazeze, të vëna në pah gjatë luftës së fundit në Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë nga të dy shtetet.

“Mali i Zi ka bërë një veprim shumë të guximshëm në vitet e luftës, duke strehuar mijëra refugjatë nga Kosova. Atëherë Milo Gjukanoviq pati deklaruar se ajo nuk është lufta e tyre dhe do t’i strehojë qytetarët e Kosovës. Ndërsa kur Mali i Zi e pati shpallur pavarësinë, Kosova i është gëzuar këtij fakti. Më pas ai e pati njohur pavarësinë e Kosovës. Sot në Mal të Zi kemi të bëjmë me një opozitë pro-ruse, që ka deklaruar se nëse vjen në pushtet do ta tërheq pavarësinë e Kosovës dhe do të rishikojë partneritetin me Europën. Prandaj edhe ne, edhe shqiptarët atje janë të orientuar kah e ardhmja euro-atlantike e Malit të Zi. Besoj që do të kemi një vullnet të njerëzve për të ardhmen e sigurt”.

Presidenti Thaçi ka komentuar edhe raportet e Kosovës me Turqinë, pas puçit të dështuar të shtetit në këtë të fundit.

Ai është shprehur se ato vazhdojnë të mbeten të mira, duke bërë të qartë që sovraniteti i vendit nuk preket nga këto marrëdhënie.

“Nuk ka as ftohje, as ngrohje, por bashkëpunim mes Kosovës dhe Turqisë. Turqia është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë tonë. Sa i përket tentimit për grushtshtet, ne kemi treguar qëndrimin tonë: respektojmë institucionet legjitime. Bashkëpunimi mes dy shteve është duke vazhuar, por Kosova vendimet i merr vet dhe nuk ka asnjë interferim në punët tona të brendshme”, tha ai.

“Ne punojmë sipas standardeve tona, Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve tona dhe nuk biem në asnjë ndikim. Qëndrimet e ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, lidhur me cështjen e shkollave të Fetullah Gulenit në Kosovës, kanë qenë të koordinuara dhe me mu. Raportet me shtetin turk do të vazhdojnë të mbeten të mira. Por ata nuk duhet të shikohen në rrafshin privat, apo personal. Por po e përsërit, Kosova është vend sovran dhe vendimet për rrugën e saj i merr vet”.

Ai po ashtu ka premtuar se Kosova së shpejti do të njihet nga Vatikani, ku shteti për pak kohë do të hapë konsullatë, për të thelluar marrëdhëniet, edhe ashtu të mira, sic ka thënë ai.

BW/d.i.

 

Next Post
I vënë thikën në fyt dhe i kërkojnë paratë, momentet e tmerrit të shqiptares në Itali

Itali, dy shqiptarë kapen me 3.5 kg kokainë me vlerë 1 mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

April 3, 2026
Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

April 3, 2026
Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In