• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Thaçi optimist në Kanada: Po punohet për anëtarësim në NATO e BE

by Java News
22/11/2017 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme të Parlamentit në Kanada, para deputetëve kanadezë ka folur për Kosovën dhe Evropën Juglindore.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kanadaja është partner strategjik i Kosovës me të cilin ndajmë vlera, parime e aspirata të përbashkëta.“Si Kosovë jemi mirënjohës për përkrahjen që Kanada i ka dhënë Kosovës me dekada. Veçanërisht vlen të theksohet pranimi i 7000 refugjatëve nga Kosova, në vitin 1999”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se përkrahja e Kanadasë ka qenë e rëndësishme edhe pas luftës, në rindërtimin e vendit dhe ndërtimin e paqes.Para deputetëve kanadezë, presidenti i Kosovës ka thënë se në muajin shkurt, Kosova do ta shënojë dhjetëvjetorin e pavarësisë së saj, e cila ishte rezultat i një procesi të gjatë ndërkombëtar që kërkonte zgjidhje për statusin politik ndërkombëtar të Kosovës.

“Lirisht mund të thuhet se asnjëherë nuk ka pasur shpallje të pavarësisë më multilaterale e më të koordinuar ndërkombëtarisht se në rastin e Kosovës”, ka thënë ai.Pa u bërë një dekadë si shtet, presidenti Thaçi ka thënë se “Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian dhe është pranuar në programin e Korporatës për Sfidat e Mijëvjeçarit të Kongresit Amerikan, ku ka filluar edhe implementimin e projekteve të MCC-së”.

Ai ka thënë se Kosova është njohur nga 114 shtete dhe është anëtarësuar në shumë organizata rajonale e ndërkombëtare, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar apo Komisioni i Venecias.

“E promovojmë dialogun në mes feve, që përfaqësohet më së miri me konferencën Inter-Faith, e cila mbahet çdo vit dhe bënë bashkë liderë fetarë, politikanë, studiues nga e tërë bota, të cilët diskutojnë për dialogun në mes feve. Jemi krenar me tolerancën dhe bashkëjetesën në mes komuniteteve fetare që kemi në Kosovë. Kjo vlerë është shembull për rajonin dhe më gjerë”, ka thënë presidenti.

Në parlamentin kanadez, Thaçi ka theksuar edhe iniciativën e themelimit të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, si mjet për dialog të brendshëm në mes të komuniteteve etnike, për të mbyllur kapitullin e luftës dhe për të hapur kapitullin e paqes, dialogut, bashkëpunimit, bashkëjetesës në një shoqëri shumetnike, demokratike, gjithëpërfshirëse.

“Kemi konsoliduar shtetësinë e Kosovës brenda, duke shtrirë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës, përshirë edhe pjesën veriore të Kosovës. Falë dialogut dhe masave afirmative, sot edhe kjo pjesë është e përfshirë në institucionet e Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se Kosova është modele e promovimit të dialogut për gjetjen e zgjidhjeve për rajonin.

Si President i Kosovës, bashkë me palët e tjera, ai ka thënë se tash po kërkojnë një dinamikë dhe një kualitet të ri për procesin e dialogut.

“Po punojmë që të arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të plotë të marrëdhënieve, për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe për pajtim në mes dy shteteve tona”, ka thënë ai.I pari i shtetit ka thënë se në Ballkan ka pasur edhe përpjekje depërtimi të fundamentalizmit dhe radikalizmit.

“Kemi qenë të suksesshëm në parandalimin e disa sulmeve terroriste në territorin e Kosovës, por edhe në rajon. Jemi anëtar aktiv i Koalicionit Global Kundër ISIS-it dhe lider në rajon në luftimin e terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Për të forcuar infrastrukturën e sigurisë, ai ka thënë se është iniciuar edhe transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës dhe kjo do të bëhet me pajtimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë.

Presidenti i Kosovës, para deputetëve kanadezë, ka thënë se Kosova ka ecur larg që një dekadë dhe më nuk është vend i shkatërruar nga lufta, por vend që punon për anëtarësim në NATO e BE dhe që realizon me sukses reformat në ekonomi, në drejtësi dhe institucione demokratike, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Rohani i thotë Macron: Irani nuk e do dominimin e Lindjes së Mesme

Rohani i thotë Macron: Irani nuk e do dominimin e Lindjes së Mesme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si përpjekjet e SHBA-së dhe BE-së për reformën në drejtësi nxitën centralizimin e pushtetit dhe dështimin e drejtësisë

Si përpjekjet e SHBA-së dhe BE-së për reformën në drejtësi nxitën centralizimin e pushtetit dhe dështimin e drejtësisë

January 29, 2026
Seanca në GJKKO për çështjen Meta-Kryemadhi ka përfunduar me debate, avokati lexon gjysmën e mbrojtjes

Seanca në GJKKO për çështjen Meta-Kryemadhi ka përfunduar me debate, avokati lexon gjysmën e mbrojtjes

January 29, 2026
Spaho injoron SHBA-në: ‘Non Grata’ e Berishës nuk pati efekt në zgjedhjet e 6 marsit, s’do ketë as…!

“Berisha të mbajë përgjegjësi për kancerin që ka kapur partinë”/ Spaho reagon për bojkotin e ‘Zgjedhores’ dhe ‘Territoriales’ nga PD: Sjellje..

January 29, 2026
Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

Diagnoza koniciane e një kombi që refuzon pjekurinë…

January 29, 2026
“Bufi është mësuar që…” – Balla poston videon kur Berishës i ndërpritet fjala në Strasburg: Këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend!

“Bufi është mësuar që…” – Balla poston videon kur Berishës i ndërpritet fjala në Strasburg: Këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend!

January 29, 2026
“Nuk ushqehet dhe kërkon kapuçin e tij”, demokratët takojnë 5-vjeçarin e ndaluar nga emigracioni në SHBA

“Nuk ushqehet dhe kërkon kapuçin e tij”, demokratët takojnë 5-vjeçarin e ndaluar nga emigracioni në SHBA

January 29, 2026
BE prezanton strategjinë 5-vjeçare për emigracionin, prioritet kthimet e azilkërkuesve..

BE prezanton strategjinë 5-vjeçare për emigracionin, prioritet kthimet e azilkërkuesve..

January 29, 2026
FSHF, kërkesë për më shumë bileta në Poloni/ Negociohet me polakët për tifozët shqiptarë

FSHF, kërkesë për më shumë bileta në Poloni/ Negociohet me polakët për tifozët shqiptarë

January 29, 2026
Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi hap sot sesionin e ri

Prezenca e OSBE në Shqipëri: Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Median, veçanërisht..

January 29, 2026
Ish-deputeti Fatbardh Kadilli: PD është parti bolshevike! Berisha dhe Salianji janë mjeshtër të fasadës

“PD në krizë morale, protestat nuk prodhojnë gjë”, Kadilli: Opozita që lufton për karrige nuk vjen kurrë në pushtet!

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In