• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD në krizë morale, protestat nuk prodhojnë gjë”, Kadilli: Opozita që lufton për karrige nuk vjen kurrë në pushtet!

by Os De
29/01/2026 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka komentuar situatën politike në vend dhe gjendjen e opozitës gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24, ku shprehu kritika të forta ndaj mënyrës se si funksionon opozita dhe ndaj formës së protestave të organizuara prej saj.

Kadilli deklaroi se Shqipëria ndodhet në një klimë të rënduar politike, të karakterizuar nga mungesa e besimit dhe nga një kulturë e vjetër politike që, sipas tij, mbështetet më shumë te propaganda sesa te përmbajtja. “Edhe Rama bën reklamë, por edhe Enver Hoxha bënte reklama në botë. Problemi është përmbajtja. Shqipëria nuk ka nevojë të shitet me teknika komunikimi, por të bëhet e mirë. Për këtë duhet një politikë tjetër,” u shpreh ai.

Duke folur për protestat e opozitës, Kadilli tha se ato kanë më shumë funksion komunikimi brenda strukturave partiake sesa ndikim real te publiku i gjerë. “Protesta bën efektin e vet, por kur organizohet nga një parti politike nuk prodhon gjë tjetër veçse u thotë demokratëve të rrinë bashkë,” tha ai, duke shtuar se pamjet me flakadanë dhe fishekzjarrë mund të duken spektakolare për ndërkombëtarët, por për qytetarët shqiptarë nuk sjellin asgjë të re.

Ai solli në vëmendje edhe pjesëmarrjen në protestat e fundit, duke e cilësuar atë të ulët në raport me numrin e anëtarëve të PD-së. “PD ka 22 mijë anëtarë vetëm në Tiranë, ndërsa në shesh nuk ishin më shumë se 4–5 mijë. Si ka mundësi që nuk nxirret as një e katërta e anëtarësisë së Tiranës?” tha Kadilli, duke e konsideruar këtë si tregues të krizës së opozitës.

Në vijim, ish-deputeti kritikoi ashpër mënyrën e funksionimit të brendshëm të Partisë Demokratike, duke theksuar mungesën e zgjedhjeve të ndershme dhe të meritokracisë. “Një parti që nuk bën dot votime të pakontestuara brenda vetes, që zgjedh besnikët dhe jo të zotët, nuk u thotë asgjë shqiptarëve,” u shpreh ai.

 

 

Kadilli foli edhe për humbjet elektorale të PD-së, duke deklaruar se drejtuesit e saj kanë dështuar të mbrojnë votën. “Nëse ua kanë vjedhur votat dhe nuk kanë ditur t’i mbrojnë, janë të paaftë. Kryetari i partisë nuk është inventarizues votash,” tha ai, duke shtuar se “nuk fitohet duke akuzuar tjetrin dhe nuk mund të shpresosh për rezultat ndryshe duke përdorur të njëjtit njerëz dhe të njëjtën rrugë”.

Sa i përket zgjidhjeve politike, Kadilli u shpreh kundër idesë së një qeverie teknike, duke deklaruar se ndryshimi duhet të vijë përmes një revolte të vërtetë qytetare. “Qeveria nuk rrëzohet me protesta partie, rrëzohet me protesta të popullit. Një opozitë që lufton vetëm për karriget e pushtetit nuk vjen kurrë në pushtet,” tha ai.

Ai theksoi se opozita ndodhet në një krizë morale dhe se kjo është arsyeja pse nuk mbështetet nga qytetarët. “Jo se shqiptarët janë të kënaqur me Edi Ramën, por sepse përballë tij oferta tjetër nuk është ajo që i duhet qytetarit,” u shpreh Kadilli.

Në këtë kontekst, ai u ndal edhe te raporti i opozitës me reformën në drejtësi dhe integrimin evropian, duke theksuar se mbi 70 për qind e shqiptarëve mbështesin reformën në drejtësi dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. “Ndërkohë, PD e quan SPAK organizatë kriminale, duke u vënë në kundërshtim me shumicën e shqiptarëve,” tha ai.

Në përfundim, Kadilli deklaroi se Partia Demokratike mbetet forca kryesore e opozitës, por vetëm nëse ndërmerr një proces real reflektimi dhe reformimi të brendshëm. “Nëse do të kishte zgjedhje të vërteta dhe të ndershme brenda PD-së, do të merrja pjesë me kënaqësi, qoftë si kandidat apo vëzhgues,” përfundoi ai.

Next Post
Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi hap sot sesionin e ri

Prezenca e OSBE në Shqipëri: Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Median, veçanërisht..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë

Shqipëria rritet, por ngadalë, BERZH parashikon PBB 3.5% edhe për vitin e ardhshëm!

September 24, 2026
Kosova nis sot ‘misionin’ Nations League, ëndrra e vendit të parë starton me Irlandën!

Kosova nis sot ‘misionin’ Nations League, ëndrra e vendit të parë starton me Irlandën!

September 24, 2026
Xi Jinping viziton SHBA-të, në fokusi të agjendës rivaliteti dypalësh, tregtia dhe Inteligjenca Artificiale

Xi Jinping viziton SHBA-të, në fokusi të agjendës rivaliteti dypalësh, tregtia dhe Inteligjenca Artificiale

September 24, 2026
Lista kuqezi, 2 talente braktisin Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë!

Lista kuqezi, 2 talente braktisin Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë!

September 24, 2026
Zjarri përfshin tokat bujqësore pranë autostradës Lushnjë-Fier, era përhap flakët!

Zjarri përfshin tokat bujqësore pranë autostradës Lushnjë-Fier, era përhap flakët!

September 24, 2026
GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë arrest shtëpiak dhe pezullim për Vlora Hysenin! Ish-kreu i SHISH nuk prononcohet për mediat pas seancës (VIDEO)

GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë arrest shtëpiak dhe pezullim për Vlora Hysenin! Ish-kreu i SHISH nuk prononcohet për mediat pas seancës (VIDEO)

September 24, 2026
“Po përdor postin për shantazh“- Berisha merr në mbrojtje gazetaren Lala, dënon deklaratën e Hysenit: Më vonë mund të shantazhojë edhe prokurorët

“Po përdor postin për shantazh“- Berisha merr në mbrojtje gazetaren Lala, dënon deklaratën e Hysenit: Më vonë mund të shantazhojë edhe prokurorët

September 24, 2026
Udhëtime me tren deri në 120 km/orë, ja kur përfundon rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë

Muçaj: Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, drejt vënies në funksion më 2027! Vorë-Hani i Hotit e Durrës-Rrogozhinë, deri më 2030

September 24, 2026
VIDEO/ Protesta te Kuvendit, policia rrethon të gjitha rrugët që të çojnë në Parlament, arrestohen disa persona!

VIDEO/ Protesta te Kuvendit, policia rrethon të gjitha rrugët që të çojnë në Parlament, arrestohen disa persona!

September 24, 2026
Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me 3 makina në Durrës, plagoset një këmbësor!

Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me 3 makina në Durrës, plagoset një këmbësor!

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com