• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Thaçi: Nuk do të ketë shkëmbim, ndarje dhe as Republika Srpska

by Java News
05/09/2018 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dhënë sqarime shtesë në lidhje me zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me atë që ai i ka quajtur korrigjimin e kufijve

“Njohja reciproke mund të përcillet me korrigjimin e kufirit në mes te Kosovës dh Serbisë, pra nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëputje të pjesës veriore të Kosovës, nuk do të ketë Srpska Republikë në Kosovë dhe në asnjë rrethanë nuk do të bisedojmë për Liqenin e Gazivodës”, deklaroi Thaçi gjatë debatit të organizuar nga KDI-ja.

Së pari, ne si Kosove synojmë një marrëveshje të përhershme përfundimtare me Serbinë dhe jo një kalimtare që i shtyn gjërat për disa vite. Së dyti, është njohja formale reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe se treti, ne synojmë që përmes njohjes të na hapet mundësia që të bëhemi shtet anëtar i Kombeve Te bashkuara, në NATO, etj.

Ky proces do të shënonte fundin e një konflikti të gjatë në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe jo fillimin e një konflikti te ri. Koha e luftës ka përfunduar.

Fundi i konfliktit do te konstatohet duke vënë kufirin e qartë. Një marrëveshje e tillë në mes nesh dhe Serbisë do të jetë kontribut për paqe she stabilitet për këtë pjesë të Ballkanit.

Do të ecim përpara në koordinim me ju dhe me partneret ndërkombëtarë. Personalisht shoh dritë në fund të tunelit për një shpresë të vogël duhet të punojmë që kjo të realizohet. E di që ka kundërshtarë për marrëveshjen përfundimtare si në Kosovë si në Beograd. Të panjohurat dhe konfuzionet do t’i bëjmë të njohura. Një prej rreziqeve është refuzimi i bisedimeve me fakte dhe argumente.  Ju mirëpres që të bisedojmë për tema që t’ informojmë sa më mirë qytetarët e Kosovës”.

Thaçi edhe njëherë e ritheksoi se me korrigjim të kufijve nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë shkëmbim dhe nuk do të krijohet Srpska.

“Korrigjim i kufirit PO, e theksoj në mënyrë të hapur. Në kuadër të demarkimit me Serbinë të përfshihet në territor të edhe Presheva, Medvegja dhe Bujanovci si tërësi.

Nuk do të lejoj që në emër të rrezikut për Preshevë, Bujanovc të flitet për ndarje, shkëmbim apo Republika Srpska. Nuk do të lejoj as diskutim për ndarje apo për shkëmbim, sikur që nuk do të lejoj asociacion me kompetenca ekzekutive”, përfundoi Thaçi.

a.ç

Next Post
Njihuni me ushqimin që ju dobëson në vetëm 21 ditë

Paralajmërimi: Kujdes nga ilaçet për dobësim, rreziqet që u kanosen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

October 9, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

“Braçe zinte kokën me grushte. Heronjtë ikin, nafaka mbetet”/ Satira e Gjekmarkajt për Territorialen: Bela po i linte në suspancë…

October 9, 2026

Kriza për naftën, pse çmimi i karburantit po shkon në rekorde historike?

October 9, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Mbyllja e “Kapitullit 20”, konfirmohet 13 tetori për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE! I pranishëm do jetë edhe Rama

October 9, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“PROTESTA – Shënimet e një gazetari”

October 9, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Sali, Shqipëria do të bëhet!

October 9, 2026
Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

October 9, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

“Shqipëria mbyll kapitullin e katërt”- Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

October 9, 2026
Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

October 9, 2026
VIDEO/ Çmendet një person në Greqi, sulmon kryebashkiakun e Agrinjos në zyrë dhe kafshon punonjësin që tentoi ta ndalonte!

E rëndë në Greqi/ Ra nga skela teksa po punonte, humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Selanik

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com