• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Thaçi: Marrëveshja Greqi-Maqedoni hap derën dhe për Kosovë-Serbi

by Java News
25/12/2018 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi ka thënë se Ekipi Negociator për dialog me Serbinë e ka legjitimitetin, sepse është votuar në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se “pas arritjes së marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë, tani është radha për një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë”.

Thaçi ka thënë se vullneti i komunitetit ndërkombëtar është që të arrihet një marrëveshje midis dy vendeve dhe se Kosova nuk duhet të krijojë vështirësi në këtë proces.

“Ne nuk duhet të krijojmë vështirësi duke befasuar Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. As Serbia nuk ka të drejtë ta vështirësoj procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve. Procesi i dialogut do të fillojë dhe ne duhet të kemi një angazhim shumë dinamik i cili kërkon edhe vendimmarrje”- tha Thaçi në Klan Kosova.

“Tani Ekipi Negociator është zgjedhur nga Kuvendi dhe ne duhet që t’i mbështesim sepse e ka legjitimitetin. Prandaj sot askush nuk mund të ankohet për mungesë të legjitimitetit”.

“Ekipi për dialog me Serbinë duhet dhe do të punojë. Kanë dalë ide të ndryshme në të cilat duhet të punohet”.

Presidenti Thaçi ka thënë se partitë politike nuk duhet të fokusohen në çështje të vogla dhe teknike, por sipas tij, ata do të duhet të fokusohen në qëllimet strategjike të Kosovës.

“Duhet shumë ujë të rrjedhë nëpër lumenjtë tonë në mënyrë që të qetësohen gjakrat midis Kosovës dhe Serbisë”.

“Pas arritjes së marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë, tani është radha për një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë”.

“Nuk duhet të fokusohemi në çështje të vogla dhe teknike por duhet të fokusohemi në qëllimin tonë strategjik për anëtarësim në NATO dhe BE”.

“Ky është vullneti masiv i qytetarëve të Kosovës dhe ne nuk duhet ta humbim këtë mundësi në asnjë çast”, ka thënë Thaçi./a.meta

Next Post
Lufta tregtare, Kina zeron importin e sojës nga ShBA

Lufta tregtare, Kina zeron importin e sojës nga ShBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

pellumb karameta

Protesta kundërshton pushtetin, a mund ta zëvendësojë?

November 11, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Erion Veliaj, kundërshtar i pushtetit, por i burgosur i shtetit

November 11, 2026
Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

November 11, 2026
Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

November 11, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Përplasje mes degëve të pushtetit, Shtëpia e Bardhë i cilëson “kriminale” hetimet e planifikuara nga demokratët

November 11, 2026
Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

November 11, 2026
Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit

Projekt-buxheti 2027, Komisioni për Kulturën shqyrton fondet për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit

November 11, 2026
Emergjencat Civile, masa për përballimin e dimrit, në fokus parandalimi i përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës!

Emergjencat Civile, masa për përballimin e dimrit, në fokus parandalimi i përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës!

November 11, 2026
Francë/ Sporti në zi, futbollisti 22-vjeçar vdes në fushë, zbulohet shkaku i dyshuar!

Francë/ Sporti në zi, futbollisti 22-vjeçar vdes në fushë, zbulohet shkaku i dyshuar!

November 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletë-arreste ndërkombëtare për 3 iranianë të dyshuar!

Sulmi kibernetik ndaj frigoriferëve të supermarketeve, Franca lëshon fletë-arreste ndërkombëtare për 3 iranianë të dyshuar!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In