• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Thaçi e Daçiçi janë takuar 29 herë, kanë biseduar 200 orë

by Aalison Pearse Stevens
16/03/2016 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një ligjëratë në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale.

Në fjalimin e tij të gjatë Thaçi ka folur për karrierën e tij që nga Lëvizja studentore e viteve nëntëdhjeta, formimin e UÇK-së, Konferencën e Rambujesë në vitin 1999, intervenimin e NATO-s, shpalljen e Pavarësisë si dhe shumë pika tjera që lidhen me Kosovën, transmeton koha.net. Duke folur për UÇK-në Thaçi, ndër të tjera tha:

Mund të citoj Tim Judah, gazetar nga “The Economist”, i cili kishte thënë se UÇK-ja ishte “lëvizja më e suksesshme guerile në historinë bashkëkohore”. Ne arritëm ta çlirojmë Kosovën me ndihmën e NATO-s, me ndihmën e Evropës dhe të SHBA-së.

Në vazhdim Thaçi ka folur edhe për bisedimet Kosovë- Serbi .  Ne u takuam mbi 25 herë dhe kam kaluar më shumë se 200 orë me kryeministrat Vuçiq dhe Daçiç.

Në takimin e parë, me Daçiqin, ne u ulëm 3 metra nga njëri-tjetri. Pa shtrëngim duarsh, vetëm shikonim nga njëri-tjetri. Vetëm pas një kohë, pas një frymëmarrjeje të thellë, arritëm të shtrëngonim duart.

Fjalia e parë nga Daçiç ishte: “Për vite, ne donim të të vrisnim”.

Unë iu përgjigja: “Ne nuk jemi këtu për të qarë për të kaluarën, por për të biseduar për të ardhmen”.

Megjithatë, së shpejti, arritëm të ndërtojmë një dialog konstruktiv. Në fund, nënshkruam marrëveshjen historike të Brukselit për normalizimin, në prill 2013. Ne vendosëm të mos bllokonim njëra-tjetrën në integrimin evropian dhe të hiqnim strukturat paralele ilegale serbe në Kosovë.

Ne u pajtuam se në Kosovë ekziston vetëm një ligj – ligji i Kosovës – dhe vetëm një Kushtetutë – Kushtetuta e Kosovës. Kjo ishte hera e parë që Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje në kohë paqeje – për herë të parë në histori ne përdorëm dialogun dhe jo armët.

Pas 100 viteve të armiqësisë dhe konfrontimit, tha Thaçi.

Next Post

“Buletin”, vjen aplikacioni i ri me të gjitha lajmet në një vend të vetëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Kancelari Merz kërcënon të bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk arrihet marrëveshje për financimin e Ukrainës, i dërgon letër Antonio Costa-s!

November 9, 2026
“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

“Nëntë vite në zemrën time”- Ivan Balliu ndan mesazhin prekës pas lamtumirës nga Kombëtarja: Një privilegj për gjithë jetën!

November 9, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

“Nuk është funksionar, por platformë AI”- Rrëzoi kërkesën e PD për shfuqizimin e ‘Diellës’, Kushtetuesja zbardh vendimin: Jo karakter normativ

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In