• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Thaçi duhet të festonte sot në Prishtinë”. Grenell uron Pavarësinë e Kosovës: Europa dhe qeveria kanë dështuar

by A R
17/02/2025 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Richard Grenell ka uruar Kosovën në ditën e saj të Pavarësisë, duke shprehur edhe dëshirën që në festë të ishte i pranishëm edhe Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, i akuzuar për krime lufte, shkruan A2 CNN.

“I uroj miqve të mi në Kosovë festime të lumtura dhe të sigurta në përvjetorin e 17-të Pavarësisë së tyre. Sidoqoftë, ky përvjetor errësohet nga një padrejtësi e madhe. Babai themelues i shtetit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, duhet të ishte duke festuar sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë”, shkruan Grenell në një postim në platformën X.

“Europianët kanë dështuar të veprojnë ndaj kësaj padrejtësie për 5 vitet e kaluara. Dhe institucionet e shtetit të Kosovës kanë dështuar të marrin hapat e nevojshëm ligjorë që kjo padrejtësi të marrë fund, për shkak të politikës. Kjo burgosje e padrejtë duhet të marrë fund”.

Një javë më parë, Presidenti Donald Trump e emëroi Richard Grenellin si Drejtor Ekzekutiv të Përkohshëm të Qendrës për Artet Skenike John F. Kennedy në Uashington, shkruan A2 CNN. Ky vendim pason shpalljen e Trump-it se ai do të marrë rolin e kryetarit të bordit të Qendrës Kennedy, duke shkarkuar disa anëtarë të bordit aktual, përfshirë kryetarin David Rubenstein.

Grenell, një aleat i ngushtë i Trump-it, ka shërbyer më parë si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe si Drejtor i Përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare. Së fundmi, ai ishte i dërguari i posaçëm i Trump-it për misione speciale, duke përfshirë negociatat për lirimin e gjashtë amerikanëve të ndaluar në Venezuelë.

Qendra Kennedy, e cila merr financim shtetëror, është një nga institucionet kryesore të artit në SHBA dhe ka pasur prej kohësh mbështetje dypartiake. Ndryshimet e fundit në udhëheqjen e saj kanë ngjallur diskutime mbi politizimin e mundshëm të institucioneve kulturore.

Para zgjedhjeve në Kosovë, Grenell sulmoi disa herë Kryeministrin Albin Kurti, duke e quajtur jo të besueshëm. Pas kësaj deklarate, ai u përfshi në një debat në distancë me Kurtin.

Next Post
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 18 Shkurt 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com