• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tha se u pushua nga puna pas protestës, Ministria mohon pretendimet e sportistit David Nikollin

by Java News
21/06/2026 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka reaguar ndaj deklaratave publike të sportistit David Nikolli, i cili një ditë më parë tha se është hequr nga puna pas protestës madhështore që u zhvillua dje në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në një postim në rrjetet sociale, ministria i quan të pabazuara dhe të pavërteta, këto pretendime dhe thekson se Nikolli nuk ka qenë asnjëherë i punësuar në administratën shtetërore apo në ndonjë institucion publik në Shqipëri.

Në reagim thuhet gjithashtu se sportisti jeton dhe ushtron aktivitetin e tij profesional në Itali prej vitesh, ndërsa ka përfituar mbështetje financiare nga shteti shqiptar në kuadër të statusit të sportistit të nivelit të lartë gjatë viteve 2024-2026.

Ministria sqaron se Klubi Sportiv Partizani nuk e ka përjashtuar sportistin, por i ka ofruar mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit përmes një kontrate të re.

Po ashtu, institucioni thekson se nga verifikimet e deritanishme nuk rezulton që sportisti të jetë pjesë e sistemit kombëtar të regjistrimit antidoping apo të ketë dokumentuar kontrollet përkatëse sipas procedurave ligjore.

Ministria rithekson angazhimin për trajtimin e barabartë të sportistëve dhe bën thirrje që debati publik të mbështetet në fakte, dokumentacion zyrtar dhe procedura ligjore.

Postimi i plotë i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Sqarim i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, lidhur me deklaratat publike të sportistit David Nikolli

Lidhur me deklaratat publike të sportistit David Nikolli, Ministria përgjegjëse për sportin sqaron se pretendimet e bëra prej tij nuk qendrojnë.

David Nikolli nuk ka qenë dhe nuk është i punësuar në asnjë organikë administrate apo në ndonjë ent a institucion shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Për rrjedhojë, pretendimi se i është hequr “puna shtetërore” është i pavërtetë dhe nuk mbështetet në asnjë fakt apo akt administrativ, dhe insinuata mbi protestën është edhe më e gabuar përveçse e pabazë tërësisht.

Gjithashtu, është fakt i njohur se sportisti prej vitesh jeton dhe ushtron aktivitetin e tij profesional në Itali, duke mos qenë i punësuar në Shqipëri. Për këtë arsye, pretendimet për largim nga një vend pune shtetëror në Shqipëri nuk kanë si qendrojnë.

Nga dokumentacioni financiar rezulton se sportisti ka përfituar mbështetje financiare në kuadër të statusit të sportistit të nivelit të lartë, përfshirë trajtim ushqimor dhe shpërblime sportive gjatë periudhës 2024–2026, në përputhje me legjislacionin dhe aktet nënligjore në fuqi.

Po ashtu, rezulton se Klubi Sportiv Partizani nuk e ka përjashtuar sportistin nga aktiviteti sportiv, por i ka ofruar mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në kuadër të strukturës së re organizative të klubit, përmes lidhjes së një kontrate si sportist i klubit. Sportistit i është kërkuar paraqitja e një kërkese zyrtare për shqyrtim nga organet drejtuese të klubit, me qëllim vijimin e marrëdhënies kontraktuale.

Në lidhje me pretendimet për përfitime të tjera financiare, theksojmë se legjislacioni sportiv në fuqi dhe aktet nënligjore përkatëse parashikojnë jo vetëm të drejta, por edhe detyrime për sportistët e nivelit të lartë, përfshirë respektimin e rregullave kombëtare dhe ndërkombëtare antidoping.

Nga verifikimet administrative të kryera deri në këtë fazë, nuk rezulton që sportisti të jetë pjesë e sistemit kombëtar të regjistrimit antidoping dhe as të ketë dokumentuar kryerjen e kontrolleve antidoping sipas procedurave të parashikuara nga kuadri rregullator përkatës. Për rrjedhojë, çdo pretendim për përfitime apo shpërblime shtesë duhet të vlerësohet në funksion të përmbushjes së plotë të kritereve dhe detyrimeve të përcaktuara nga legjislacioni sportiv në fuqi.

Ministria përgjegjëse për sportin mbetet e angazhuar për zbatimin e legjislacionit sportiv, trajtimin e barabartë të sportistëve dhe mbështetjen e tyre mbi bazën e fakteve, dokumentacionit zyrtar dhe procedurave ligjore në fuqi.

Ftojmë të gjithë aktorët që debatin publik ta mbështesin në fakte të verifikueshme dhe dokumentacion zyrtar, në interes të transparencës, integritetit të sportit dhe informimit të drejtë të opinionit publik dhe respektit e përgjegjësisë ndaj tij.

Next Post
Vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë shkakton zjarre dhe mbyll centralin bërthamor

Temperaturat e larta alarmojnë Evropën, pjesa më e madhe e kontinentit po përballet me valë të të nxehtit ekstrem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dimensionet e frikshme të incidentit në ambasadën e Izraelit

Dimensionet e frikshme të incidentit në ambasadën e Izraelit

June 21, 2026
Kinematografia shqiptare në kryeqytetin e Spanjës. Dy ditë kushtuar pesë dekadave të filmit shqiptar në Círculo de Bellas Artes

Kinematografia shqiptare në kryeqytetin e Spanjës. Dy ditë kushtuar pesë dekadave të filmit shqiptar në Círculo de Bellas Artes

June 21, 2026
ANALIZA E REL/ Pse reduktimi i KFOR-it në Kosovë shkon përtej çështjes ushtarake?

ANALIZA E REL/ Pse reduktimi i KFOR-it në Kosovë shkon përtej çështjes ushtarake?

June 21, 2026
“Do t’i godasim shumë fort”, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun, po shkaktojnë shumë probleme

“Do t’i godasim shumë fort”, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun, po shkaktojnë shumë probleme

June 21, 2026
Balla dënon heqjen e flamurit izraelit: Akt i rëndë dhe i turpshëm. Nuk është në traditën e shqiptarëve

Balla dënon heqjen e flamurit izraelit: Akt i rëndë dhe i turpshëm. Nuk është në traditën e shqiptarëve

June 21, 2026
Mbyllet raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër, delegacionet tërhiqen për konsultime

Mbyllet raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër, delegacionet tërhiqen për konsultime

June 21, 2026
Rama e quajti “shpirt i humbur”, Spiropali: PS duhet të vetëpastrohet, kështu do e kemi Shqipërinë e Re

Rama e quajti “shpirt i humbur”, Spiropali: PS duhet të vetëpastrohet, kështu do e kemi Shqipërinë e Re

June 21, 2026
Rrezikoi pushuesit duke hyrë në zonën e sigurisë, gjobitet poseduesi i mjetit lundrues në Sarandë

Rrezikoi pushuesit duke hyrë në zonën e sigurisë, gjobitet poseduesi i mjetit lundrues në Sarandë

June 21, 2026
Pezeshkian: Irani nuk mund të heqë dorë nga armët bërthamore në një deklaratë me shkrim

Pezeshkian: Irani nuk mund të heqë dorë nga armët bërthamore në një deklaratë me shkrim

June 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 22 qershor 2026

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In