• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tha se do të shkrijë SPAK-un pas 11 Majit, Rama i përgjigjet Berishës: Nuk keni ç’ti bëni sepse…

by A R
17/02/2025 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në videon mesazhin e tij në Facebook, iu përgjigj komenteve të ndjekësve të tij, lidhur me reformën në drejtësi.

Lideri socialist në mesazhin e tij dha edhe një përgjigje ndaj kreut të Partisë Demokratike i cili u shpreh se pas 11 Majit do të shkrijë SPAK-un nëse rikthehet në pushtet. Rama u shpreh se ata që duan të shkrijë SPAK-un nuk do të arrijnë të marrin votat e fitores dhe rrjedhimisht nuk kanë çfarë t’i bëjnë SPAK-ut.

Ndër të tjera Rama thekson se PS mbetet e palëkundur në mbështetje të drejtësisë së re dhe reagimi është që drejtësia të bëjë punën e vet në pavarësi të plotë dhe se PS nuk bën avokatinë e asnjë individi, për rastin e vet konkret, por shtoi se ka ardhur koha të ngrenë zërin për standardet demokratike të proceseve.

Kryeministri ndër të tjera nënvizoi se pavarësia e drejtësisë shqiptare u arrit për herë të parë në histori, me mbështetjen e PS,  ndërsa “drejtësia evropiane që duam për Shqipërinë 2030” , tha ai është “një drejtësi, ku pavarësia nuk kthehet në shqelm ndaj standardeve demokratike, lirive e të drejtave të çdo individi”.

“Le t’i marrim pak me radhë i dashur Fredi, e para populli besimin e tregon me votë dhe qëkur erdha unë në këtë detyrë deri më sot, ma ka dhënë besimin 9 herë. Të siguroj që ma do ma japë përsëri në 11 Maj, për të dhjetën herë dhe me rezultatin më të mirë nga të 10-ta herët. Pse e kam unë këtë bindje? E kam këtë bindje pikërisht sepse populli nuk mendon kështu që unë duhet të jap dorëheqjen pse udhëhoqa pavarësimin e drejtësisë dhe i hapa rrugën goditjeve në nivele të larta, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë nga viti 1912 e deri kur me Partinë Socialiste udhëhoqëm e realizuam reformën në drejtësi. Sepse populli priste pikërisht këtë nga reforma në drejtësi, fundin e pandëshkueshmërisë, të një drejtësie ku ligji kishte fuqi vetëm mbi më të dobëtit. 

Më dolën të gjithë hajdute thua ti. Epo jo, nuk janë kështu disa gjëra që duhet t’i sqarojmë. E para në tre mandate unë kam pasur nja 60 ministra dhe deri me tani 2 ministra të mandatit të parë janë dënuar, 1 tjetër mbahet në paraburgim edhe pse mund të ndiqej në gjendje të lirë, po nuk është dënuar dhe njëri, ish-zëvendëskryeministër ka marre arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë.  Nga një anë këto janë pasqyrë e vullnetit tonë të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë të bëjë punën e saj të pavarur, e ji i bindur se pa këtë vullnet kjo nuk ndodhte kurrë.

Nga ana tjetër, me ligj e me zakonin e vjetër shqiptar hajdut quhet dikush që dënohet me prova, jo dikush që dënohet dhe linçohet me gurë ne pazar pa prova. E njëjta logjike vlen edhe për nja 250 kryetare bashkie dhe deputetë gjatë këtyre viteve. Disa te dënuar po, e vërtetë, por të thuash të dolën të gjithë hajdute është ti bashkohesh korit të blegërimave të kopesë politiko – mediatike. Tani vijmë tek përgjegjësia. Mësoje nga unë se jeta është e gjatë dhe mund të të duhet. Edhe ne një familje, lëre pastaj ne një organizate, kompani, parti a shtet të tërë, përgjegjësia e shkeljes se ligjit nuk është dot kolektive, është vetëm individuale. 

Ndërsa moralisht familja, organizata, partia apo vetë qeveria, mbajnë përgjegjësi për si reagojnë ndaj rastit kur dikush nga anëtarët e tyre shkelin ligjin. Deri para se të bëhej Reforma ne Drejtësi, reagimi ishte marrja në mbrojtje dhe pengimi me çdo mjet i drejtësisë dhe linçim publik i njerëzve të drejtësisë.

Ata që duan ta kthejnë përmbys reformën janë ende mes nesh, përballë nesh, me përbetimin publik se në 11 Maj po u dhatë votën do reagojnë duke e shkrirë fare SPAK-un. Natyrisht, s’kanë për të marrë votën dhe SPAKU-t s’kanë çfarë i bëjnë fare. Nga ana tjetër, ne mbetemi të palëkundur në mbështetje të drejtësisë së re dhe reagimi ynë është drejtësia të bëjë punën e vet në pavarësi të plotë dhe ne nuk bëjmë avokatinë e asnjë individi, për rastin e vet konkret, por ama tani ka ardhur koha të ngremë zërin për standardet demokratike të proceseve. Sepse pavarësia e drejtësisë shqiptare u arrit. Për herë të parë në histori, ndërsa drejtësia europiane që duam për Shqipërinë 2030 është një drejtësi, ku pavarësia nuk mundet kurrsesi të kthehet në asnjë rast në shqelm ndaj standardeve demokratike, lirive e të drejtave të çdo individi. Pavarësi, profesionalizëm dhe garanci kushtetuese e ligjore për çdokënd që hetohet e gjykohet, po kurrsesi nuk duhet të poshtërohet në pazar e të merret peng pa gjyq dhe të tërhiqet zvarrë nëpër kanalet e lumit mediatik dhe politik me nxitje dhe ushqim nga brenda burimeve të drejtësisë. Historia na i mëson të gjitha, mjafton të duam të mësojmë historinë. Dhe unë të ftoj të bësh atë që bëj unë, të mësosh historinë”, shprehet Rama.

Next Post
“Po hyjmë në një epokë të re”, Peleshi: Rijetëzimi i industrisë ushtarake, synim strategjik

Ardhja e LaCivita, Peleshi-opozitës: Shpresoni se do ta bëjë të zezën të bardhë një kompani marketingu

Comments 1

  1. Ani says:
    1 year ago

    Për çfarë standartesh flet aman? Dhe Ju që i shkoni këtij filli?
    Na hape barkun duke u lavdëruar SPAK SPAK

    Reply

Leave a Reply to Ani Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

March 7, 2026
Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

March 7, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Karburanti i djeshëm me çmimin e nesërm

March 7, 2026
Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

March 7, 2026
Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

March 7, 2026
Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

March 7, 2026
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

March 7, 2026
Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

March 7, 2026
Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

March 7, 2026
Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In