• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karburanti i djeshëm me çmimin e nesërm

by Java News
07/03/2026 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gjon NDREJAJ

Në tregun e karburanteve, rezervat e sigurisë sipas ligjit, janë të detyrueshme për tre muaj, por çmimi i pompës reagon pothuajse menjëherë ndaj bursës. Konsumatori paguan për një çmim që nuk lidhet me koston reale të produktit në depo, ndërsa operatorët ruajnë marzhet e tyre. Ky paradoks tregon se mekanizmat e stabilitetit funksionojnë vetëm kur çmimet rriten dhe pothuajse kurrë, kur ato bien.

Në një treg normal, çmimet duhet të reflektojnë koston reale të produktit që shitet. Në rastin e karburanteve, operatorët janë të detyruar të mbajnë rezerva sigurie për disa muaj, çka do të thotë se një pjesë e konsiderueshme e karburantit në depo është blerë me çmime të mëparshme. Në logjikën ekonomike dhe kontabël zbatohet parimi “First in,First out” (FIFO), sipas të cilit në treg duhet të dalë fillimisht produkti i blerë më herët dhe me koston përkatëse të asaj periudhe.Kësisoj nuk ka asnjë arsye që çmimi në treg të  rritet menjëherë sapo ai ndryshon në bursë.Megjithatë, në praktikë ndodh e kundërta: sapo çmimet rriten në bursë, ato rriten pothuajse menjëherë edhe në pikat e shitjes. Kjo do të thotë se konsumatori paguan sot çmimin e bursës për një karburant që është blerë dje me çmim më të lirë. Në këtë mënyrë, risku i luhatjeve të tregut transferohet pothuajse i gjithi tek konsumatori, ndërsa operatorët jo vetëm ruajnë por rrisin marzhet e tyre të fitimit. Kjo as më pak e as më shumë shumë është spekullim.Edhe më paradoksale është se rezerva e sigurisë, e menduar për të garantuar stabilitet të furnizimit dhe të tregut, në praktikë nuk shërben për të zbutur goditjet e çmimeve. Përkundrazi, ajo duket se humbet funksionin e saj stabilizues. Kjo krijon perceptimin se mekanizmat e tregut funksionojnë më shpejt kur çmimet rriten dhe shumë më ngadalë kur ato bien.

Në kushtet aktuale, konsumatori duhet të jetë i vetëdijshëm se rritjet e menjëhershme të çmimeve nuk reflektojnë gjithmonë koston reale dhe që mekanizmat stabilizues të tregut nuk funksionojnë si duhet. Ky paradoks i njohur si “rockets and feathers” tregon rëndësinë e transparencës dhe të rregullimit të duhur të tregut të karburanteve.

Fenomeni “rocket and feathers” është një mënyrë figurative për të përshkruar një sjellje të veçantë të çmimeve në treg. Shprehja vjen nga ideja se “çmimet rriten si raketë”, pra shumë shpejt, ndërsa “ulen si pupla”, domethënë shumë ngadalë dhe butë.Në thelb, ky fenomen përshkruan një “asimetri në reagimin e çmimeve” ndaj ndryshimit të kostove. Kur kostoja e prodhimit ose e furnizimit rritet, çmimet për konsumatorin zakonisht rriten menjëherë. Por kur kjo kosto bie, çmimet në treg nuk bien me të njëjtën shpejtësi; ato ulen shumë më ngadalë dhe shpesh me vonesë.

Një nga shembujt më të përmendur në literaturën e “Economics” është tregu i karburanteve. Nëse çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare rritet, zakonisht brenda një kohe shumë të shkurtër rritet edhe çmimi i naftës/benzinës  në pikat e shitjes. Por kur çmimi i naftës bie në tregjet ndërkombëtare, çmimi i benzinës për konsumatorët shpesh bie shumë më ngadalë. Ky ndryshim në shpejtësinë e reagimit është pikërisht ajo që quhet fenomeni “rocket and feathers”.

Ekonomistët e shpjegojnë këtë fenomen me disa mekanizma që lidhen me mënyrën se si funksionojnë tregjet. Në shumë raste tregjet nuk janë plotësisht konkurruese. Kur një numër i vogël kompanish kontrollojnë një pjesë të madhe të tregut, ato mund të reagojnë shumë shpejt për të rritur çmimet kur rriten kostot, por nuk kanë të njëjtin stimul për t’i ulur ato menjëherë kur kostot bien. Në këtë mënyrë ato mund të ruajnë për një kohë më të gjatë marzhe më të larta fitimi. Një faktor tjetër lidhet me informacionin në treg. Bizneset zakonisht kanë më shumë informacion për kostot reale dhe për lëvizjet e tregut sesa konsumatorët. Ky fenomen njihet në ekonomi si “information asymmetry”. Konsumatorët mund të mos jenë të vetëdijshëm menjëherë për uljen e kostove në tregjet ndërkombëtare dhe për rrjedhojë nuk reagojnë menjëherë duke kërkuar ulje çmimesh. Kjo krijon një hapësirë që çmimet të mbeten më të larta për një periudhë më të gjatë.

Ekzistojnë edhe arsye praktike. Ndryshimi i çmimeve në treg kërkon kohë dhe kosto administrative: rishikim kontratash, ndryshim listash çmimesh, ose menaxhim të stokut të blerë me çmime më të larta. Për këtë arsye, bizneset shpesh janë më të kujdesshme dhe më të ngadalta në uljen e çmimeve sesa në rritjen e tyre.

Fenomeni “rocket and feathers” ka tërhequr shumë vëmendje në studimet empirike ekonomike, sepse ai lidhet drejtpërdrejt me çështje të konkurrencës dhe mbrojtjes së konsumatorit. Kur kjo sjellje e çmimeve është e fortë dhe e vazhdueshme, ajo mund të tregojë se tregu nuk funksionon plotësisht në mënyrë konkurruese ose se ekzistojnë pengesa në transmetimin normal të ndryshimeve të kostove tek çmimet përfundimtare. Për këtë arsye, autoritetet e konkurrencës dhe rregullatorët e tregut në shumë vende monitorojnë me kujdes tregje të tilla si karburantet, energjia ose disa produkte ushqimore. Analiza e fenomenit “rocket and feathers” ndihmon për të kuptuar nëse ndryshimet e çmimeve reflektojnë realisht kostot ekonomike apo nëse ekziston një sjellje strategjike nga ana e aktorëve të tregut.

Në mënyrë të përmbledhur, fenomeni “rocket and feathers” përshkruan një situatë ku çmimet rriten shumë shpejt kur kostot rriten, por bien shumë më ngadalë kur kostot ulen, duke krijuar një asimetri që ka pasoja të rëndësishme për funksionimin e tregut dhe për mirëqenien e konsumatorëve.

Në këtë situatë, shteti dhe  organet rregullatore kanë një rol shumë të rëndësishëm, sepse ato mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si funksionon tregu i karburanteve dhe si mbrohet konsumatori. Bazuar në problematikën që parshtruam më lart,  disa hapa kryesorë që mund të ndërmarrë shteti dhe organet rregullatore janë:

  1. Monitorimi i çmimeve dhe transparenca. Organet rregullatore,duhet të kërkojnë nga operatorët e karburanteve të raportojnë stoqet dhe çmimet e blera për secilën periudhë.Ata kërkohet të bëjnë të qartë për publikun se çmimi në pompë është i lidhur me koston reale të karburantit në depo, jo vetëm me bursën.Publikimi i informacionit ndihmon në uljen e perceptimit të manipulimit të çmimeve.
  2. Rregullimi i sjelljes së tregut. Qeveria dhe organet rrgullatore mund të vendosin rregulla për rritjen graduale të çmimeve, për të shmangur efektin “rockets and feathers”. Ato mund të përcaktojnë marzhe maksimale fitimi, veçanërisht kur rezervat janë të bollshme. Organet rregullatore duhet të hetojnë nëse ka marrëveshje të heshtur ose oligopol, ku operatorët rritin çmimet njëkohësisht për të ruajtur fitimet.
  3. Përdorimi efektiv i rezervave. Të sigurojnë që rezerva e sigurisë të përdoren për stabilizimin e çmimeve, jo vetëm për sigurimin e furnizimit fizik. Në raste të rritjes së papritur të bursës, të lejojnë që stoku i depozitave të përdoret për të zbutur rritjet e çmimeve në pompë.
  4. Nxitja e konkurrencës Të inkurajojnë hyrjen e operatorëve të rinj ose shitësve alternativë, për të zvogëluar mundësinë e rritjes së koordinuar të çmimeve. Tregu më konkurrues ul efektin “rockets and feathers” dhe e bën sjelljen më të drejtë ndaj konsumatorit.
  5. Fushata edukative për konsumatorët .Të informojnë publikun për fenomenin “rockets and feathers”, parimin FIFO dhe funksionin e rezervës. Konsumatori më i informuar mund të bëjë zgjedhje më të mira dhe të reagojë ndaj sjelljeve të padrejta të tregut.

Në thelb, organet rregullatore duhet të kombinojë monitorimin, rregullimin e sjelljes, përdorim strategjik të rezervave dhe edukim publik. Kjo jo vetëm që mbron konsumatorin, por edhe rrit besimin tek tregu.Kësisoi ndërhyrja e paralajmëruar e shtetit dhe e organeve rregullatore janë tërësisht të përligjura dhe në mbrojtje të interesit publik.

 

Next Post
Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s'do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antikorrupsioni/ Nga zgjidhja e problemit të pronave te digjitalizimi i procesit ligjbërës, Gogu shpjegon analizën e ekspertëve

Integrimi në BE, Gogu: Shqipëria si model! Kjo s’do spektakël, por bashkëpunim institucional

May 8, 2026
“Nuk ka bllokim negociatash”, ambasadorja franceze: Protestat e PD? Imazhe që i bëjnë keq Shqipërisë

“Nuk ka bllokim negociatash”, ambasadorja franceze: Protestat e PD? Imazhe që i bëjnë keq Shqipërisë

May 8, 2026
Putini rikthehet te “arma” e vjetër, pse po puth sërish fëmijë para kamerave?

Putini rikthehet te “arma” e vjetër, pse po puth sërish fëmijë para kamerave?

May 8, 2026
Vetëvendosje, koalicion me tre parti të tjera në zgjedhjet e qershorit

Vetëvendosje, koalicion me tre parti të tjera në zgjedhjet e qershorit

May 8, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

Këshilli i Integrimit, Balla: Shqipëria në fazën finale, jemi në përputhje 100% me politikën e jashtme të BE

May 8, 2026
Gjykata amerikane rrëzon tarifat doganore 10% të vendosura nga Donald Trump

Gjykata amerikane rrëzon tarifat doganore 10% të vendosura nga Donald Trump

May 8, 2026
Mot i përkeqësuar në Vlorë, ndalohet dalja në det për mjetet e vogla dhe peshkarexhat deri në orën 22:00

Mot i përkeqësuar në Vlorë, ndalohet dalja në det për mjetet e vogla dhe peshkarexhat deri në orën 22:00

May 8, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

“Vendime të rëndësishme dhe emocione të forta për disa shenja”, horoskopi nga Jorgo Pulla

May 8, 2026
Kamala Harris për luftën e Trumpit me Iranin: Është e gjitha thjesht budallallëk!

Kamala Harris për luftën e Trumpit me Iranin: Është e gjitha thjesht budallallëk!

May 8, 2026
Kriza për punëtorë në Jug, bizneset rrisin pagat me 20%. Një pastruese paguhet deri në 1 mijë e 200 euro

Kriza për punëtorë në Jug, bizneset rrisin pagat me 20%. Një pastruese paguhet deri në 1 mijë e 200 euro

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In