• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Teuta fiton finalen europiane me Skënderbeun, Kastrioti mposht Flamurtarin, Kukësi bie në Gjirokastër

by A R
12/05/2019 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teuta ka fituar 2-1 në fushën e Skënderbeut dhe është kthyer në zonën Europa League kur kanë mbetur edhe tri javë nga fundit i Superiores.

Skuadra e Shkëmbit, që vinte në këtë sfidë pas dy barazimeve, ka siguruar tri pikët falë golave të Sidibe (5′) dhe Bushic (54′). Krasniqi (84′) ka shënuar golin e vetëm për vendasit.

Kjo ka qenë humbja e dytë radhazi për korçarët, që mbeten në vendin e gjashtë me 46 pikë, pesë larg Teutës, që është ngjitur në vendin e tretë me 51 pikë.

Luftëtari-Kukësi 3-2

Luftëtari ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës falë fitores 3-2 të arritur në shtëpi kundër Kukësit.

Vendasit kanë gjetur golin e avantazhit pas vetëm 6 minutash lojë me Chanti-n, por miqtë kanë përmbysur gjithçka në pjesën e dytë, duke shënuar dy gola të shpejtë me  Rrocën (50′) dhe William (57′).

Gjithsesi, Luftëtari nuk është dorëzuar dhe ka arritur të sigurojë tri pikë me dy golat e shënuar nga Dunga (74′) dhe Rapo (81′). Falë kësaj fitoreje, gjirokastritët janë ngjitur në vendin e shtatë dhe kanë shkuar pesë pikë larg zonës së ftohtë.

Kastrioti-Flamurtari 2-0

Kastrioti ka marrë një fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë pasi ka mundur 2-0 në shtëpi skuadrën e Flamurtarit.

Golat e Shehu (30′), Roger (55′) i kanë dhuruar tri pikët krutanëve, të cilët kanë shkuar tani vetëm dy pikë larg mbijetesës falë humbjes së pësuar nga Tirana në derbi.

Ndërkohë, kjo ka qenë humbja e tretë radhazi e pësuar nga Flamurtari, që ka zbritur në vendin e pestë të renditjes me 48 pikë, vetëm 3 larg zonës europiane.

Next Post
Partizani feston para syve të Tiranës, shpallet Kampion pas 26 viteve

Partizani feston para syve të Tiranës, shpallet Kampion pas 26 viteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com