• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Partizani feston para syve të Tiranës, shpallet Kampion pas 26 viteve

by A R
12/05/2019 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partizani shpallet zyrtarisht Kampion i Shqipërisë. Fitorja 2-1 në derbin e kryeqytetit i ka dhuruar “Të Kuqve” titullin e 16-të kampion në Kategorinë Superiore pas plot 26 viteve pritje.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Skënder Gega ka qenë e pandalshme për bardheblutë, dhe gjithashtu e pandikueshme nga luhatjet e Kukësit në anën tjetër, që fillimisht përmbysi avantazhin e Luftëtarit, për të lëshuar në fund gjithçka në favor të gjirokastritëve.

Një triumf i Partizanit, mes spektaklit të kuq që në derbi mbajti vetëm një emër, “Çinari”, protagonist kryesor i duelit, me dy gola personal, që kanë shfuqizuar çdo përpjekje të Tiranës, e cila pas javës së 33-të, me 3 javë nga fundi i kampionatit përjeton sërish rrezikun e fundit të klasifikimit, teksa renditet vetëm dy pikë mbi Kastriotin e vendit të fundit.

Ishin pikërisht të kuqtë ata që kaluan të parët në avantazh kundër Tiranës në minutën  e 29-të. Skuadra e Gegës ka gjetur golin e epërsisë me një gjuajtje të mrekullueshme të Çinarit, duke dhënë sinjalin e parë të hipotekimit të titullit kampion.

Një epërsi provizore kjo që ka zgjatur vetëm 11 minuta, pasi Tirana ka barazuar derbin në minutën e 41’-të me Grecën, por edhe ky një rezultat i përkohshëm.

Të kuqtë kanë rivendosur epërsinë në të 72’, sërish me Çinarin, me shkodranin që ka shfrytëzuar maksmialisht krosin nga e majta dhe gjithashtu daljen e gabuar të portierit të Tiranës, duke dërguar topin në rrjetë.

Epërsi kjo që ka mbetur e pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit dhe që kishte efektin e një feste të parakohshme për Partizanin që falë fitores 2-1 në derbin ndaj Tiranës ka hipotekuar titullin kampion 3 javë në advancë.

Next Post
Grida Duma flet pas divorcit: Kam frikë se do të mbetem vetëm pa…

Grida Duma flet pas divorcit: Kam frikë se do të mbetem vetëm pa...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com