• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tetor 2002, kur Berisha deklaronte: Dua sistem mazhoritar me prim!

by
04/11/2015 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE/ Ish-kryeminstri Berisha tashmë është i njohur për qëndrimet e tij të ndryshme në kohë të ndryshme. Janë të shumta rastet kur ai ka kundërshtuar vetveten, duke i përshtatur qëndrimet politike sipas interesave të momentit. Ai ka tentuar dje të ndërhyjë edhe në debatin për çështjen ndryshimit të kodit zgjedhor, duke kundërshtuar në dukje qëndrimet e kryetarit të PD Lulzim Basha.

Gjatë një interviste për ABC NEWS ai në fakt ka kundërshtuar vetëm propozimin e Bashës për një sistem zgjedhor me prim, ku partia e parë, për stabilitet qeverisës, merr edhe disa mandate shtesë deputetësh. Sipas deklaratave të Berishës në ABC NEWS, “sistemi zgjedhor me prim që partisë së parë i jep një numër që mund të qeverisë në mënyrë të qetë, ka një të metë të madhe, sepse 1/3 e zgjedhësve janë me partitë e tjera dhe në këtë mënyrë u vihet viza. Kjo nuk më duket normale”.

Por këto qëndrime të tij, që duket sikur marrin në mbrojtje partitë e vogla, duke u bërë indirekt “ombrellë” për LSI-në, më shumë janë kundërshti ndaj Bashës dhe asaj çfarë ka deklaruar kohë më parë. Pasi zoti Berisha është i pari politikan që ka folur në favor të sistemit elektoral me prim.

Më 11 tetor të vitit 2002, pas një takimi që ai dhe ish- kryeministri Fatos Nano zhvilluan së bashku në zyrën e ish-Presidentit konsensual, Alfred Moisiu, Berisha deklaroi se “vendi ka nevojë për një sistem zgjedhor me prim”. Këtë ide ai ai e argumentoi me faktin se “vendi duhet të ketë një qeveri stabël, që të dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme”. “Në këtë kontekst, jam plotësisht dakord me një sistem të plotë mazhoritar, ose me një sistem propocional me prim, i cili partisë së parë, i jep liri që atë fitore ta shndërrojë në një mandat stabël, solid, për të qeverisur vendin. Sistemi i plotë mazhoritar, natyrisht partitë, të cilat nuk janë parti të përqindjeve që kapin mazhoritarin, i penalizon. Kjo është arsyeja për të cilën, them se do të jetë një kalë beteje për PD-në, kurse sistemi tjetër që jep primin partisë së parë që fiton zgjedhjet që nuk e lë atë në varësi të partisë së dytë apo të tretë, më duket se nuk lidhet shumë me pragun”, deklaronte Berisha.

Përpjekja e tij sot për t’u dukur sikur po merr në mbrojtje partitë më të vogla, duke filluar që nga LSI etj., të cilat me të drejtë mund të shqetësohen nga lëvizjet e pragut, më shumë sesa një realitet, është thjeshtë një tentativë për të krijuar një iluzion optik, pasi po vetë Berisha në vitin 2002 deklaronte se “nuk ka rëndësi shumë pragu, sepse pastaj nëpërmjet ligjit elektoral, mund të përcaktohet numri i deputetëve që merr më tepër ajo forcë politike që kap këtë përqindje, kështu që pavarësisht nga pragu, partia e dytë apo e tretë duhet të pranojë, të sakrifikojë, në mënyrë që vendi të qeveriset dhe herë tjetër ta marrë pushtetin ajo dhe të gëzojë favoret”.

Nisur nga këto deklarata bëhet e qartë se më shumë sesa parimore, qëndrimet ku Berisha kundërshton vetëm…Berishën dhe Bashën, janë thjeshtë çështje të interesit të ditës. Hapja e debatit për “sistemin zgjedhor me prim” nga Basha dhe Berisha, për momentin është thjeshtë tezë diversioni. Ata po përpiqen të mbjellin me anë të kësaj zhurme, një furtunë të vogël brenda maxhorancës së majtë.

(javanews.al) Me. Ar

Next Post

Shtëpia e Bardhë po përgatitet për një katastrofë natyrore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet konflikti, SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit

Përshkallëzohet konflikti, SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit

July 12, 2026
Rreziku i çmimeve të larta ende i pranishëm, inflacioni bazë u rrit përsëri në dhjetor

Çmimet e larta, ‘Konkurrenca’ nis monitorimin e produkteve të shportës, në “lupë” supermarketet e njohura

July 12, 2026
Vdes në moshën 74-vjeçare ish-Emiri i Katarit

Vdes në moshën 74-vjeçare ish-Emiri i Katarit

July 12, 2026
VIDEO / Thirrjet për bojkot bien në vesh të shurdhër, mijëra fansa në koncertin e Kanye West

VIDEO / Thirrjet për bojkot bien në vesh të shurdhër, mijëra fansa në koncertin e Kanye West

July 12, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta, ja sa shkojnë temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta, ja sa shkojnë temperaturat

July 12, 2026
Dy të plagosur nga të shtënat në Shëngjin, policia jep detaje

Krim i rëndë në Vorë, vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar

July 12, 2026
Argjentina kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart

Argjentina kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart

July 12, 2026
Bellingham dërgon Anglinë në gjysmëfinale, merr fund ëndrra e Norvegjisë

Bellingham dërgon Anglinë në gjysmëfinale, merr fund ëndrra e Norvegjisë

July 12, 2026
“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

July 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In