Në datën 21 janar do të zhvillohet testimi “Mësues për Shqipërinë”. Ministria e arsimit ka miratuar udhëzimin për këtë testim, i cili do zhvillohet nga orë 10:00-12:30, në mjedise të planifikuara nga drejtoritë arsimore rajonale.
Në testimin për ushtrimin e profesionit të mësuesit kanë të drejtë të marrin pjesë: kandidatët që janë pranuar në fazën e parë të konkurrimit nëpërmjet vlerësimit të dosjes, fazë e cila zhvillohet në çdo njësi arsimore vendore. Kandidatët që kanë marrë pjesë në testimet paraardhëse “Mësues për Shqipërine” dhe qe dëshirojnë të përmirësojnë rezultatin e tyre.
Edhe kandidatët të cilët janë pjesë e listës përfundimate të portalit “Mësues për Shqipërinë 2015” dhe që dëshirojnë të përmirësojnë rezultatin e tyre në testim, duhet të paraqesin në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Qytetit Tiranë një kërkesë ku të përcaktojnë se dëshirojnë të rifuten në testimin e datës 21.01.2017 për të përmirësuar rezultatin e testimit me shkrim.
Dokumentacioni për aplikim/kërkesa për tu rifutur vetëm në testim për të përmirësuar rezultatin e testimit (për kandidatët që janë pjesë e listës përfundimatre “Mësues për Shqipërinë 2015”), duhet të paraqitet vetëm me shërbim postar në adresën e Drejtorisë Arsimore Rajonale të Qytetit Tiranë. Testimi i kandidatëve do të bëhet në datën 21.01.2017, ora 10.00 – 12.30, në mjediset që do të përcaktohen nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Qytetit Tiranë. Afati i pranimit të dokumentacionit/kërkesës për tu rifutur vetëm në testim për të përmirësuar rezultatin e testimit (për kandidatët që janë pjesë e listës përfundimatre “Mësues për Shqipërinë 2015”) do të jetë deri në datën 23.11.2016.
Në zbatim të Udhëzimit të ministrit të Arsimit dhe Sportit, Nr.38, datë 06.10.2015 “Përprocedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të mësuesit në institucionetarsimore publike të sistemit arsimor parauniversitar”, Ju njoftojmë se për fazën e parë tëkonkurimit duhët të dorëzoni dokumentacionin e plotë si më poshtë :
1.Curriculum Vitae, sipas modelit të përcaktuar në Shtojcën 1, bashkëlidhur këtij
udhëzimi.
2.Raporti mjeko–ligjor (i tre muajve të fundit dhe i detyrueshem).
3.Deklaratë për gjendjen gjyqësore, sipas Shtojcës 5 bashkëlidhur këtij udhëzimi.
4.Vërtetimi i qëndrës së banimit (i detyrueshëm).5. Fotokopje të librezës së punës (nqs ka qënë ose janë në marëdhënie pune).
6.Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe të vërtetimit të listës së notave të studimevetë larta (Cikli i I + II dhe DIND) (i detyrueshëm).
7.Fotokopje të Licencës së provimit të shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit. (idetyrueshëm vetëm për personat të cilët kanë detyrimin ligjor për ta dhënë këtëprovim sipas përcaktimeve të Ligjit Nr.10171, datë 22.10.2009 “Për profesionet erregulluara në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar).
8.Fotokopje të certifikatave të trajnimeve (paraqiten kopje te certifikatave të akredituaranga MAS dhe ato jashtë vendit).
9.Fotokopje e dëshmive të shkallëve të kualifikimit.10. Fotokopje të noterizuar të dëshmivë të kualifikimeve shkencore (gradë ose titullakademik/shkencor).
11.Fotokopje të noterizuara të dëshmisë së njohjes së gjuhës /ve të huaja.
12.Botime, kumtesa dhe publikime në fushën e edukimit. Kopje të faqes së parë ku të identifikohet titulli dhe njësia publikuese.
13.Deklaratë nga kandidati për autorizimin e Njësisë Arsimore Vendore, Drejtorinë Arsimore Rajonale të Qytetit Tiranë, që të shqyrtojë vërtetësinë e dokumentave të paraqitur. Kandidati, dosja e të cilit nuk përmban dokumentat e detyrueshëm si më sipër, s’kualifikohet, nga të gjitha fazat e konkurrimit./Shqiptarja