Një nga dy pacientët e prekur me koronavirus në Elbasan është drejt shërimit.
Sipas mediave informative, përgjigja e parë për një 62-vjeçar rezulton negativ. Ai nuk u shtrua te Infektivi në Tiranë, por u izolua në shtëpi duke ndjekur këshillat e mjekëve.
Tani pritet edhe përgjigja e dytë për të konfirmuar shërimin nga koronavirusi.
Ai u infektua nga djali i tij, bashkëshortja vijon të jetë ende e shtruar në spital. /e.s/











